E shtune, 27.04.2024, 12:42 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Koalicioni i turpit!

E enjte, 20.11.2014, 08:50 PM


Koalicioni i turpit, fundi i marrëzisë politike në LDK !

Nga Florim Zeqa

Që nga shkuarja në amshim e presidentit historik Ibrahim Rugova, lajmi i mbrëmshëm për lidhjen e koalicionit (kurorës) së turpit mes LDK-së dhe PDK-së, për shumicën e qytetarëve të Kosovës, ishte lajmi më i keq dhe më tronditës, lajm i kobshëm dhe tepër i dhimbshëm për elektoratin rugovian.

Derisa spikerja e RTK-së komunikonte lajmin për arritjen e marrveshjës së turpit të LDK-së, kujtesa historike më ktheu në ditët më të rënda për Kosovën, të ditëve të zizë kombëtare, të vargjeve të pafundme të qytetarëve që i bënin nderimet e fundit liderit shpirtëror të tyre, arkitektit të shtetit tonë,...kur papritmas një gazetar i televizionit publik, i drejtohet një plaku dhe e pyet si e ndjenë humbjen e Rugovës,...plaku i shtyrë në moshë, nga dhimbja e madhe shpirtërore me dënesje mezi i përgjigjet gazetarit; "vdiq Rugova, vdiq Kosova..." !

Përderisa thyerja e bllokut paszgjedhor ju dha fund iluzioneve për ndryshime, bërja e koalicionit të turpit ju dha fund shpresave për jetë dhe ekzistencë në truallin e vet stërgjyshor qindramijëra qytetarëve të vendit tonë.

Lidhja e kurorës mes dy partive të mëdha në vend, jo vetëm që është dhunim i demokracisë, është vrasje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në vendin tonë.

Mbledhja e KP të LDK-së, dëshmojë në mënyrën më të keqe të mundshme dhunimin e demokracisë, dhunimin e lirisë së shprehjës dhe formën ekstreme të  shantazhit politik.

Elektorati rugovian, aktivistët dhe veprimtarët të LDK-së gjithandej Kosovës dhe në Diasporë, me kërkesat e tyre për mosbashkqeverisje me PDK-në, sikur i dhanë "homazhet" e fundit kësaj klase të papërgjegjshme politike të LDK-së,...për të hapur një kapitull të një levizjeje të re politike mbrenda kësaj partie.

Mesazhe të pafundme pakënaqësie të elektoratit dhe aktivistëve vijnë nga të gjitha anët; dikush paralajmëron largimin nga partia, dikush tjerër mosvotimin për këtë klasë politike, sa të tjerë largimin përgjithmonë nga vendi i tyre.

"Që sa vite, unë me familjarët e mi në çdo proces zgjedhor LDK-së i kam sjellur së paku 50 vota, tani e tutje nuk do të votojmë më", ishte ky rrëfimi i një aktivisti besnik të kësaj partie, një tjetër aktivist shkyen librezën partiake dhe deklaron largimin nga partia, një analist i spikatur paralajmëron largimin nga vendi i mallkuar,...këto janë reagimet e para të shprehjes së pakënaqësisë ndaj veprimeve të fundit partiake.

Marrëzia politike e drejtuesve të këtij subjekti politik, nuk është që ndodhi dje, ajo ka filluar nga përpilimi i listave për deputet, me lënjën anash të figurave markante të partisë, të aktivistëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të saj,...e cila u kthye si bumerang në rezultatin zgjedhor.

Si çdo garë tjetër, edhe gara zgjedhore i ka rregullat e lojës, dikë e nxjerrë fitues e dikë tjetër humbës. Mospërfillja e rezultatit zgjedhor dhe tëndenza për të kthyer humbjën në fitore nga ana e liderit të LDK-së, vendit i shkaktoj bllokadën më të gjatë politike në këto 15 vitet e fundit.

Mbajtja e vendit peng për gjashtë muaj rresht,  nën mashtrimin e popullatës për ndryshime pozitive, dhe loja e pandershme politike me tri subjktet tjera (AAK, NISMA dhe VV) nën "petkun" e bllokut, është më tepër se dyfytyrësi politike !

Për këto veprime të papërgjegjshme të liderit per te mbrojtur interesat e veta dhe një grupi të vogël njerëzish mbrenda partisë per të cilët fjala dinjitet dhe krenari mbetët vetëm shprehje hipokrizie.

Nga ky veprim më tepër se antarësia e subjekteve të sipërpërnedura të ish bllokut paszgjedhor, ndihet e fyer antarësia e gjerë e LDK-së.

Kjo nuk është fytyra e LDK-së, është e kësaj klase të papërgjegjshme politike, e përfituesve dhe shpërdoruesve të frymës rugoviane në LDK. Kështu dijnë të veprojnë vetëm frikacakët, të pabesët, të padinjitetshmit, të pakurrizorët e të pamoralëshmit politik.

Kjo çfarë ndodhi dje në KP të LDK-së është për të ardhur keq, lavdi atyre (5-6 vetave) që kundërshtuan të keqën (sakrikifikuan vetën) për të mirën e përgjithshme.

Të tjerët do të "sajgisën" (shpërblehën) me poste ministrore, zv. minnistra, përderisa të tjerët turpërsiht do të mbetën deputet të dëgjueshëm në parlament.

Më tepër se kjo, ditëve të fundit më befasoj heshtja e disa analistëve, gazetarëve,...nuk e di, ndoshta nga dëshira për të mos prishur balancin shkatrrimtar në LDK, nga frika se mos po ju hidhërohet lideri i partisë,...gjë e cila do t'i lente pa hise në fund të kësaj katrahure politike.

Pavarësisht kësaj, nata e mbrëmshme do të shënojë një kthesë epokale në LDK, do të ndodhë mobilizimi i të gjitha forcave progresive, me bashkimin e të  gjitha gjeneratave të veprimtarëve dhe aktivistëve  në një organizim paralel politik mbrenda LDK-së, do të unifikohet i gjithë elektoratin rugovian i kësaj partie, për t'ju dhënë goditjën përfundimtare grupeve të intersit dhe klaneve që shkaktuan marrëzinë politike në vend.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora