E premte, 26.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Pse fëmijët nuk kuptojnë zgjedhjet...

E marte, 04.03.2014, 09:01 PM


Pse fëmijët nuk kuptojnë zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni?

Nga Lavdrim Lita

Në Gjermani ekziston një kanal televiziv  që u shpjegon fëmijëve politikën me një gjuhë të thjeshtë. “Kinderkanal” jep lajme të aktualitetit politik pa stërhollime retorike ku fëmijët marrin informacione të dobishme për formimin intelektual. Këto ditë “Kinderkanal” ka pasur vështirësi në dhënien e lajmeve të seksionit të botës sepse gazetarët gjermanë nuk po dinë t’u shpjegojmë fëmijëve gjermanë pse Maqedonia po shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ata e kanë të pamundur të kuptojnë dhe të shpjegojnë nga njëra anë propagandën e qeverisë Gruevski për arritje të mëdha në shumë fusha dhe në anën tjetër dëshirën e partive të koalicionit qeverisës të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Nëse je mirë pse kërkon të ndryshosh pozicion? Gjermanët e kanë të vështirë të japin lajme mbi Maqedoninë për bllokimin e integrimeve euroatlantike.

E vërteta është se Maqedonia nuk i ka punët mirë.  VMRO-DPMNE-ja e kryeministrit Nikolla Gruevski duket më e interesuara për të hyrë në zgjedhje të parakohshme, sidomos pas projeksioneve negative të politikës së brendshme në planin ekonomik, investimeve dhe deficitit në buxhetin shtetëror, dhe asaj të jashtme ku përparimi euroatlantik është në vendnumëro.

Ndërkohë është partia qeverisëse BDI e Ali Ahmetit ajo që ka dorëzuar formalisht propozimin për zgjedhje të parakohshme. Zoti Ahmeti e përligj këtë vendim me koherencën e programit të tij politik dhe me faktin se nuk arriti të bindë kryeministrin Gruevski të gjenin një kandidat-president konsensual, edhe pse me të z. Ahmeti ka gjetur gjuhën për të formuar qeveri. Mendoj se dëshira e zotit Ahmeti është ta gjejë të papërgatitur opozitën shqiptare të qeverisë Gruevski në mënyrë që të mbledhë po aq vota dhe mandate sa ka.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se, “zgjedhjet e parakohshme do të ishin të panevojshme, në kushte kur, Qeveria aktuale i ka kapacitetet për të zgjidhur çështjet e duhura, sikundër është emri. Mirëpo, nëse një kërkesë e tillë bëhet nga BDI, PDSH është e gatshme të shkojë në zgjedhje”. Mirëpo kjo parti politike nuk duket se ka bërë ndonjë analizë politike të thellë të humbjes së zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare dhe nuk paraqesin në publik, përveç denoncimit të gjendjes aktuale, asnjë një ide a program të mirëfilltë të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve. Të thuash  se kemi një gjendje të varfërisë së thellë për shkak të mungesë të perspektivës integruese apo ligjzbatuese, nuk do të thotë se ke një program solid për të zbutur shuar varfërinë dhe paraqet një perspektivë qytetarëve.

Sido që të jetë, në gjykimin tim modest, zgjedhjet e parakohshme do të dramatizojnë situatën më shumë se sa të rikonfigurojnë skenën politike të Maqedonisë dhe zgjidhjen e problemeve. Zgjedhjet e parakohshme  që çojnë në ndryshim thelbësor të qeverisë e ngadalësojnë rritjen ekonomike, tremb investimet dhe huton investitorët e huaj, po ashtu dhe integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora