E shtune, 27.04.2024, 03:14 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova në udhëkryqin e demokracisë

E hene, 25.08.2014, 09:10 PM


KOSOVA    UDHËKRYQIN  E  DEMOKRACISË    BRISHTË

Nga Dedë Preqi

Sa vështirë e kishte Kosova dhe populli i saj me ardhë deri te demokracia e vet, deri te shteti  ligjor dhe pushteti i saj,  pas shumë sakrificave të pa ndërprera dhe gjithë kuptimësia e këtyre të bëmave e peripetive të mëdha të popullit shqiptarë, së bashku  me ndihmën e pa kursyer të SHBA-ve, dhe  aleatët e saj, na u bë e njohur  dhe mundësia deri këtu ku jemi sot, duke pritur akoma optimizmin për arritjen e një shteti  ligjor me kuptim të plotë.

Fillimet dhe përpjekjet e formimit të shtetit të Kosovës, ishin një lloj „procedure“ e ndërlikueme, sepse rregullat dhe fillimet e shtetit ligjor pas pushtuesit serb në Kosovë, ato u diktuan nga Bashkësia Ndërkombëtare, në rend të parë sigurimi kufinjëve u bë nga KFOR-i, si Organizatë e Forcës Ndërkombëtare, ndërsa  qështja e organizimit dhe sistemit të brendshëm  ligjor dhe të jashtëm, u bë poashtu nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, i ashtuquajtur UNMIK-u, dhe pas tij vjen EULEX-si, i cili funkcionon akoma në Kosovë, veqenarisht në sistemin e gjyqësisë.

Çdo situatë e një vendi dhe populli mvarët nga uniteti i saj, dhe aty ekziston vetëm një „përgjigje“ e drejtë, që ta kuptojë realitetin e vet, dhe se askush nuk mund ta lirojë nga vuajtjet dhe ligësitë e veta, apo të vuajë në vend të tij, meqenëse përgjegjësitë dhe barrën kryesore duhet ta merrë  vetë mbi supe. Të gjithë e menduam se me pamvarësinë e Kosovës, vuajtjeve të ndryshme nga torturat e pushtuesve dhe diskriminimëve  njerëzore, do t’ua kthejmë shpindën dhe e kaluara të mbetët mbrapa, dhe mos të përsëritet kurrë më në trojet tona shqiptare, por përkujdesja të përqëndrohet në krijimin e shtetit të ri demokratik dhe ligjor, si dhe krijimi i jetës dhe kushteve normale, që të gëdhendet fati i këtij populli në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe të shfrytëzohen mundësitë  dhe kapacitetët e nevojshme në fuqizimin e shtetit të ri demokratik  dhe inkurajimi  të bëhët më i nevojshëm se kurdoherë.

Ne vazhdojmë të veprojmë dhe të analizojmë çdo gjë, që para luftës, gjatë luftës,  pas saj dhe  të sotmën e pamvarësisë së Kosovës, dhe nuk dimë ti shkarkojmë mendimet tona dhe të qetësohemi  ndonjëherë nga preokupimet dhe problemet e natyrave të ndryshme, që e kanë kapluar vendin dhe popullin e saj. Në Kosovë nuk ka luftë sot, por në Kosovë nuk ka paqë, e cila është e mjaftueshme dhe siguron lirinë dhe të drejtat e popullit të vet. Edhe pas 15 vitëve të çlirimit nga okupatori serb, Kosovën e gjenë të pa përgaditur dhe të vonuar në proceset e përgjithshme dmokratike dhe zhvëllimore , sepse dëshmojnë vetë rrethanat në të cilat gjindet vendi  i ngulfatur në kriza të thella ekonomike, politike dhe  institucionale. Gjendja aktuale e ndieshme dhe brishtë që mbretëron në shtetin e Kosovës, ka domëthënje të pakuptimtë për popullin e saj,  sepse nuk e ka merituar këtë mospërfillje nga shteti i vet, një gjë, që dëshmon qartë mungesën e një shteti  ligjor në gjitha Institucionet e vendit, dëshmon qartë nivelin e shëndetësisë më të ulët në rajon dhe nivelin më të pa frytshëm të arsimit dhe Institucioneve tjera  në Kosovë.

Siguria qytetare në Kosovë, e cila duhet të jetë elementi  i parë i demokracisë dhe sigurisë qytetare,  e zë vendin e parë në rajon, e një niveli që e rëndon dhe e fyen deri në shpirt qytarin e saj, i cili nuk e ka të sigurtë me dalë i lirë brenda oborrit të vet, apo për të shkuar i lirë në tokën e vet për të punuar arën dhe punët tjera të rëndomta, por vetëm nën ankthin e bandave dhe kriminelëve ordinar, të cilët vrasin ditën, natën dhe nuk kanë fare frikë ndaj ligjit dhe shtetit  ligjor, sepse në një mënyrë gjithçka është në dorën e pushtetit, i cili kriminelët e ndryshëm  në vend të ndëshkimit, vet i amniston, apo nuk i ndjek fare. Vetëm pas mbarimit të luftës kemi shembuj të qindra qytetarëve të vrarë për motive të thjeshta dhe hakmarrje, njëherazi dhe shumë prej tyre me motive politike, posaqërisht duke i likuiduar shumë fytyra eminente që kishin kahe rugoviane, dhe kaluan shumë vite, kriminelët e këtyre rastëve dhe të tjera, kurrë nuk u ndjekën dhe arrestuan nga shteti ligjor.

