E diele, 28.04.2024, 10:50 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Një sëmurje që duhet leçitur

E marte, 10.02.2015, 08:15 PM


Një sëmurje që duhet leçitur

Nga Shaban Peraj

Nga ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovë rreth migrimit ilegal të qytetarëve të saj, njeriu nuk ka sesi të mos shqetësohet për këtë dukuri, dhe shpirti ynë nuk ka sesi të mos bashkohet me mallin e pashuar për atdheun, e për t’u lënë të rinjve një mesazh aq prekës sa edhe trishtues. Kjo është ajo për të cilën duhet të reflektojmë të gjithë në mënyrë që të shpëtohet nga kjo kolerë e keqe që ka mbërthyer shoqërinë tonë. Ngjarja trishtuese ndodhi, këtë po e shikon e gjithë bota përparimtare, por nga mënyra sesi reagon politika aktuale në Kosovë fitohet bindja se në këtë katrahurë ka njëfarë hileje e cila në mos sot, nesër patjetër duhet dhe do të zbulohet duke e ditur se shqiptarët e Kosovës kanë jetuar edhe më keq, por kështu nuk kanë vepruar asnjëherë, çka na bënë të besojmë se ky skenar nuk është i rastësishëm. Kjo dukuri nuk e trazoi fare politikën shqiptare, bile është për të ardhur keq për deklarata që lëshojnë disa udhëheqës, si bie fjala Ministri i Punëve të brendshme të Kosovës, z. Skender Hyseni, sipas të cilit skenari na qenka përgatitur nga “mafia shqiptaro-serbe”. Në qoftë kjo e vërtet, atëherë çfarë bën ai dhe stafi i tij që nuk është në gjendje të zbulojë kush është kjo mafi shqiptare, ku veprojnë këta dhe çfarë bën Shërbimi i Inteligjencës kosovare?

Për ta shpjeguar këtë duhet t’i referohemi filozofisë së krijuar tek qytetari  e që lidhet ngushtë me gjendjen e krijuar! Në qoftë se do të arsyetojmë rreth këtij rreziku, duke pasur parasysh atë që dëgjojmë e shikojmë, atëherë lindë pyetja: a e kemi merituar t’i prijmë këtij populli, a mund ta ndërtojmë demokracinë pa u çliruar nga sëmurja që na ka përfshi? A mund të integrohemi në BE me veprime totalitare që bëjnë udhëheqësit shqiptarë në Kosovë? Këtyre pyetjeve duhet dhënë përgjigje ata që i kanë dalur zot të mbajnë timonin në shoqërinë shqiptare. Pakënaqësia që lidhet me pozicionin e individit në jetë- thotë Kanti, është shkaku që i detyron shqiptarët e Kosovës  të prishin sistemin social ku jetojnë dhe mënyra e veprimit të tyre është mjeti për të realizuar planet e tyre. Për të mos rënë në këtë gjendje politika aktuale në Kosovë është dashur të mendojë më herët, të hartojë një plan social ku qytetarët do të ishin leçitur nga sëmurja momentale.  Kjo është ajo që nuk përkon me deklaratat e politikanëve, ku në vend që mafia të zbulohet e të dënohet, po vjen puna që ata të shpërblehen e të shpallen hero në zemër të Evropës! Përderisa kjo të mos ndodhë, nuk kemi pse të habitemi nëse i bëjmë sehir krimit të plaçkitësve, të vrasësve të paguar  e shkatërruesve të shoqërisë. Nga këta politikanë që nuk u beson më populli nuk ka mbetur tjetër veçse të dëgjosh fjalë pa idera që e gjykojnë jetën pa e jetuar, parazitë fatkeqë që vënë gurë në të gjitha rrugët për të mos lënë të tjerët të shkojnë atje ku ata nuk mund të shkojnë vetë. Në pamundësi për të gjetur zgjidhje të problemeve sociale, ekonomike, këta politikanë korruptojnë shpirtërat e masës , në vend që të mbrojnë e sigurojnë mirëqenie sociale , liri e zhvillim për aksione të mundshme në këto momente të vështira për shqiptarët e Kosovës. Njerëzit refuzojnë të punojnë e studiojnë kur shohin padrejtësitë që u bëhen në jetën e përditshme nga të korruptuarit e injorantët të cilët kanë sjellë anarki institucionale duke mos vepruar në kohë moment të duhur. Në këtë katrahurë të krijuar me të madhe ndihet mungesa e prania e institucioneve të Kosovës, mungesa e tyre bënë që popullata shqiptare të mbetet pa zot, pa drejtues të mirëfilltë, në vend që fuqizohet e të stabilizohet  çdo ditë e më shumë përmes urave të komunikimit  me ata të pashpresë që po lëshojnë Kosovën.

Kështu duhet pritur edhe dashakeqësi, edhe urrejtje në politikëbërje, edhe pengesa të shumta e që një ditë do të bëhet vonë. Duke iu kthyer problemit të shpëtimit nga mafia shqiptaro-serbe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë mirë për potezet që duhet tërhequr, të mësojmë e të edukojmë masën sepse demokracia e liria e një populli nuk avancohet pa të.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora