E marte, 04.08.2020, 04:10 PM (GMT+1)

Personalitete

Nijazi Ramadani: Muharrem Bajrami - luftëtari i UÇK-së

E hene, 20.04.2015, 06:18 PM


MUHARREM J. BAJRAMI- Pograxha:

VEPRIMTAR I GJALLË SINDIKAL, VETERAN I ARSIMIT DHE LUFTËTARI I  UÇK-së

Nga Nijazi Ramadani

Rruga jetësore dhe profesionale e arsimtarit në periudhën pas brioneve(rankoviçiste) nuk ishte fare e lehtë për tu përballuar në këto vite dramatike që sot në Kosovën e pavarur po i lëmë pas që i bashkohet mijëra kolegëve tjerë, të cilët i qëndruan besnik ideale të lirisë dhe pavarësisë shqiptare, duke mos u gjunjëzuar para armiqve shekullor, që shkollën e mësimdhënësit shqiptar i kishin therrë në sy.

Muharrem Bajrami, në kohëra të vështira është ndeshur shumë herë me rrebeshet e asaj kohe, që kishin një qëllim rrënimin e çdo gjëje shqiptare në hapësirën etnike nga koha kur e ka filluar këtë mision pas ardhjes në arsim në Shkollën Fillore “Liria” të Pograxhës menjëherë pas mbarimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë, ku punoi për 11 vite me radh.

Ai, ishte një shembull për kolegët dhe nxënësit të këtij rajoni të komunës së Gjilanit në arsimimin e tyre në gjuhën amtare, që më shenjtëri e kujton mësuesin martir, në vitet e ‘50-ta, Mustafë Koka sa ishte mësues në fshatin e afërt Uglarë. Si periudha e aksionit famëkeq të tepricave dhe mbledhjes së armëve, diferencimet pas demonstratave të ‘68-ta dhe ‘81-shes, sikur edhe ato të viteve ‘89-90-tave. Largimin nga puna dhe formimin e institucioneve paralel shqiptare të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, i cili ishte një nga organizatorët për shpërndarjen e dëftesave, librezave, librave amëz, me vila dhe stemë të Republikës së Kosovës për 10 vite me radhë.

Edhe pse u ndoq dhe u morë në polici për disa herë sa punonte nëpër komisionet për arsim dhe kulturë me Halim Vranocin, Nijazi Ramadanin, Ilmi Musliun dhe shumë të tjerë. Ishte shembull unik sepse arsimtari Muja, fare pa hezituar me veturën e tij, vullnetarisht dhe pa kurrfarë mungese punoi me bashkëpunëtorët e tij, së bashku me Nijazi Ramadanin dhe të tjerë, gjatë gjithë atyre viteve ka qenë aktiv në kryesinë e Unionit të Subjekteve Politike të Gjilanit(USPGJ) që veproi si trup unik.

Sidomos veprimtaria dhe platforma kombëtare e iniciuar prej tij, dhe fjalimi i njohur i Abdullah Tahirit, i cili shpallë publikisht përkrahjen politik të partive subjekteve unike, Tahiri është burgosur më vonë së bashku me Ahmet Demirin, si themelues të UÇK-së në Zonën e Karadakut dhe të dënuar më 4 vite burgim dhe disa të tjerë, Tahiri ishte komandantit themelues i ZOK-ut të UÇK-së, gjeneralmajori dhe tashmë dëshmor dhe hero i Kosovës, Mbledhja është mbajtur më 15 qershor 1998, në shkollën fillore “Selami Hallaçi”, me intonimin e himnit kombëtar dhe të UÇK-së.

Muja ishte aktiv edhe më parë përmes lidhjeve tjera kishte organizuar takime me Raif Ramiz Cernica, sidomos me 14 dhe 15 maj 1998, së bashku me Abdullah Tahirin kishin takuar, Ahmet Rexhen( ish-pjesëtar i UKS-së, tashmë dëshmor), me këtë rast i është bashkuar formacionit ushtarak UÇK-së duke i vënë në dispozicion veturën e tipit Golf si material ushtarak, automatin e ri (AK-47), tre revolvera, 20 bomba, një qift pesqe (me municion), gjysmë arke fyshek.

Muja ishte aktiv në njësitë - logjistike të Brigada 173 ”Kadri Zeka” të ZOK-ut të UÇK-së, deri sa ishte arrestuar me 11 maj të vitit 1999, sëbashku me 16 intelektualët të arrestuar dhe burgosur në Gjilan. Po ashtu atë ditë ishte bastisur shtëpia Nijazi Ramadanit nga formacionet policore ushtarake serbe, ku është marrën telefaksi makina e shkrimit, si edhe është shpallur denoncimi arrestit edhe ndaj bashkëveprimtarit Nijazi Ramadanit, gazetar i “Kosovapress-it”, (i cili raportonte nga zona kufitare me Maqedoninë) në mungesë të tij, sikur edhe gjatë tërheqjes me valën e refugjatëve (Pogragjë-Kokaj-Preshevë), i janë burgosur dy vëllazëritë e Nijaziut (Haziri dhe Zahiri) për një muaj janë mbajtur në burg, dhe të gjithë të burgosurit janë transferuar në Vrajë.

Biografia e shkurtër e Muharrem Bajramit: I lindur më 1937 në fshtin Pograxhë të Gjilanit, ku i kreu mësimet e shkollimit fillor, të mesmën Shkollën Ekonomike në Gjilan dhe të lartë universitar SHLP ddrejtimi Gjuhë dhe letërsi Shqipe. Punoi 11 vite në vendlidnjen etij arsimtar i Gjuhës Shqipe, pastaj në Sh.F"Thimi Mitko", dhe së fundi deri sa u pensiuna pas 43 viteve në rasim, kishte punuar vepruar për 30 vite në Shkollën "Selami Hallaçi" në Gjilan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora