E diele, 15.12.2019, 07:17 AM (GMT)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Burrë'' me letra

E premte, 05.09.2014, 06:41 PM


“BURRË” ME LETRA

NGA KALOSH ÇELIKU

Pajtohem deri diku me ty si Mike e hazdisur me xhinde. Lëmsh m’i ke bërë trutë. Qerren artistike me gjithë rraçe ma ke shkarkuar në Lëmë. Vertetë, jeta është shumë e çmuar në Ditën e sotshme. Edhe, e them këtë publikisht se: ai, që nuk e do veten, nuk i do të tjerët si njerëz. Imzot, mos thuani se i doni kafshët?! Kotnasikoti m’i shurdhoni veshët si “internacionalistë”, nëse nuk jeni nacioanlistë, kurrë nuk mund të jeni internacionalistë. Përtej çdo kufiri të çmendur. Arratisur mes poezive. Pikësëpari, mësohuni ta duani veten, e pastaj të tjerët, “vëllezërit”. Jetën e ushqen dhe e mbanë gjallë dashuria. Kurrë, urrejtja. Atdhu, që ti aq shpesh e përmend në poezi. Edhe, Nënën: Mëmëdheun e Çajupit. Nuk ma merr mendja se, fjala jote mund të lëshojë helm. Shkaku, se: ti nuk je gjarpërushkë. E, sa di unë, Boa e shullanit nuk lëshon helm, kur të lidhë këmbeduar mes livadheve, rrëzë Çukës. E, për sa i përket besnikërisë, edhe me këtë pajtohem pjesërisht gjoja si burrë i poezisë. Shkaku, se: mvaret ndaj kujt je besnike si mike.

Përçudi, nga ku kjo filosofi “atrtistike”(?!): “Trupin se japë (e kursej, se ia kam dhënë besën dheut, të ma tretë, etj...” Habitem, nga ku ky terr artistik, pesimizëm në kokën tënde si poete, aq e re me perspektivë dhe jetën përpara në dorë, kur duhet t’i nxjerrësh për mejdani armët e Zanave të maleve për luftë?! Dalldisesh, humbësh veten pas “dashurisë”, Dexhallit me trumbeta dhe famës rrejshme për së gjalli. Pavetëdije, se: rruga poetike është me gropa dhe e rrezikshme për në Baba Tomor. Pusi, që armiku i pabesë pas porte e shkrep armën me dy tyta të “gjahtarit” si në Arushë, edhe pse ti i delë lepurushkë e strukur nën ferrë. Hapi gabuar, mund të të përcjellë në theqafje të historisë shqiptare. Hiqe shaminë e zezë me të cilën t’i kanë lidhur me shekuj sytë. Trurin, nuk kam guxim të them se, e ke në thesin me arna ngarkuar në qerre. Grykën të cilit ia kanë lidhur “vëllezërit” me kordhë kanapi. Faji nuk është i yti, po i atij mëzatit të tredhur pa brirë. “Burrit” me brekët mbi pantollona, që është në gjendje të bëjë çdo gjë “patriotike” për t’i kënaqur epshet e tia personale të hamshorit, vetëm e vetëm ta shpëtojë veten nga stuhia politike, nxjerrë me pak shpirt në sipërfaqe mbi ujë në breg. Dhashtë Zoti, trurin tënd nuk e kanë sulmuar krimbat komunist! Vetëm, atëherë do arrish ta shohësh rrugën e Diellit në qiell për në Baba Tomor. Dhiaret për të hipur majave, përmes shkurreve në Vendin e Perëndive. Hë për hë, mal në të cilin ka hipur deri më sot vetëm Çajupi si poet. Tyrben, ku pihet vera me shtamba, lindë poezia. Dhe, bëhet dashuri mbi varrin e Babashehut brez pas brezi me Zana të maleve.

Lulja është dorëdhënme, edhe pse e ka nënë Dheun. Erën dhe bukurinë ua jep dashamirëve (miqëve) të Rrugës Diellore malore. E bukura ka vlerë, atëherë kur shijohet, i jep gji një Poeti profetik për luftë, por jo edhe një mëzati të tredhur pa brirë. Larg mendjes se, Profeti i fundit është, Muhamedi a. s. në këtë botë. Profetët  tjerë pas tij janë të rrejshëm. Edhe, Dexhalli me trumbeta kur delë rrugëve para Përmbytjes madhe (Kiametit) nëpër Bit-Pazar, në Shkup. Ose, siç them unë nëpër biseda të lira nën Rrap: Poetit gjeni më Ditën e sotshme i duhet një Muzë e maleve me dy shtamba verë. Zanë e kreshnikëve të Jutbinës: Mujit dhe Halilit,  që i ka dhënë dhe i jep gji mes maleve me dy shtamba verë. Fuqi për luftë heroike flakë më flakë. E poetes azgane një mëzat i patredhur me tirqi e xhamadan me dymbëdhjetë gajtana. Struken hedhur krahëve. Sahatin me qystek pëqefe. Mundësisht, “naganitn” ta ketë në brez me nëntë fishekë...

E, jo: “Ujk që s’shqyen... musliman – agjëron”. Nuk e kuptoj, ku e ke fjalën. E ke për mua, ose për veten si “grua besnike”?! Nëse e ke për veten, atëherë duhet të jetë: Ujkeshë. Ose, Ulkojë e egër që hanë e shqyen gjithë natën pamëshirë “viktima” të pafajshme në shtrat. Trup e shkurt, “mbaj Ramazan”, nuk e dua “haramin”. Mezi e pres Bajramin me ndonjë tollumbë me pashterkë të kuqe mbi sofër. Punemadhe, që në një manifestim kulturor, ti nuk pate guxim as të përshëndetesh me mua si poet. Tri ditë rreshtë, ne jemi të “panjohur” në atë manifestim kulturor poetik. Fuqi të jep Zoti t’i nëpërkëbësh Netët e përgjakshme mbi bregliqe. Dallgët e tërbuara, që gjithë natën e gjatë të hidhnin në breg. Mëkot, e thirrje Hënën e plotë në qiell për ndihmë, edhe ajo u mbytë mes dallgëve në fundliqe, matanë kufirit ujor në Poradec.

Lufta, qe një sy gjumë. Tërmeti ra në dhomë. U përmbysën shtamba me verë. Rrokullisje në shtrat. Thirrje për ndihmë. Dielli na trokiti në dritare. Dita e nesërme na zgjoi për rrugë: mua për në shtëpi te gruaja azgane me dy shamia lidhur për brezi, e ty për te burri besnik në prehërin Shemrës Parti. Rrugës, mes maleve të Dibrës edhe ku e volle dashurinë. Përpak, edhe ku desh të lash mes maleve. Shkupin e pushtuam në gjumë.

Përçudi, edhe sot e kësaj dite më kundërshtojnë “miqtë” e mi të penës. Përditë me këmbëngulje kërkojnë që të bëj vetëvrasje, pavetëdije ma zgjasin jetën. O Imzot, po ku të lënë të bësh vetëvrasje këto Zana Mali, ku nateditë më rrinë me gji mbi kokë. Fuqi më japin për luftë. “Miq” të penës dhe politikës, sot për sot nuk kam kohë për vetëvrasje, përveçse kujdesin ndaj maceve të mia besnike: Cucit, Baxhit (“rahmet” pastë), Llontos, Zonjë Kitit (“rahmet” pastë), Banditit dhe Gaçit Madh dhe Gaçit Vogël me mustaqet vesh më vesh. Nesër, nuk e di, vështirë e kam ta them në këtë shkrim. Ndoshata, në shtrat me ndonjë Zanë të maleve me dy shtamba verë mbi kokë. Propogandës tyre se, më “shumë pi raki rrushi sesa ujë”. O Imzot, për inat të atyre (“miqëve”) e kërkoj dënimin, sot më mbytni me dy shtamba verë të Mikes nën Rrap! Varrin e kërkoj mes atyre dy gurëve, rrëzë Çukës mbi kokë. Trupëroje, që do të më kalojnë mbi Urën e Xhehnemit sa një qime floku. Asgjë mos shkruani në ato dy rrasa varri, përveç dy vargjeve: Mikja e mbyti nën Rrap me dy shtamba verë. Shkaku se, për së gjalli nuk e pranoi vetëvrasjen si “haram”. Raki rrushi nuk pati me vete se, dy ibrikët lara-lara ia theu Mikes Dexhalli te Burimi. Mëkate nëse kemi, le të na lëshojë buthekrye Ura në Zjarrin e Xhehnemit.  Kohërat në Ditën e sotshme kanë ndryshuar mjaftë në dobi të shqiptarëve: nuk kërkohet më si dikur një nuse me letra nëpër botë, po një “burrë” me letra. “Burri” me letra, sot nuk është më ai kurbetçari i arratisur nga Atdheu, por politikani me kollare që e keni para dere. Nuk ka nevojë të shkohet pas një “burri” me letra, ose nusje deri në Bosnje, Zvicër, Gjermani e Amerikë, kur i keni me thasë në Qeveri.

Shqiptarët, kohën e fundit i do edhe vetë Zoti: më shumë kemi gra, sesa burra. Moti dikur, e kemi shitur edhe arën, bukën e gojës për ta blerë një grua. Motrën e kemi dhënë, siç thotë populli me të “marrmedhënje” pas shtatë maleve për një grua. Gojën plot e them, pas një gruaje kemi shkuar edhe deri në Bosnje. Punë tjetër është ajo se në kohën e komunizmit, në Beograd si punëtorë krahu me sharrë në krah, i kishim edhe pa pare. Kohë e “artë” ajo komuniste, kur shqiptarët i kishin nga dy e tri gra ilegale. Fëmijë bënin me qerre për vete e për “vëllazërit”. Vetëm e vetëm, që të na tymojë oxhaku në Katund e Beograd. Histori më vete është ajo se, në Kosovë gjatë Luftës fundit (1999), ne nuk na përzunë me gjithë familje serbët, por na dhunuan e na vranë djemtë tanë që i patëm me ato gra “ilegale”. Edhe, këtë sot nuk e dini si shqiptar?! Jo, mos e thuani këtë fjalë. Populli shqiptar, gjithë jetën ka qenë, është dhe do të jetë në luftë për Liri. Pikësëpari me vetveten si popull, e pastaj me “vëllezërit” për nderjen e Shtëpisë. Problemi kryesor është se, ne deri më sot me “vëllezërit” i kemi ndarë enët dhe lugët, e kurrë arat, livadhet, melet dhe Shtëpinë. Burrat kanë rënë nëpër beteja të përgjkashme për Atdhe. Gratë e kanë mbajtur Shtëpinë. Kutadi unë, provuan me shekuj burrat me pushkë e penë ta bëjnë Shqipërinë Etnike, ende nuk e nxorrën në dritë. Ndoshta, për tri ditë e tri netë e bëjnë gratë azgane me pashterkën pala-pala. Shejtanin e Allahut e fusin në shishe.

Përsëri e nxjerr penën nga brezi, të kthehemi te fillimi i këtij shkrimi, mes këtyre rreshtave të vazhdoj ta kërkoj varrin tim me libra. Jo, u përgjigjem publikisht. “Miq” të mi besnik, ju mund të më vrisni kur të doni me dy shtamba verë dhe një Mike nën Rrap. Përditë, më keni në Shkup. Nuk kam truproje e as para për t’i blerë vrasësit e mi  profesionistë që m’i ndërseni pas shpine. Larg qoftë ajo, të makinave luksoze blinduese me shoferë personal. Raki kam, por asnjë pikë nuk ua jap juve si dudumë, mjaftë e keni ujin e Xhehnetit. Lulet. Zjarrin e dua unë marrëzisht! Zjarrin. Pash më pash dua t’i bie Xhehnemit! Problmi nuk është i imi, por i juaji si politikanë qeveritar. Frikë keni se Nesër, mund të më shpallni hero kombëtar. Aspak, nuk e vras mendjen e Kryngritësit të strukur mes pantollonave që i turret me të katra pas fiqit. Përkundër, asaj thënies popullore: Hëngër fiq, dhe vdiq. Zot, mos më keq: Dalldisjet e juaja “patriotike t’i dëgjoj mbi varr. Fjalimet e gjata patetike mbi kokë se, ne jemi mirë në varr mes gjarpërinjëve, ju jeni mirë në shtëpi luksoze dhe Qeveri. Porosinë banale, që ne të rrimë atje ku jemi mes varreve, ju të rrini këtu ku jeni mes begatisë qeveritare. Guximi dhe pena ju mungon juve si kalorës të arratisur. Guximi dhe pena! Talenti, që nuk ua ka dhënë Zoti. Kotnasikoti bërtitni dhe kërkoni të bëj vatëvrasje. Zoti nuk e ka thënë, e ju nuk keni guximin ta shkrepni armën. Kutadi unë, ndoshta edhe nuk keni armë, jeni hadumë.

Përmëtepër, unë kurrë edhe nuk mund të bëj vetëvrasje. Mund të iskenoni vetversjen në dhomën time të punës me libra. Ose, në ndonjë hotel lukzoz. Fatkeqësi komunikacioni. Dhashtë Zoti, mes grave! Vetëm këtë hap “patriotik” jua fali si Poet. Para të paparishikuara mund të derdhni në llogari rrjedhëse anembanë botës, për shuma të cilat mua nuk ma merr mendja, të m’i shkrepni dy plumba në lule të ballit. Vetëvrasje do të bëj vetëm atëherë kur dua Unë si Poet. Mundësiht, mes dy shtambave me verë. Mikes dhe poezisë nën Rrap. E ju, vazhdoni ta kërkoni vetëvrasjen time publikisht nëpër Bit-Pazar. Përgjigja ime është, jam për dialog paqësor: Pajtohem. Mund të bëjmë “marrëveshje paqësore politike” në tavolinë, përmes dialogut. Edhe, atë: Nëse, antetati bëhet nën Rrap, mes dy shtambave me verë para syve të Mikes dhe Poezisë.

Nuk e di, a i keni ju këto kushte që të mi plotësoni si Poet shqiptar në Ditën e sotshme, kur zjarr na digjet mbi krye si popull?! Këmbëkryq, të ulemi kokë më kokë në sofër si dikur burrat e mejdanit?!

Përsëri, i përgjigjem vetes: nuk e di. Imzot, mos shkruaj dhe flas jerm?!...



(Vota: 44 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT