E premte, 26.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: 7 vjet pavarësi, Kosova po vdes!

E hene, 16.02.2015, 09:22 PM


7 vjet pavarësi, Kosova po vdes...!!!

Shkruan: Faton MEHMETI

Në prag përvjetorësh, është zakon individual e kolektiv, për tu dukur sa më gazmor, më të kënaqur, më të lumtur etj. Përveç arsyje madhore të të qenit shtet i pavaruar, mirëqenia e qyetarëve nuk duket ne horizont ndaj qytetaret   janë lodhur me përrralla të njejta nga politikanë. Gjatë këtyre shtatë vitet mbretëronte një eufori , e cila besohej se do të manifestohej me mundesinë e qyetarëve të Kosoves per nje jete më të mirë. Gjashtëmbdhjetë vjet shpresë, shtatë vitë të pavaruar,  duke dëgjuar të njejtat premtime, të njejtat  përralla, të cilat më as femijët nuk po i besojnë. Është e kuptueshme se tranzisiconet janë gjithnjë të vështira, për këtë edhe qytetarët e Kosovës ishin mjaft të vetëdijshëm , ndaj edhe kanë shfaqur mirëkuptim.Në vecanti gjatë këtyre shtatë viteve nëKosovën e pavarur e te njohur nga 96 shtete ,politika ka dështuar të krijoj kushte për qyetarët, që  të bëjnë jetë të dinjtietshme. Në Kosovën në mes të evropës, me mbi dyqind miliard pasuri nëntokësor, sipas statistikave, Kosova radhitet e nënta në mesin e 25 shteteve më të varfra në bota, ndërsa shteti më i varfër në Evropë. Sa i përket renditjes në Botë, Afganistani mbetet larg më i pasur e me më shumë të punësuar se ne. Listës i prin Zimbabve si shteti më i varfër dhe me papunësinë më të madhe në botë. Kosova që renditet e nënta, ka indeksin e varfërisë 50.6 ndërsa papunësinë 45.3%.keto shifra, si dhe mungesa e një perspektive për qytetarët e Kosovës , i ka detyruar qyetaret për të i’a mësyer rrugëve të botës.Pa ditur se ku do të shkojnë vetëm për të ikur nga ky vend, për të cilin secili nga ne ka dhënë dicka, sado e vogël të ketë qenë. Me një shëndetësi të sëmur, pastaj gjykatë të korruptuara ku ligji vlen vetëm për të varfërit, si dhe me nje  sistem arsimor të prapambetur, perspektiva duket e zymtë.Ndaj edhe largimet masive të qytatarëve, në vecanti këto muajt e fundit, janë të kuptueshme. Për ironi, krerët e institucioneve deklarojnë se    qytetarët po ikin pa arsyje “, kjo më kujton atë thënien që i forti “ edhe të rrah edhe s’të lë të qash ”. Qytetarët e Kosovës kanë mbetur  jetim, të uritur, të sëmur dhe pa shpresë për të tashmë dhe të ardhmen. Kjo nuk është Kosova që kemi ëndërruar , nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën e tyre qindra dëshmor. Mbi gjakun e tyre po shkelin ata të cilën thirren se janë shokët e tyre, kjo e bën edhe më tragjike fatin tonë.

çdo vjet në prag të pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt,urojmë që vitin tjetër Kosova të çlirohet nga ky system kriminal që e ka kapluar,ky system qe po rrenon ëndrrat e e të rinjve për një jetë më të mirë.fatkeqësisht dëshirat po mbesin vetëm dëshira, dhe ëndrrat spo rezaliohen dot. Mbaroi koha e përallave, duke përvishur punës krerët instucional, nëse nuk duan brezat e ardshëm t’i mallkojnë një ditë. Është koha  e fundit që t’i japim kuptim pavarësisë, ndryshe vendi do zbrazet , pastaj çfarë kuptimi do të ketë pavarësia ???



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora