E premte, 26.04.2024, 11:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjenovefa Ferrari: Takim në Paris

E enjte, 24.07.2014, 07:11 PM


Gjenovefa  MYRTAJ (Ferrari)

TAKIM    PARIS

Cikël poetik

- lirika-

 

EJA, ËNDRRA IME!

 

Unë s’të quaj dritë, por ëndërr,

Ëndërr që me fali dritë mua.

Kur nata në shpirt më flet në emër,

Veç atëherë kuptoj sa të dua.

 

Lehtas kjo ëndërr më sjell brenda teje,

Dua të mbetem aty, gjer në përjetësi.

Dy sytë më pikojnë si një krah reje,

Nga malli im trazuar me aq dashuri.

 

Ëndrra nuk më djeg, më mban gjallë,

Më shtyn drejt teje, të të marr ty brenda,

Në buzët e tua të digjem gjithë mall,

Eja, ëndrra ime, se po më çahet zemra

 

 

DASHURITË NUK KANË ARSYE ...

 

Nuk ngurrova kur të thashë, të dua,

Ti u trondite? Po pse nuk ma the?

Shikoje në sy, kur të flet një grua,

Edhe pse shumë larg nga unë je.

 

Pse kjo dashuri vdiq ende pa lindur?

Pse kjo dashuri u tret si tis vjeshte?

Pse kjo dashuri kaq shpejt e fikur,

Iku prej nesh, me lot, në heshtje?

 

Nuk di përse u dashurova me ty,

Por dihet dashuritë nuk kanë arsye.

Si një pikëz vese u tretëm të dy,

Dhe fluturuam lart, për në yje.

 

Di vetëm, kur erdhe, të prita e etur,

Thashë është imja gjithë kjo dashuri.

Koha ikën, unë ashtu kam mbetur,

Më thuaj, o shpirt, si ke mbetur ti

 

 

KALI I BARDHË

 

Një kalë i bardhë në oborrin tim,

Të solli mes borës, të ngrirë.

Në kasolle më hyre me guxim,

Të mora në gji, të ndiheshe mirë.

 

Nuk mjaftoi guna, unë fjeta me ty,

Dhe gjinjtë t’i dhashë t’i pije me etje.

Po kur u ngrohe, t’u ndez zjarr në sy,

Ike se të priste malli i një tjetre.

 

Duke menduar në një natë pa gjumë,

Do ngjizje brenda meje dashuritë e tua.

Lajmi u përhap, një natë është shumë,

Unë të prisja ty, ty që më bëre grua.

 

Ti ike, por le pas veten tënde,

Pjesë nga trupi yt, brenda trupit tim.

Nuk di, të kujtohem, a më ke në mendje,

A ndoshta për mua flet me përmallim?

 

Ti, që me kalë të bardhe më erdhe dikur,

S’ke për të ikur më, dhe pse erdhe rastësisht.

Një natë të tërë më dhe brenda dritë e nur,

Edhe pse sot për mua je kujtim i trishtë

 

 

RRI ME MUA!

 

Qëndro me mua, këtu, mos ik!

Prania jote tek unë është jetë,

se ty të kam më të bukurin mik

kur dashurisht të dy ngjisim retë.

 

Të kam këngë, muzikë, libër,

të kam më të ëmblën melodi,

gaz që del nga shpirti i çiltër,

si më e bukura dashuri.

 

Të shikosh si shndrrohem kur jam me ty

kur trupin ta prek gjithë ëmbëlsi,

dridhem si notat mbi pentagram

që gjithmonë i ke kompozuar ti

 

Eja, pra, më duaj, siç të dua unë

të dy përqafuar të rrimë, buzë më buzë

ndjenjën kësaj nate le t ia ngrejmë furtunë

dhe dashurinë sonte le ta ndezim shpuzë

 

 

NË ËNDËRR

 

Nëpër ëndrra seç u ngatërruam ne të dy,

larg nga realiteti kjo ëndërr me çoi.

Nuk e di,

erdhe ti tek unë, apo unë tek ty.

Veç mes epshesh dhe gënjeshtrash prapë humbëm,

Deri sa mëngjesi nga mëkati më zgjoi.

Ti dhe unë mes lojërash të çmendura,

në një shkretëtirë u gjendem aty,

si në një oazë trupat tanë fjetën.

Ah, sikur kjo ëndërr të mos kishte zgjim!

Mbeti ëndërr, e unë prapë pa Ty!

Mëkatarë u bënë shpirtrat tanë mes kohës,

se ne njëri tjetrin kurrë nuk e jetuam dot.

Nuk di ku do të doja të isha mes zgjimit, apo ëndrrës.

O ndoshta atje,

ku mëngjesi më gjeti mbi sy një lot.

Lakuriqësia e shpirtit është e pafajshme,

Siç është pafajësi të kujtosh dashurinë e parë.

Fantazisë nuk mundi t’i rezistonte,

Mendimi dhe ëndrra deri tek ty të më dërgonte

Mallit, këngëve të mija të rinisë.

Sikur dhe Perëndia vetë të më dënonte,

nuk do të pendohesha kurrë nga kjo marrëzi.

Sepse mbeti ndjenjë e pa jetuar

Dhe quhet DASHURI!

 

 

TAKIM    PARIS

 

Po të pres në të bukurin Paris,

mes shiut, poshtë Harkut të ndritur,

aty do t’ i puth buzët e tua,

aty ku gjithmonë më ke pritur.

 

A e mban mend se ç’më thoje:

- Në gjithë librat që kam lexuar,

ty të gjeja në çdo rresht e shkronjë,

se me Parisin ti je dashuruar…

 

Nuk di, por në Paris, i dashur

njerëzit ndjehen gjithnjë të dashuruar,

apo janë vetëm nëpër libra tanë

o në tabllotë muzeve ekspozuar?

 

Të pres tek Harku i Triumfit të dashurisë

aty të puthemi gjithë epsh e mall,

dikur ai Harku iu kushtua lirisë,

liria zemrat na i mbush me zjarr.

 

Eja të takohemi këtu në Paris

Tek Kulla Ejfel, tek Harku i dashurisë…

 

 

E VETMJA LUMTURI

 

Më morri malli, të them,

Sa shumë të dua unë ty.

Në ëndrrat e tua të jem,

Të jem brenda në ata sy.

 

Skllavëri, jo s’mund ta quaj,

Kur dashuria qesh tek një grua.

Dhe pse nga kjo dashuri vuaj,

Po vallë ti vuan për mua!?

 

Shpesh të shkruaj papritur,

Ca fjalë malli, fjalë të zjarrta.

Brenda më rri gazi yt i ndritur,

Je e vetja lumturi që unë pata.

 

Le të jetojmë ne në ëndërrime,

Se distancat nuk kanë rëndësi.

Ti je më e bukura ëndërr ime,

Dhe unë për ty e vetmja dashuri.

 

 

KJO, JAM UNË!

 

Nuk di të urrej, veç dashuroj

si një eunuk, kaloj nëpër erë,

si t ia bëj që shpirtin ta forcoj?

E di që s mundem, e di që s ka vlerë.

 

Po vrave dashurinë, ke vrarë vetë jetën

Ndaj, të urresh, nuk është kaq e lehtë,

Me flladin jam mike e jo me gënjeshtrën,

me sythet e luleve në shpërthimin e beftë.

 

Ndaj sot krenare e kam bërë zgjedhjen time

Veç dua të puth e të fal dashuri,

ëndërroj me hënën dhe përqafoj agime

pranoj rreze dielli që më fal vetë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora