E merkure, 01.05.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Zendeli: Fuqia magjike e Dajës

E merkure, 11.06.2014, 07:21 PM


Sadulla Zendeli

 

FUQIA MAGJIKE E DAJËS

 

I nderuar miku im mërgimtar!

Shpresoj se do të marrësh pjesë në mbledhjen

E Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve

Papa Klementi Albani në Uddevalla.

Jemi në qytetin që shkruhet me dy dd e me dy ll.

Do ta takojmë profesor Fetah Bahtirin,

Drejtor shkollash për suedez e  shqiptarë,

Do ta përshëndesim edhe mësuesin Hazbi Lalinca,

Që Sokol Demaku ia mbushi kompiuterin me letra.

Të dashur mërgimtarë, miqt e Dajës së pandarë!

Do të bisedojmë për thash e thënat,

Që Dajës si hajmali për qafe ia keni varë!?!

Profesor Ismet Hasanin nuk do ta kemi pranë.

Daja frigohet mos ia shohin shkopin magjik

Burr i vogël, burrë i madh, me taka e pa taka.

Lajmi ësht’shpërndarë në Kosovë, Shqipëri e mërgatë.

Unë e ti i nderuar mik do të kapemi për xhaketash

Ani se ti je më i fuqishëm!

 

Mos harro se Daja është i mbathur me taka!

Ka pi ujë në Drin, në Bunë e në Vardar.

Vallë mos jemi ende të kyçur në kafaz?

Vjen nga Ilirida që Skënderbeu në luftën e fundit

I dëboi ujqërit deri në Stamboll e  Kaukaz.

Daja 160 cm. i gjatë e  69 kg. i rëndë

E ti si plep qiellgërvishtës Dajës do t’i dukesh

Sa një zogë që cicëron në majë të plepit,

E  frigohet të zbrez mos e kafshojnë zagarët.

E mos e marrin nëpër këmbë mërgimtarët

Për thash e thënat do të kapemi për xhamadanash

Vaj medet ç`ka mund ti ndodhë Dajës!

 

Me drojë shikojnë mërgimtarët

Sa të afrohet Daja me duart e tij magjike

Do ta hedhë për toke një pelivan

Si pelivanat e Tetovës, Ali e Nazif Gornjani

Miq të betuar e bënë për vdekje Xhemë Gostivarin.

Po të afrohen gra a bura mërgimtarë

Ta heqin Dajën nga rreziku e belaja

Nuk do të pranojnë pelivanat

Kjo është marri për jaranat...

Krytari i shoqatës, Alban Klementi 2014

Do të jetë i pari që ta ndajë Dajën nga fesati

Ose t’i pajtojë këto dy anëtarë të shoqatës

Ashtu si bënte Anton Çeta në Kosovë më parë

900 gjaqe i pajtoi e një serb nuk e dëmtoi

Të hyjë në mesin tonë t`na ndihmojë

E të na ndajë e pajtojë

Në këtë situatë goxha e koklavitur

Kur edhe ketra në gështenjë ësht’mahnitur!

 

Prof. Fetahu do të jetë i paanshëm

Është i sigurtë për fitoren e Dajës,

Por me drojë mos të lëndohem nga belaja

Do më vijë në mbrojtje Bubullima e Kalaja.

Profesor Hasani do të mburret se i shënoi

Gjithë shkrimet deri në Sharr e Tomor i dërgoi

Në gjyq duhet me shkuar

Të vërtetën duhet me e treguar.

Po të jetë gjyqi i Serbisë ”mike”

Do t’i kish gjykuar duke u thënë me shaka:

O vëllezër Shiftarë, jeni të faluar nga Sveti Sava i bekuar

Shkoni vëllezër arnautë sipas zakoneve tuaja më parë,

Më mirë të dëmtosh vëllaun tënd se sa një shka!

 

Daja i dëshpëruar për thash e thënat

Shkoi në Iliridë të qetësohet

Me vendasit e tij të këshillohet

Një SMS nga kryetari shoqatës i dërgohet

Shkruar me shkronja të mëdha

Me emrin Hysen Ibrahim Kosova:

”Mos u bënë merak o Daja jonë!

Anëtarët e shoqatës i ke pas teje të të mbrojnë

Ne jemi të gatshëm me gjithë mjetet të të ndihmojmë.

Dhe nga rreziku të të shpëtojmë!”

Punë e madhe, kryetari me anëtarët do ta shpëtojnë Dajën.

Daja u rrit dhe u egërsua: S´ka gru’ as burrë që më prek mua!

Tregon gjoksin në mejdan të kacafytet me mikun mërgimtar.

Miqtë e tij forcohen dhe dy fjalë Dajës i thonë:

Askush nuk mund të të prekë o Dajë me dorë!

Mos u frigo vëlla nga dallgët e shtërngatës,

Ai që do ta prek me gishtin e vogël Dajën

Do ta kafshojë djalli i mërgatës!

 

Kështu të dashur mërgimtarë

Falë trimave atdhetarë Daja mbeti i gjallë.

Mërgimtarët me zemer të zjarrtë

Ndihmuan Dajën dhe i dhanë kurajo.

Kush e prek Dajën me gishtin e vogël

Antarët e shoqatës do ta mbrojnë.

Me thash e thënat do ta pajtojnë.

Daja me mikun e tij të pandarë

Do të vazhdojë të bëj sevda

E do ta vazhdojnë muhabetin

Duke ngritur dolli për kiametin.

 

Të nderuar bashkatdhatarë!

Të mirat e të këqijat na vijnë

Nga shteti jonë Kosovë-Shqipëri

Dhe trojet tona të ndara

Ky tufan turfullon goxha kohë të gjatë

E ka marrë hovin edhe në mërgatë.

Sa më shumë parti të formojmë

Nga të këqijat Kosovën do ta shpëtojmë!

 

Lima kosa e haxhi Krasniqi

Ramushi plakushi e Ramiqi

Thaçi e Mustafë poçi

Albin Kurti me ushtri

Turqit me tatli

Talebanët me parti

Serbët me Serbi

Boshnjakët me turqi

Romët me vrapin

E parti të tjera me gojë hapur

Shqiptarët me Amerikën mike

Dhe Europën fisnike

Pa okupatorët e Kaukazit

Në këtë shekull të turbulluar

Vrapojnë Kosovën për ta shpëtuar!

 

Te hynë në parlament

Të bëhen kryetarë për shtërngatën

”Çiverinë” e Kosovës ta ndihmojnë

Ky tufan e ka kapluar edhe mërgatën.

Faleminderit mërgimtarë!

Faleminderit miqtë tanë nga Kosova,

Shqipëria e Maqedonia shqiptare.

Na keni nderuar dhe bashkë me ju

Përmes vargjeve qajmë hallet tona mërgimtare.

Sa më mirë të jenë trojet tona me Kosovë e Shqipëri

E t’shpëtojmë nga lavdatat e partive tona

Dhe lavdatat e mërgatës son shqiptare

Që dhanë maksimumin për atdheun tonë të ndarë.

 

Po e falenderoj nikoqirin në Uddevalla

Të vlerësojmë vyrtytat tona

Populli e heronjtë tanë që u flijuan për trojet tona

E liruan Dardaninë nga xhelatët shekullorë

E ne për karrige, me korrupsion shqipëtarinë e dëmtojmë!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora