E premte, 26.04.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Iku koha e mashtruesve në LDK

E shtune, 22.11.2014, 06:13 PM


Iku koha e mashtruesve në LDK, erdhi koha e ndryshimeve dhe zgjimit të elektoratit rugovian

Nga Florim Zeqa

Nuk paskan pas faj plakat këtyne herë që thonin;  "Të marteve është një dakik i ligë, duhet me u rujtë, mos me i pre thonjët, mos me u la në hamamxhik,...e shumë të tjera që përdoreshin si mbrojtje nga bestytnitë, nga magjitë e zeza të njerëzve të ligj.

Më pëlqeu një thënje e njërit nga të tradhtuarit e bllokut, kur tha; "ky është koalicion i natës",...vërtetë natën veprojnë vetëm shpirtëligët, shtrigat dhe vampirët që ushqehen me gjak njerëzish të pafajshëm.

"Ra ky mort e u pamë", thotë një fjalë e urtë popullore, ranë maskat, doli në skenë dyftyrësia, dolën në sipërfaqe zvarranikët e nëntokës së LDK-së, u panë qartë kush ishin ata që ditën qitnin zjarrë nga goja e tyre në LDK, ndërsa natën hanin e pinin me SHIK-un në PDK !

Kështu, çdo gjë filloj natën e së martës së 18 nëntorit me marveshje të fshehta, për ta "materializuar" kurorën e turpit në mbrëmjën e së mërkurës me marrveshje "publike" prapa dyerve të mbyllura dhe nën bekimin e zonjës amerikane, e cila ditë më parë i detyroj të gjithë liderët e skenës politike të kalojnë në "jashtëqitje të zorshme..."

Nata e 19 nëntorit, i ngjante natës së Shën Bartolomeut për elektoratin rugovian, ishte nata më e vështirë dhe më e mundimshme që nga shkuarja në amshim e presidentit Rugova.

Nuk na ka mbetë tjetër veq me i mbledhë krejtë familjen e mu mbyte në Sitnicë,  sa ma parë të largohemi nga ky vend i mallkuar, prej sotit nuk jam në LDK, më mirë le t'ia ndërrojnë edhe emrin se aty ska mbetë gjë tjetër,...këto janë vetëm tri nga qindra dhe mijëra mesazhë dëshprimi që kam lexuar gjatë këtyre tri ditëve !

Nuk janë këta "simpatizues emocional" të LDK-së, as zëra të frustëruar siq po i quajnë padrejtësisht  disa "analista" dhe politikaj, por janë  shpirtëra të thyer, por më besnik të elektoratit rugovian,...të lodhur nga skamja dhe denigrimi social nuk ju gjunjëzuan për asnjë moment pushtetarëve aktual,...pa bukë dhe pa asnjë lek në xhepin e tyre vazhduan të qendrojnë stoik në mbrojtje të kalasë rugoviane me  shpresën për një të nesërme më të mirë !

Të thyer shpirtërisht nga marrveshja për koalicionin e turpit nuk janë një grup i vogël "simpatizantësh emocional", por janë një popullatë e tërë, janë me qindramijëra elektorat i pastër rugovian që prisnin ndryshimin e premtuar nga lideri i tyre partiak,...jo vetëm të mashtruar, tani ndihen edhe të tradhëtuar nga kryesia dhe KP i LDK-së.

Prandaj, kualifikimet e papërgjegjshme dhe tendenca e disave për rehabilitimin e gabimit fatal të liderit të LDK-së, se gjoja presioni ndërkombëtar e ka detyruar të nënshkruaj marrveshje me PDK-në pa dëshirën e tij, janë të paqëndrueshme, të pakripshme dhe me prapavijë politike,...të cilat nuk do t'i gëlltitë elektorati rugovian sikurse herave tjera.

Kësaj radhe elektorati është i vendosur, si rezultat i pësimëve dhe mashtrimeve të njëpanjëshme, shkaku i keqpërdorimit dhe kontrabandimit të votës së tyre herë andej e herë këndej tek rivalët e tyre politik.

Më në fund, kaloj koha e mashtrimeve, erdhi koha e ndryshimeve dhe zgjimit të elektoratit rugovian.

Elektorati rugovian, nuk a ka pranuar nënshtrimin dhe as poshtrimin në kohët më të rënda të okupimit serb, nuk do ta pranoj as tani poshtrimin që pranuan liderët e tyre partiak.

I gjithë dëshprimi dhe zëmrimi i shpirtërave të thyer të lektoratit rugovian do të kthehet në energji pozitive për ndryshime në parti, unitet dhe dashuri, në forcë dhe vendosmësi akoma më të madhe për të mbrojtur shtëpinë e shqënjtë që profeti Rugovë na la amanet.

Në fund kam një thirrje vëllazërore për elektoratin rugovian, për të gjithë intelektualët, veprimtarët, aktivistët dhe përkrahësit e frymës rugovian të LDK-së; të bashkohemi të gjithë për një vizion dhe qëllim të përbashkët, për ndryshime rrënjësore, duke u nisur nga niveli lokal deri të ai qendror, për të larguar njëherë e përgjithmonë shpirtërat e shitur nga shtëpia rugoviane.

Le t'u tregojmë të gjithëve se LDK nuk është parti e grupeve të interesit dhe klaneve mafioze, por se është parti unike, e besës dhe shpresës, që ka rrënjet e thella në elektoratin e saj rugovian gjithandej Kosovës.

LDK-ja është dhe do të jetë gjithmonë parti e vlerave, e hapur kurdoherë për kuadro të reja dhe profesionale, për intelektual dhe veprimtar të të gjitha përiudhave historike që janë të gatshëm të kontribuojnë sinqerisht në frymën filozofisë Rugoviane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora