Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Humbë Rusia, humbë Serbia!
E merkure, 03.12.2014, 08:59 PM
HUMBË RUSIA, HUMBË
Nga Frank Shkreli
Rusia njoftoi se po heqë dorë nga ndërtimi i të ashtuquajturit projekti i gazsjellësit jugor, vendim ky që po cilësohet nga ekspertët dhe analistët si një humbje diplomatike dhe ekonomike për Moskën, e i cili njëkohësisht ka shqetsuar shumë edhe aleaten e saj të ngushtë në Ballkan, Serbinë. Presidenti rus, Vladimir Putin pohoi se është anulluar ndërtimi i këtij projekti pasi Bashkimi Europian vendosi ta kundërshtonte këtë projekt, sepse sipas shpjegimit zyrtar të Brukselit, projekti nuk ishte në përputhje me normat dhe standardet e BE-së për konkurim dhe si i tillë do t'i jepte Gazpromit rus një monopol ekonomik dhe do i garantonte Rusisë një kontroll politik mbi vendet që do të blenin gazin rus. Për anullimin e vendimit për ndërtimin e gazsjellësit jugor, Presidenti rus Vladimir Putin, fajësoi Bashkimin Evropian, por analistët janë të mendimit se pa marrë parasyshë shpjegimin zyrtar të BE-së dhe pa marrë parasyshë pohimet e Putinit -- e vërteta është se, e pranon ose jo Vladimir Putin, ky projekt ra viktimë e politikës së tij ekspansioniste ruse në Ukrainë dhe e izolimit të vendit të tij në arenën ndërkombëtare.
Anullimi i këtij projekti është një lajm i mirë për kontinentin europian por edhe më i mirë për rajonin e Ballkanit, ku mendohej se përfundimi i këtij projekti rus do të shtonte edhe më shumë influencën dhe dominimin politik dhe ekonomik rus në vendet e Ballkanit perëndimor. Gazsjellësi do të kishte furnizuar me gaz rus Europën perëndimore dhe vendet e Europës jugore, nepërmjet Bullgarisë dhe Serbisë. Anullimin e këtij projekti nga Presidenti Putin, gazeta amerikane the New York Times, e cilëson si "një fitore të rrallë të Bashkimit Europian dhe të administratës së Presidentit Obama, të cilët gjatë këtij viti u dukën si të pafuqishëm për të bërë gjë kur Putini aneksoi Krimenë dhe ndërkohë që Rusia nxitë kryengritjen në pjesën lindore të Ukrainës."
Është e
qartë se me anullimin e këtij projekti humbi Rusia, jo vetëm në pikpamje
ekonomike por edhe në pikëpamje politike, diplomatike dhe ushtarake, pasi mos
ndërtimi i këtij projekti rajonal afekton drejtë për së drejti dominimin dhe
influencën e Rusisë, sidomos në rajonin e Ballkanit. Por humbi edhe
Analistët
thonë se tensionet politike në rritje e sipër midis Rusisë dhe Bashkimit
Europian influencuan në anullimin e këtij projekti nga ana e Moskës. Kjo është venë re sidomos nga shqetësimet që
ka shfaqur kohët e fundit Gjermania, vendi kryesor i BE-së, mbi rrritjen e influencës ruse në
Ballkan. Ishte vetë Kancelarja gjermane,
Angela Merkel e cila në mbledhjen ndërkombëtare të nivelit të lartë të grupit
G20 në Australi ngriti zërin duke venë në dukje shqetësimet e vendit të sajë në
lidhje me influencën ruse në rritje e sipër në Ballkan. Në këtë ndërkohë, javën që kaloi, Presidenti i Gjermanisë vizitoi Slloveninë në
përpjekje, sipas medias për të venë në dukje interesimin dhe angazhimin gjerman
për atë atë rajon, por edhe si një masë për të kundërshtuar influencën ruse në
rritje e sipër në Ballkanin perëndimor.
Gjithashtu kohët e fundit, Berlini dërgoi edhe në Kosovë një diplomat të
lartë të çështjeve ballkanike, ish-ambsadorin e Gjermanisë në Kosovë, Ernst
Reichel, "me qëllim për tu njohur me situatën", sipas ambasadës
gjermane në Prishtinë. Është e qartë se Gjermania dërgoi diplomatin e saj të
lartë në Kosovë, si pjesë e përpjekjeve të miqëve perëndimorë të Kosovës,
përveç shqetësimeve rajonale, njëkohësisht
edhe për të bindur politikanët dhe partitë politike që ata përfqësojnë,
që të zgjidhin sa më shpejt gërçin politik dhe të formojnë sa më parë institucionet qeveritare të
vendit. Duket se Gjermania është me të
drejtë e shqetësuar se Rusia dhe aleatja e saj
Angazhimi më i madh ekonomik dhe politik i Gjermanisë në rajonin ballkanik, është një politikë që i shkon për shtat interesave strategjike kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe si të tilla këto dy vende duhet të inkurajojnë dhe të mirëpresin angazhimet e vendeve perëndimore, e sidomos përpjekjet diplomatike dhe ekonomike të Gjermanisë ndaj rajonit të Ballkanit. Shqipëria dhe Shqiptarët kurrë nuk ia kanë parë hajrin influencës dhe dominimit rus në Ballkan as nuk do ia shohin as sot. Moska, përveç interesave ekonomike dhe diplomatike në Ballkanin perëndimor -- në politikën e saj ndaj këtij rajoni -- ajo nuk ka fshehur kurrë ndjenjat dhe interesat pansllaviste, që në vetvete përbën një politikë anti-shqiptare, veçanërisht përball Republikës së Kosovës. Për më tepër, interesat ruse në Ballkan janë të tilla që asnjë nga këto vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, të mos antarësohen në Bashkimin Europian dhe si të tilla të mbeten nën mëshirën e politikës ruse dhe pre e Serbisë dhe e interesave të saja, si aleatja më e ngushtë dhe më me rëndësi e Rusisë në Ballkan.
Anullimi i projektit rus të gazsjellësit jugor është lajm i keq për Rusinë dhe aleaten e saj Serbinë, por është lajm i mirë për vendet e Ballkanit, pasi nënkupton mundësisht ngadalësimin e një fushate për një influencë dhe dominim më të madh rus në atë rajon, që natyrisht do të afektonte edhe Shqipërinë e Kosovën në përpjekjet e tyre për integrim në organizmat euro-atlantike dhe për një përafrim të mëtejshëm, sidomos me Bashkimin Europian. A janë gati Shqipëria dhe Kosova që t’i përgjigjen seriozisht atij që duke se është një angazhim i ri i Gjermanisë për të kundërshtuar rritjen e influencës dhe dominimit rus në Ballkan si dhe premtimit të Berlinit për një përspektivë europiane për to?