Në gjitha vendet e botës ka demokraci të brishtë, apo nuk ka shtete ligjore të përkryeme, por Kosova  si një vend i dalë nga lufta, e cila mundi të mësojë nga e kaluara e hidhur, dhe sot me afro 2 milion banor, i ka kapacitetët e veta të mundshme natyrore dhe njerëzore, të funkcionoj dhe të demostroj si duhet me shtetin ligjor dhe në fushat tjera zhvëllimore  në të mirën e  vendit  dhe popupullit të vet. Prandaj, kjo duhet të ndodhë, nëse e duam shtetin dhe jemi të besueshëm ndaj tij, përndryshe, nuk është koha  t’i shtriejmë duart gjithherë dhe të kërkojmë lëmoshë, apo ndihmë  nga të tjerët në kohë paqe, kur i kemi aftësitë tona të ndërtojmë dhe mrekullojmë vetë për vendin tonë.

Kosova e ka një rini të mrekullueshme, e cila i premton vendit se ardhmëria e saj është  e frytshme dhe optimiste, por ajo sot e kërkon ndihmën pushtetit dhe shtetit ligjor, që t’ia plotësojë kushtet në studime dhe punësim, përndryshe , nuk është e çuditshme se asaj i hapën  edhe rrugë  tjera, të cilat e devijojnë në rrugët e  gabuara  dhe të pa përshtatshme, përveq alkoolit dhe drogës dhe shumë rrugë tjera, të cilat kanë marrë hov në ditët e fundit, duke shkuar dhe u rekrutuar në vende të ndryshme të krizave, ku ndezën luftat e ndryshme fetare, sikur që janë  Iraku, Siria dhe të  tjera.

Kosova e ka një tokë të pleshme bujqësore, e cila po ti shtohet përkujdesje e mjaftueshme, ka mundësi ti mbushë hambarët e vet me drithëra, pemë dhe perime dhe përmes kësaj toke, ti shfrytëzojë edhe sektorët e prodhimëve tjera që janë burime të pashterrshme në tokën e saj, për ti plotësuar  nevojat e popullit të vet. Kosova ka fusha dhe vargmale të gjelbëruara, të cilat janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit, që mundësojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake dhe rritjen e tyre, që përmes tyre arrihet zhvillimi dhe kultivimi i blegtorisë së vendit. Tërë nëntoka e Kosovës është e mbushur me xehe dhe minerale të ndryshme, dhe e vërteta e saj është akoma e pa zbuluar, se çfarë gjindet në thellësitë e tokës dardane.

Kosova i ka të gjitha kapacitetët e mundshme për të qenë një shtet modern dhe model për të tjerët, duke i shfrytëzuar resurset e veta njerëzore dhe natyrore, për të qenë edhe e pasur, pa e ndier krizën ekonomike dhe sociale, poashtu  Kosova i ka kapacitetët e veta  me qenë e ngritur në pikparjet politike dhe strategjike, pa e ndier vendi krizën  e sotme politike dhe institucionale. Kosova e ka edhe ushtrinë e vet, që janë Forcat e Sigurisë së vendit si një USHTRI,  edhe pse nuk e ka marrë difinicionin e saj të plotë, ajo buroj nga UçK-ja,  e cila mbeti në thumb të thashë e thënmëve dhe nuk u lirua deri më sot, duke u akuzuar pothuaj çdo komandant dhe ushtar i saj.

Kosova i ka të gjitha mundësitë e një shteti  funkcional dhe demokratik, por Kosova nuk funkcionon me ligjet dhe Kushtetutën e saj, për deri sa në pushtet ekzistojnë keqbërësit dhe shtrembëruesit e ligjeve, përderi sa Kosovën e udhëheqin  bandat partiake, kriminelët e pa ndjekur, korruptorët e pa kontrolluar, hajnat e stërvitur dhe gjithë ata që ia dojnë  të keqën këtij vendi dhe populli, duke e sjellë vendin në një udhekryq të pakalueshëm. Atëherë, armikun tonë mos ta kërkojmë largë, sepse edhe ai  qëndron, por atë e kemi  më afër, sa kurrë ndonjëherë tjetër. Kosova ka nevojë të domosdoshme për një ndryshim të ri dhe udhëheqje të re, e cila i ka duart e pastra nga  krimi, e cila nuk ka xhepa të korruptimit, e cila gjenë gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim me qytetarët e vet, e cila i kryen obligimet qytetare dhe ligjore në përputhje me ligjet e Kushtetutës së vendit, që të respektohet dukshëm jeta e gjithë qytetarëve të Kosovës në mënyrë të drejtë dhe njerëzore, pa u cenuar të  drejtat dhe liritë fetare të sëcilit etnitet.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora