E marte, 18.06.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Librat si material i dobishëm dhe burim

E hene, 21.07.2014, 07:59 PM


Librat si material i dobishëm dhe burim

Nga Gjon Keka

Librat ruajn mendimet e njerëzve që kanë jetuar mijëra vjet para nesh,  librat përmbajnë të gjithë të kaluarën e racës sonë,  librat janë tani në dispozicion kudo në shtëpi,  Biblioteka,  Librari, Shkolla, Universitete, Institute etj etj.Librat janë vlera më e madhe e njerëzimit; për këtë arsye ato janë gjithashtu një burim i madh për mësimin tonë,  që ato vazhdimisht na sigurojnë materiale për libra të tjerë të rinj. Librat janë një nga avantazhet më të mëdha për njerëzimin, për nxënësit,  mësuesit, studiuesit, profesorët, akademikët, intelektualët etj.

Një shkrimtar ka libra në dhomën e tij,  dhe atë e ka si një lloj departamenti, një studiues ka libra të ndryshëm që synon t'i përdorë për qëllimet të hulumtimit të tij,  studimit të tij etj.Por që të gjithë duhet të kenë kohë,  aftësi dhe konsideratë të mjaftueshme për të bërë përdorimin e asaj që ato përmbajnë dhe kanë në duart e tyre për përdorim të dobishëm; prandaj edhe nëse ne kemi një burim të pasur në dhomën tonë kjo nuk duhet të jetë vetëm sa për ta shëruar mitin e kotësisë, apo nëse kemi libra të mos mbesin dekori i dhomës sonë dhe të pluhrosura, por t'i përdorim në mënyrë të dobishme sepse janë vlera të rralla që kemi afër.

Librat kanë substancën brenda, por jo të gjithë kanë substancë origjinale, librat janë farat e mendimeve,  meditimeve,  logjikës dhe analizës.Dobishmëria e atyre që lexojn dhe studiuesve është nëse ata gjatë leximit bëjnë një pasqyrë, një koleksion të caktuar, të shënimeve,  pyetjeve,  përgjigjeve, dilemave,  emrave numrave, literaturës referenciale etj,  të cilat më pas ndoshta edhe mund të përdoren ndonjëherë në studimet e secilit që është i etur për ditur dhe hulumtim.

Libri është vlerë,  prandaj shoqëria jonë duhet dashur dhe ruajtur atë, sepse aty është thelbi i njohjes dhe përfaqësimit të kulturës sonë të dijes, mendimit dhe leximit.Prandaj jo rastësisht shkruante shkrimtari i njohur gjerman Heinrich Laube se "Librat nuk janë relikte të së kaluarës,  por armët e së tashmes".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora