E merkure, 30.09.2020, 09:00 AM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Çfarë kompleti intim duhet të vishni për një festë?

E hene, 28.05.2007, 01:04 AM


Kompleti që duhet të zgjidhni duhet të jetë Superseksi! Ja cila është fjala kyç për të përshkruar veshjen intime për çdo festë. Çdo femër në një festë duhet të ndjehet seksi, sensuale, dhe e  papërballueshme. Festat janë momentet ku çdo femër mund t’i lejojë vetes  të jetë më provokuese se zakonisht sepse çdo ditë mundohemi të jemi serioze. Dhe atëherë bëhuni e mrekullueshme për partnerin suaj duke përdorur një komplet intim sa më  shumë sensuale për tu dukur sa më tërheqëse para princit tuaj të kaltër. Por veshjet sensuale përdori dhe për të kënaqur veten tënde, sepse të ndjehesh seksi në çdo moment bën që të ndihesh dhe  më e sigurt në vetvete.

Atmosfera romantike e një feste ndez zemrat e të gjithë të dashuruarve duke rritur pasionin e tyre për njëri-tjetrin. Cila femër nuk ëndërron të puthet nën një çati? Por ka edhe mënyra të tjera për të bërë për vete zemrën e një burri. Çfarë mendoni se do të ndodhi nëse do të vishni një komplet superseksi. Jo vetëm që do t’i pëlqejë partnerit tuaj duke e lënë pa fjalë, por do bëjë të mundur që ti të ndihesh më e bukur, më tërheqëse më e dëshiruar. Festat janë evenimentet e duhura ku çdo femër mund të përkëdhelet, të kurojë trupin dhe mendjen, për t’u ndier më e qetë, më e bukur dhe më tërheqëse. Kjo arrihet duke veshur komplete intime sa më të bukura, në modë dhe të veçantë. Ngjyra të ndezura. Nëpër festa lërini mënjanë kompletet e bardha për t’u dukur si e pafajshme ose ato me lule. Festat festohen me komplete tepër ekstravagante që mund të variojnë nga e zeza deri tek e kuqja e ndezur për të ndezur dhe pasionin tuaj. Gjithashtu në modë është edhe ngjyra rozë me të gjitha tonalitetet e saj, nga roza e lehtë deri tek roza çiklaminë.E arta dhe e argjendta. Ngjyra e artë dhe e argjendtë nuk është në modë vetëm për veshjet e jashtme por edhe përsa i përket veshjeve intime. Edhe veshja intime ndizet nga dritat e metaleve të çmuara. Ngjyra e artë ndriçon lëkurën me një ndriçim të ngrohtë dhe sensual. Argjendi bën kontrast me lëkurën  dhe na jep diçka të paarritshme dhe shumë të rafinuar.Detaje të veçanta. Tyl transparent, mëndafsh i shndritshëm, perla, gurë Swarovski... Janë detaje të rafinuara por tepër tërheqëse. Zgjidhni një komplet intim luksoz dhe të çmuar për t’u ndier në maksimum tuaj. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora