E premte, 26.04.2024, 04:00 PM (GMT+1)

Mendime

Nëngurra: Shqiptarët të mbrojnë Prokuroren Bamieh

E marte, 02.12.2014, 09:35 PM


APEL QË SHQIPTARËT TA GJEJNË MËNYREN PER TË MARR NË MBROJTJE PROKUROREN MARIA BAMIEH

Nga Selim M. Nengurra

Mjerisht neve si popull asnjihere se kemi  nuhat rastin e dobishem per të perfitue diçka si popull, asnjihere se kemi shfrytzue momentin me tregue se dim me vlersue vlerat e tjerve , asnjihere se kemi tregue veten mirnjohës dhe falemnderues, mjerisht neve gjithmonë kemi shti vesht në lesh si thot fjala e popullit dhe rastet per me perfitue, rastet per me nderue, per me vlersue na ikin para hundeve.

Kam percjell ma se dy muj që kur per herë të parë ndegjova në lajmet e RTK-së per rastin e Prokurores së EULEX-it në në Kosovë Zonjes Maria Bamieh dhe jam quditë se si asnji shqiptarit si ra ndermend me e thanë qoftë edhe nji fjalë  per këte grue trimneshë e cila tregoj guxim intelektual , tregoj aftësinë dhe guximin profesional dhe denoncojë publikisht koleget dhe shefat e vet matrapaz të EULEX-it të cilet kan mshef deshmitë, per krime , per vrasje , per korrupsione dhe pisllaqe tjera që i kan ba personat e politikës vendore dhe bizismen te ndryshem të cilet kan arrit me korruptue prokuror dhe shefa të Prokurorisë së drejtësisë nderkombëtare EULEX që ka misionin per me vu rregull , me zbatue ligje dhe drejtësi në Kosovë.

Zonja Maria Bamieh si askush para saj doli pa ju dridh qeriku i synit dhe bani me gisht në drejtim te shefit  të saj , te kolegve të saj dhe ju tha ; ju jeni të korruptuem, ju keni marr mito e dhurata nga njerzit që hetoheshin, ju keni mshef dosjet dhe keni asgjasue ato, ju keni ndihmue lulzimin e krimit në Kosovë dhe per këtë ate e suspenduen nga puna.

Tash matrapazve me diploma juristi të EULEX-it nuk ju mjafojë vetem suspendimi nga puna e zonjës Maria Bamieh, ata permes njerzve dhe rrjetit të tyne mafioz vendor të Kosovës dhe ate nderkombëtar e kerrcnojnë këte zonjë edhe me jetën fakte këto që kjo i tha vet në KTV kur ishte musafire e Adriatik Kelemndit dhe kur u ballafaque me at matrapazin e prokurorisë së EULEX-it me mbiemnin FLORIT ( ja kam harrue emnin ).

Tash shqiptar të gjithë ju kudo jeni dhe kudo jetoni a mendoni se po bajm mirë pse neve e neglizhojmë rastin dhe nuk mendojmë se po ta perkrahim publikisht dhe masovikisht zonjën Maria Bamieh neve do ndihmojmë në radhë të parë vetveten dhe Atdheun tonë, e tek pastaj do ndihmojm zonjen Bamieh.

Unë këtu baj apel që të organizohemi në nji mënyrë ose nji tjeter dhe të gjithë bashk, pra të gjithë ata shqiptar që e dojnë Atdheun dhe dojnë me pas ligje e drejtësi dhe edhe siguri në Atdheun ton Kosovën e shkretë që të tubohemi dhe të shkojm me nji protest kundershtuese kunder prokurorve të tillë si ai FLORIT e edhe kunder hajnave, matrapazve e kriminelve të Kosovës që bashkpunojnë ngusht me prokuror nderkombëtar kriminel poashtu si ky FLORIT-i si dhe të perkrahim zonjën e madhe , miken  e shqiptarve dhe të Kosovës Maria Bamieh. Mendojë se asht e udhes që sa ma parë me ba dy tubime nji në Gjenevë para selisë së OKB-së aty dhe nji në Bruksell para selisë së EU-së dhe me njoftue opinionin se Prokurorja Maria Bamieh e ka perkrahjen e populit shqiptar të Kosovës sepse populli i saj ka nevojë per njerez të tillë profesionist që vejn rend e qetsi dhe formojnë institucione legjore e jo asi si ai hajni e matrapazi Florit.

Zonjën Maria Bamieh e kam ba mike para tri kater ditve në Facebook dhe unë se di anglishten, por i kam shkrue shqip dhe e kam pergëzue per guximin intelektual e profesional që ka tregue dhe ajo si duket kuptoj pak shqipen time dhe më kishte shkrue anglishtë, se ka ba vetem punën e vet per çka asht dergue në Kosovë dhe në fund më shkrou shqip:...... i du shumë shqiptarët, e due Kosovën dhe Zoti ju bekoftë juve. Këto fjalë mi nxoren lotët dhe u ndjeva keq sepse thash , kjo ka ba dhe panderpre perpiqet me ba diçka per neve si popull e per Kosoven tonë, por çka po bajm na per këtë grue që ka rrezikue edhe jeten e vetë per neve?!!!

O shqiptar , neve kemi mbledh ndihma per me pague avokat per ti mbrojtë kriminelet e luftës në Kosovë ( spo permend emna se dihen ata ) dhe edhe tash mbildhen para me perkrah matrapazin e pshtjellaqin e inkriminuem në krime e shumë afera tjera Milaim Zeken ndersa sna shkon mendja me e ba sado pak nji perkrahje per zonjen Maria Bamieh a po jua merr mendja se jemi në rregull neve?! Jo nuk jemi asht pergjigjëja ime. Andaj ejani e të bajm diçka ta perkrahim dhe ta mbeshtesim këtë guximtare këtë mike të Kosovës.

Shpresojë se ky shkrim imi do ju zgjoj nga gjumi dhe do ju zgjon ndjenjat e jueja të zbehta per veprime të duhuna , ne kohë të duhun dhe vend të duhun.



(Vota: 19 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora