Kulturë
Shahin Ibrahimi: Më dogji shpirtin
E diele, 15.06.2014, 02:20 PM
Shahin Ibrahimi
Më dogji shpirtin
Tek të shoh o lypës i vogël
Buzëqeshja më ngrin buzëve
Për çdo lëmoshë, ti ul kokën
Për të ecën ditën rrugëve.
Venitet çdo gjë para teje
Kur, të shoh zbathur pa larë
Ata sy joshës afroi pranë meje
Të të ngroh se je duke u tharë.
Oh sa më dhimsesh kur të shikoj
Sa lot zemrash të shoqërojnë
Zjarr nga gjaku im do të afroj
Ngohtësi, të gjithë të afrojnë.
Bashkë me lëmoshën përtyp lotët
Je fëmi i çiltër, i bukur
O Zot pse si dhe fat si shokët
Që dhe ky të jetë i lumtur.
Jepi o Zot dhe, ju o njerëz pak Fat
Mbajeni pranë këtë fëmi në nevojë
Që në Zemrën e tij të lind Hakikat
Të shijoj jetën, i lumtur të rrojë.
Mos ja pengo diellin
Re!të lutem largohu të shoh diellin
Gjaknzehtësi!ftohu me ujin e burimit
Shoshë! sitise mendimin si miellin
ZOT! më jep kurajon më hiq nxitimin.
Dielli i pa fajshëm ngroh të gjithë
Dhe atë vogëlush që rri mbas perdeve
Fshehur, nikotinën e kanunit thithë
Ska ai ëndërra, ka mankthin e vdekjeve.
Gjakmarrje! më jep kurajo të Fal
Për jetë të qetë të brezave që vijnë
Psherëtimave të zemrave, tju them Ndal
Të ju jap të ngujuarëve pamvarësinë.
Ndër vite të thitha pluhurin o Kanun
Më dhurove vetëm rrudha dhe lotë
Më detyrove të laj sytë pa sapun
Heshtja drithëruese sjellë errësirë
Kujtime me dhimje sjellin qirinjtë
Dhe Engjëjt e kanë zili urtësinë
Dua Liri, të qeshin bashkë të rinjtë.
Më ndihmoni që, Mos t`ja pengoj diellin
Shpirtit të urtë, dhimjet t`ja lehtësoj
Që Vogëlushi të shijojë pastër qiellin
Përkrahje, ngrohtësi nga shoqëria kërkoj.
Dhëmbi i vetmisë kafshon
Kur vetmia të bëhet gangrenë
Dhe të mbërthen në krahët e saj
Më kot do të më kërkojsh folenë
Veç trishtimin në dorë do mbajsh.
Do të gjejsh në faqet e mia
Vizën e lotit në varg, që loti la
Se zemrën time e vyshku dashuria
Të lutem plagët e zemrës, mos nga.
Dhe ty më vonë, do të lënë në harresë
Heshtja drithëruese do të të kapë
Por jo, e kaluara s`kthehet me pendesë
Ushqimin, më zemrës s`mund tja japë.
Buzëqeshja jote më sjell neveri
Dhëmbi i vetmisë më kafshon rëndë
Mallit tënd do i vë zjarrë në gji
Kujtimet, do i marr mbartur në trastë.