E premte, 02.05.2025, 10:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gjuha jonë

E marte, 22.07.2014, 07:11 PM


Demir KRASNIQI

 

GJUHA JONË

 

Për pa fol nuk po kam çare ,

Për një temë që s’ është hajgare ;

Sepse gjuha jonë letrare –

Nuk është gjuha jonë kombëtare !

 

Kjo është gjuhë idealiste –

Dalë nga qarqet enveriste ,

Duke i dhanë kahe toskërishte ,

Duke lanë anash gegërishte !...

 

Shqiptarë jemi toskë e gegë –

Mu si lisi me dy degë !

Por , n’ këtë tokë tonë ilirishte –

Tri të katërtat flasin gegërishte !

 

Enveristët në gjuhësi –

N’ histori banë padrejtësi !

Por , këta njerëz herët , a vonë –

Historia do t’i  gjykon !

 

Me u hy n ‘ hatër ndërkombëtarëve –

Po e përbuzin gjuhën e t’ parëve   !

Po bëjnë gara porsi rrëmuja –

Kush përdorë më shumë fjalë t’ huaja ?!

 

Mos more njerëz ,  mos bëni lojë –

Djepi i juaj do t’ iu mallkojë !

Iu mallkojnë nënat shqiptare –

Me gjuhë tonë nuk ka hajgare !

 

Iu mallkon shqipja  dykrenore ,

Iu mallkojnë  trojet arbërore ,

Iu mallkon gjaku i  Kastriotit ,

Iu mallkon gjuha e Zotit !



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx