Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Nga teprica e luksit
E marte, 18.03.2014, 09:00 PM
Nga teprica e luksit
“Imagjinojeni në këto ditë, sa prindi do të jenë ndjerë në siklet, sepse atyre iu është dashur të kërkojnë fonde rrugëve, shesheve e kudo, për shërimin e fëmijëve të tyre, sepse shteti s’ka krijuar zgjidhje për ta. Madje, mund të ketë edhe të tillë, që në pelmin e dhimbjes e mërzisë, të dëgjojnë marrëzinë e radhës: nga teprica e luksit, qeveria ka vendosur të krijojë një fond për shërimin e fëmijëve nga sëmundjet që s’trajtohen këtu. Kjo është tmerruese për ta. Kjo është mbytëse për ta. Kjo është turpruese për ne.”
Nga Ndue Ukaj
A duhet
të varet jeta e fëmijëve në vendin tonë, nga teprica e luksit të qeverisë? Për
ma tepër, a mbizotëron në vendin tonë e mira e përgjithshme dhe interesi i
përbashkët?
Kjo çështje, si e tillë, është tejet e ndjeshme dhe seriozisht do të duhej ta preokuponte gjithë shoqërinë. Për mua, kjo çështje, ngrit dilemën e makthshme: nëse ka etikë të përgjegjësisë shoqëria jonë, përballë njerëzve në nevojë? Është fakt i mirëditur, se, përballë gjendjes së mjerueshme në shëndetësinë e Kosovës, kemi dështuar gjithë, mirëpo barra kryesore dhe përgjegjësia direkte, sigurisht se bie mbi klasën politike, që tash e sa vite, ka shtirë veshët në lesh dhe vegjeton degradimin e shëndetësisë, pa ndërmarrë asnjë veprim parandalues e reformues. E për pasojë, ky degradim, ka pasur ndikim jashtëzakonisht negativ në shoqërinë tonë, përmasat së cilit, tejkalojnë shëndetësinë dhe prekin psikologjinë e një populli. Kjo gjendje, ka ndikuar në masë të madhe, në humbjen e besimit në shtetin, mjekun dhe si rezultat, qytetarët e vendit tonë, si shtegtar në kërkim të fatit, bredhin spitaleve të shumta të rajonit e botës, duke shpenzuar para e duke nëmur shtetin e tyre, për të cilin kanë sakrifikuar shumë.
I
habitur, sapo kam dëgjuar vendimin e shefit të qeverisë, më janë shfaqur
përpara fëmijë e familjarë, të braktisur nga dora e shtetit, tek bredhin
rrugëve, shesheve e dyerve të organizatave të ndryshme, duke kërkuar ndihmë,
për shërim. E ne mund të themi çka të duam, të arsyetojmë si të duam, të
stërhollojmë mendime, por përballë kësaj të vërtete, duhet të turpërohemi të
gjithë. Kjo formë sesi u krijua ky fond, kaq shumë i domosdoshëm, tregon
sheshazi se vëmendja e shtetit ndaj njerëzve me nevojë, s’shihet askund.
E tash është e udhës që kësaj pyetje t’i përgjigjet qeveria e Kosovës. Për ma tepër, ajo e ka obligim t’a sqaron opinionin, pse nuk e krijoi përpara këtë fond? Sepse ajo bën prioritet e shpërndarjes së të mirave publike në vendin tonë dhe pa menduar mirë, le në mëshirën e fatit, shumë kategori të përbuzura e në nevojë, që këtyre viteve s’e kanë ndjerë aspak dorën e shtetit, kur ajo dorë më së shumti iu është dashur. Shteti, i cili synon mirëqenin dhe drejtësinë sociale, sipas modelit europian (shteti i barazisë që po e synojmë), ka në epiqendër të prioriteteve, mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të njeriut, me tërë përmasën kuptimplote që ajo ngërthen. Dinjiteti i njeriut, nuk ka sesi të shkelet e përbuzet ma keq, sesa kur një prind, s’gjen shërim për fëmijët e vetë dhe për mungesë parash, ai mund t’i vdes.
Ky fond,
kështu siç u krijua, s’le asnjë hapësirë për ngazëllim. Prandaj, a s’duhet të
skuqemi dhe të trishtohemi të gjithë
përballë këtij fakti turprues?!
Imagjinojeni në këto ditë, sa prind do të jenë ndjerë në siklet, sepse iu është dashur të kërkojnë fonde rrugëve, shesheve e kudo, për shërimin e fëmijëve të tyre, sepse shteti s’ka krijuar zgjidhje për ta. Madje, mund të ketë edhe të tillë, që në pelmin e dhimbjes e mërzisë, të dëgjojnë marrëzinë e radhës: nga teprica e luksit, qeveria ka vendosur të krijojë një fond për shërimin e fëmijëve nga sëmundjet që s’trajtohen këtu. Kjo është tmerruese për ta. Kjo është mbytëse për ta. Kjo është turpruese për ne.
Një
shoqëri e lirë, ka shumë kërkesa, por ajo që ja prek thellë dinjitetin është kërkesa
për përkujdesje shëndetësore. Ky
segment, përbën boshtin e çdo shoqërie të lirë dhe është arterie frymëdhënëse.
Kryeministri bëri mirë që e revidoi ngritjen e pagave për politikanë. Krejt në fund, atij i ra në mend, se nga tepricat e luksit, me të cilin deshi t’i gostisë politikanët, duhet të kujdesët për fëmijët e shumtë, që vuajnë nga sëmundje të rënda. A është kjo është fatura e qeverisja se pa dinjitetshme, të cilën po e paguajmë shtrenjtë?
Qytetarëve tanë, s’iu duhen përparimet kozmetike në vendin e tyre. Atyre ju duhet një qeveri që respekton dinjitetin e tyre. E kjo bëhet, nëpërmjet një qeverisje të dinjitetshme.