E merkure, 24.04.2024, 06:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Alma Lama - Presidente e Kosovës

E shtune, 14.06.2014, 11:59 AM


Alma Lama duhet te jete presidente e ardhshme e Kosoves

Nga Gjon Keka

Sic mund te shihet qarte tani ne Kosove do te kemi nje qeverisje me stabile e mbeshtetur nga nje marrevshje e opozites e cila perben shumicen ne Kuvend. Ky koalicion i dale pas zgjedhjeve te 8 qershorit perben hapin me te rendesishem te aktoreve politik sidomos te opozites ne rrugen e ndryshimit dhe te qeverisjes ndryshe nga deri me tash,  ky unitet i opozites tregon nevojen per nje qasje ndryshe te politikes,  njohjes se kuptimit te politikes se vertete, qeverisjes se pergjegjshme, vizionit europian si dhe te berjes se Kosoves shtet ku sundon rendi dhe ligji.

Sidoqofte ajo per te cilen e nisa kete shkrim ka te beje me nje kerkese time te sinqert dhe legjitime qe ne kohen kur do te mbahen zgjedhjet presidenciale si kandidate me e besueshme, me rrezatuese ne kuptimin e virtyteteve kombetare dhe imazhit europian do te ishte zonja Alma Lama.

Duhet thene se zonja Lama eshte figure e dobishme per te qene presidente e republikes se Kosoves per tri arsye?

E para,  ajo ka kapacitetin intelektual,  vizionin europian,  dhe te nje zonje te sfidave dhe durimit,

e dyta,  ajo vjen nga nje qytet i rendesishem sic eshte Kruja e Gjergj Kastriotit,  duke e bere keshtu nje lidhje te fuqishme dhe te natyrshme te vleres se brendshme kombetare dhe qellimit te popullit te Kosoves dhe Shqiperise si komb,

e treta,  ajo ka qene nje nga zerat e mbrojtjes se imazhit dhe identitetit europian te Kosoves nga qarqet e caktuara respektivisht nga rrymat ekstremiste islamike dhe dukurite tjera negative.

Me pak fjale nga ajo qe u tha me larte mendoj se kjo kerkese e imja ne kohen kur do te kete zgjedhje presidenciale ne Kosove te merret ne konsiderate jo vetem nga aktoret politik vendor,  nderkombetar, por edhe nga populli ne rast te zgjedhjes se presidentit nga populli.

Poashtu mendoj se femra duhet te kete rol te rendesishem ne ndertimin e shtetit te Kosoves dhe shoqerise demokratike ne vend,  pastaj te shfaqjes se vlerave te saj te medha dhe te bashkeecjes me shtetet e familjes europiane ku femra tanime eshte pjese qendrore e vendimemarrjes ne shoqeri dhe shtet.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora