E shtune, 27.04.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Terziu: Ukaj dhe kompleksi krijues-kritik-poet

E marte, 24.06.2008, 04:58 PM


Ndue Ukaj
Ukaj dhe kompleksi krijues-kritik-poet

Nga Fatmir Terziu

Prej kohësh në fushën krijuese shqiptare është edhe një emër. Një emër që vjen me plot timbrin letra dhe krijues. Është emri i Ndue Ukajt që risiglon këtë persuamble krijues në tërë këtë ndjesi tingëlluese. Është poet, kritik dhe një analist me një ndjenjë të mirë njohëse. E kam ndjekur në heshtje krijimtarinë e tij si në letrat shqipe ashtu edhe në cyberspace. Dhe në të dy rastet ai vjen i shëndoshë dhe me një synim të qartë. Këtë radhë flet me poezinë e tij në mjedisin e “Fjalës së Lirë”. Dhe poezia e tij është një grusht molekulash tërheqëse që të mbijnë në hapësirën njerëzore dhe fokusohen në tërë evenimentin lexues-krijues. Duke e parë krijimtarinë e Ukajt, ndjenja të shtohet në një shtysë-kërkesë shpirtërore që të njohësh këtë penë që siglon vetveten. Në poezinë “PËRLESHEM”, norma letrare ngjeshet me një dimension logjik dhe mbjedh emocionalen që të shtyn të rrekesh në brendësi të saj. Tipike me simbolikën njerëzore, ana dimensionale që shtjellon njerëzoren gjendet si një arenë e pluguar mirë për të mbjellur bereqetin e premtuar, kur autori thekson dhe gjen këto vargje:

“Nganjëherë i kafshoj dhëmbët,
I kafshoj sa fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,…”

Duke udhëtuar në muzën origjinale shqiptare dhe duke rrëmuar në krijimtarinë më të ndjeshme shqiptare, kartëmonedha e vlefshme poetike e Ukajt është një sintezë metaforike dhe një hapësirë shpirtërore në pritje:
“…Engjëlli im
Jo pse dua
Eh pra nganjëherë çuditem edhe me veten si i kafshoj
ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje…”

Në këto vargje jetësorja dhe ndodhia e saj katapultohen me një imagjinatë intelektuale dhe ngjeshen në fushën e përballjes emocionale. Kushedi sa ndjesi ka prodhuar vetë autori teksa ka pasqyruar këtë model, që duhet vlerësuar dhe simpatizuar:

“I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore e pranvera me buzëqeshje
dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët,
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë, oh sa të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës, trulloset bota
krejt,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë…”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora