E premte, 26.04.2024, 09:46 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Tribunali dhe dilemat e tij!

E marte, 22.04.2014, 08:00 PM


Tribunali dhe dilemat e tij!

Nga Florim Zeqa

Që nga paralajmërimi i formimit të gjykatës speciale apo tribunalit per gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, janë hapur dilema të shumta!

Dikush pro dhe pjesa tjetër kundër tribunalit ka bërë që të ndahet në dysh popullata e Kosovës, përfshirë këtu një pjesë të politikës, por jo të gjithë!

Përpos emërtimit të paqartë të këtij tribunali janë hapur edhe shumë dilema; si do të duket Kosova në fund të këtij tribunali, kush do të jenë të dënuarit  dhe kush përfituesit e një tribunali të tillë, përderisa viktimat e luftës (pasluftës) na janë të njohura të gjithëve?

Pyetja që shkakton shumë dilema është pse ky tribunal pikërisht tani 15 vite nga përfundimi i luftës, kur Kosova është në kërkim të ndryshimit pozitiv, të ecjës dhe zhvillimit ekonomik të saj?

Pse nuk u formua një tribunal special për dënimin e shkaktarëve të pesë luftërave shkatrrimtare në ballkan (Serbisë),...por po krijohet për gjykimin e një lufte çlirimtare, për mbrojtësit e pragut të shtëpisë, nderit dhe dinjitetit kombëtar?!

Drejtësia ndërkombëtare u dëshmua pjesërisht e suksesëshme edhe më Tribunalin e Hagës,...ku as për së afërmi nuk u përmbushën pritjet dhe parashikimet e viktimave të pesë luftërave në ish Jugosllavi.

Vrasësit dhe gjelatët e tyre u dënuan në mënyrë simbolike, sa të tjerë u shpërblyen si të pafajshëm përderisa shumica e kriminelëve të vërtetë të luftës u lanë të qetë nga drejtësia ndërkombëtare!

Në tribunalin e Hagës u provuan të dënohen edhe pjestar të luftës çlirimtare në Kosovë,...u dënuan për aq sa patën fakte dhe argumente,...dhe tani ç'arsye ka të njëjtit të dalin prap para një gjykate tjetër për të njëjtat akuza?!

Mirëpo, kur bëhet fjalë për këtë gjykatë "speciale", flitet për një listë më të gjërë të pjestarëve të UÇK-së, siq thuhet të përfshirë në krimet e luftës?!

Atëherë vetëvetiu shtrohet pyetja, pse në këtë listë të gjërë nuk janë edhe emrat e kriminelëve serbë që kryen krime dhe masakra anë e kënd Kosovës?

Kush i ka fajet për këtë?

Shumica e të përgjigjurëve në këtë pyetje do të thojnë se fajet i ka qeveria aktuale? Gjë që është e vërtetë e pamohueshme kjo, por faji është pak më i gjërë, mbase është edhe kolektiv!

Që 15 vite nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme asnjë padi institucionale nuk ka shkuar në gjykatën e Hagës apo në institucionet tjera ndërkombëtare!

Asnjë institucion kompetent në Kosovë nuk ka ngritur padi për krimet e shtetit serb!

Ku ishte Akademia e Shkencave, ku ishin partitë politike, ku ishte shoqëria civile?

Të vetmit që ngritën zërin, ishin familjarët e viktimave, familjarët e të zhdukurëve që askush nuk dëshiron (nga institucionet) të dëgjojë zërin e tyre.

Akuzat individuale të shqiptaëve prodhuan vetëm dënimin simbolik të një grushti të vogël kriminelësh serb nëpër gjykatatat serbe dhe vetëm kaq!

Përdrisa në anën tjetër padia institucionale e shtetit serb ndaj "krimeve" të supozuara individuale e prodhojë këtë gjykatë speciale, të ashtuquajtur "Tribunal për dënimin e krimeve të UÇK-së" !

Ata që kanë inicuar një gjykatë të tillë (serbët), dhe sponzorët ndërkombëtar, jo që nuk janë duke e bërë për të mirën e popullit shqiptar, po e bëjnë të kundërtën e saj.

Droja është se përmes këtij tribunali, tentohet t'i ngrisin shqiptarët kundër njëri-tjetrit,...përmes sindromit përqarës ta luajnë edhe një herë shfaqjen "teatrale" në koloseumin e quajtur Kosovë, ku dikush do ta merrë rolin e "tradhtarit" e tjetri të "patriotit", për të nxehur gjakrat e shqiptarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ku sëcili do të luftonte kundër sëcilit!

Dikush mund të thotë ky është turp i ndërkombëtarëve!

Padyshim se po, por për më tepër është turp i klasës (së korruptuar dhe shantazhuar) politike kosovare,...që 15 vite nga përfundimi i luftës prioritet nuk e patën ndërtimin e shtetit, mirëqenjën e qytetarëve as të ardhmën e vendit të tyre, por prioritet kishin pasurimin e tyre dhe uzurpimin e pushtetit.

Kjo që aktualisht është duke ndodhur nuk është krejt e rastësishme, kur pothuajse e tërë klasa politike ndodhen para aktit të kryer që i solli Serbia, kur nuk janë më të zotët as të pranojnë dhe as të refuzojnë një tribunal të tillë!

Po ndodhë kështu, ngase prej fillimit të bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë, kahet e zhvillimeve politike në vendin tonë nuk është duke i përcaktaur  më qeveria jonë, por është duke i përcaktuar Serbia me ndihmën e Brukselit,...përderisa për ironi të faktit "bekimin" përfundimtar e "marrin" gjithnjë nga qeveritarët dhe kuvendarët vendor kosovar!

Kështu pritet të ndodhë edhe tani, kur liderët e partive politike më tepër ju kanë përkushtuar parafushatës zgjedhore se sa vendimeve kruciale per vendin e tyre.

Yryshi për pushtet, se edhe pak ka mbetur shtet !



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora