E premte, 26.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Florim Zeqa: Kafe e idhët për opozitën!

E hene, 20.04.2015, 06:23 PM


Një kafe pas proteste, e idhët për opozitën !

Shkruan: Florim Zeqa

Një gjest i pazakont për demokracitë e përparuara euro-përëndimore, ndodhi në një ditë pas protestës së opozitës kundër qeverisjes aktuale në vendin tonë. Pavarësisht mendimeve pro dhe kontra të një kafeje të përbashkët mes kryeministrit dhe njërit nga liderët opozitar, tek opinioni i gjerë krijon përshtypjën se, në vendin tonë nuk ka pozitë reale e as opozitë fuqishme dhe as të vendosur për ndryshimin e kursit qeverisës në vend.Në realitet, pozita faktike në vendin tonë akoma është në dorën e ndërkombëtarëve, në dorën e ministrave të shteteve (jo) mike të akreditura në vendin tonë, të Brukselit dhe Washingtonit dhe të një ndikim fuqishëm të Beogradit zyrtar.Liderët e shtetit të Kosovës, për më tepër u ngjajnë figurave të shahut në dorën e ndërkombëtarëve,...u mungon guximi i marrjes së vendimeve si lider të një shteti të pavarur,...gjithmonë veshët i drejtojnë kah Brukseli dhe Beogradi, për të mos e dëgjuar asnjëherë zërin e qytetarëve të vet, duke u shëndrruar në "zëdhënës" të Brukselit dhe zbatues të urdhërave të Beogradit !Kjo po vjenë si rezultat i mungesës së një qeverisje të dalur nga vullneti i shumicës shqiptare në vend. Numrat në qeverisjen aktuale nuk e reflektojnë në mënyrë reale vullnetin e qytetarëve,...ngase në zgjedhjet e fundit parlamentare vullneti i shumicës në vend ishte për ndërprerjën e keqeverisjes e jo për vazhdimin e saj.Mënyra e arritjes së koalicionit qeverisës e vërteton thënjën e mësipërme, se liderët tonë s'janë gjë tjetër vetën "figura" në duart e ndërkombëtarëve.Pozita inferiore e kryeministrit në qeverinë të cilën ai e drejton (me vetëm 6 ministri), jo për faktin që e u shpërfaq në një kafe "rasti" me ish të nominuarin për kryeministër, e tregon pasigurinë dhe mosbesimin e tij në koalicionin qeverisës në njërën anë, dhe në anën tjetër shpërfaq një lloj pendimi të liderit të LDK-së ndaj bllokut opozitar në vend.!Sido që të jetë, kafja një ditë pas proteste do të jetë e idhët për opozitën ! Këtë që themë do ta vërtetojë protesta e radhës e saj, e cila do të jetë dukshëm më e "lodhët", si në organizimin ashtu edhe në pjesmarrjen e popullatës.Vërtetë kemi mbetë një shtet për gjynah të Zotit !Milionerët e pushtetit dhe ata të pozitës pak gjë i dallon,...edhe milioner edhe pushtatar, edhe milioner edhe opozitar protestues,...së fundi edhe milioner edhe veteran, të gjithë janë bërë të njëjtë në këtë vend.Punë e madhe, me hallet dhe problemet e popullit nuk merret popzita e as opozita, këta të fundit popullin janë duke e përdorur vetëm për interesa personale të tyre; për rimarrjen e privilegjeve të humbura apo ambicieve për ardhje në pushtet. Motivet për të cilat po protestohet sot, kanë ekzistuar tani e shtatë vite më parë,....të vetmit që kanë të drejtën morale të protestimit janë aktivistët e Levizjes Vetëvendosje, që s'janë pajtuar asnjëherë me keqeverisjen shtatvjeqare, që s'janë pajtuar asnjëhere me degradimet e shtetit të Kosovës, të ardhura si produkt i bisedimeve të Brukselit.Mbase kështu do të mbetemi edhe për aq kohë sa nuk vetëdijësohet popullata e vendit, për ndryshime substanciale e jo kozmetike. Hyp njani (nga pushteti) e zbrit tjetri,...kap nëri grup (shtetin) e "ç'kap" tjetri,...me këtë logjikë jo vetëm se nuk do të arrijmë të ndërtojmë asnjëherë shtet, por e rrezikojmë seriozisht funksionalitetin dhe ekzistencën e tij !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora