Mendime
Sylë Arifi: Mes ''paqes dhe luftës''
E enjte, 12.12.2013, 07:41 PM
VENDIM I BE-s, MES “PAQËS DHE LUFTËS” (Kosovë-Serbi)
Nga Sylë Arifi
Duhet, të besoim se fitorja në nëntë komuna nga Lista “Srpska” në Repuplikën e Kosovës, nuk do të paraqes rrezik për shtetin e Kosovës. Sigurisht, se na duhet vëmendje e shtuar që mos të krijohet një relitet tjetër për qfardo pretendimi serb të ndoni autonmie apo „Republike Serbe“ në Kosovë. Por, ni shqetsim të till e shprehu edhe Ambasadorja amerikane Jacobson, se me fitoren e listës “Srpska” mund të krijojë në Kosovë “Republika Srpska” e dytë si ajo në Bosnjë e Hercegovinë. Si duket kësaj radhe edhe Ambasadorja e SHBA ia shton vemendjën popullit të Kosovës si dhe Klasës institucionale dhe politike se nëse neglizhohet proqesi tani e tutje qka mund të na ndodhë.
Tani na del se neve jemi treguar shumë zemërgjër karrashi kerkesave serbe sa i përket keti proqesi zgjedhor dhe keshtu ju mundesua edhe grupëve kriminale serbe që e kan terrorizuar këte pjesë të teritorit të Kosovës që nga pas lufta qlirimtare e deri me sot, të kandidohen për kryetar komunash dhe asamblet e tyre, duke qen të propozuar dhe mbeshtetur nga shteti i serbisë.
Situata e krijuar tani si pasoj e marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke vlerësuar se 9 komuna, të cilat nga zgjedhjet e fundit lokale udhëhiqen nga serbët e që deklaroin se nuk e pranojnë shtetin e Kosovës,është apsurd politik. Pra, marraveshja e ratifikuar nga shumica e deputetve të Parlamentit të Kosovës, na ka prodhur momente të pakandshme për proqeset diplomatike, politike dhe institucionale që na presin. Eshtë ni momentum i ri politik për Shtetin e Kosovës, dhe Institucjoni më legjitim dhe demokratik sigurisht se duhet ta rishikon pozicjonin e vetë kushtetues karrshi pretendimeve të paralajmruara nga keta 9 krytar komunash, të cilat nuk e pranoin shtetin e Kosovës dhe konfirmoin se do ti zbatoin Ligjet dhe kushtetutën e Shtetit të serbis, ketu në Shtetin e Kosovës.
Ndërkaq,
delegatet e parlamentit të Kosovës e
Nuk jan të rastesishme, qendrimet e James Rubini, në këte kohë të fushatës zgjedhore „rast i veqant“ dhe vlersimet e tija me mesazhe të qarta, se njerëzit që bënë luftën duhet ta lëshojnë pushtetin sa janë në majat e suksesit, prandaj ne duhet ta vlerësojmë se edhe ky ka qen ni skenar nderkombëtar që i paraprin qfrdo situate politike në mes të ketyre dy shteteve që jan në proqes të bisedimeve me lehtesimin e BE-s, për qfardo vendime të parashikuara.
Tani,
muaj dhjetor është i parashikuar për demostrim të rezulltateve nga marraveshja
dhe implememtimi i sajë nga dy palët nenshkruse Kosova dhe
Catherine Ashton, lehtësuesja e dialogut ju ka përkujtuar palëve, sidomos asaj serbe, që Këshilli të marrë vendim pozitiv për nisjen e dialogut të anëtarësimit, duhet që deri në dhjetor t`i shpërbëjë strukturat paralele në veri. Shpërbërja e strukturave të sigurisë dhe drejtësisë, ka dalë të jetë një nga sfidat më të mëdha që ka zbatimi i marrëveshjes së Brukselit pas mbajtjes së zgjedhjeve në veri.
Nga pala Kosova lehtësuesit e BE-së kërkojnë konstruktivitet në krijimin e asociacionit bashkësisë së komunave serbe dhe institucioneve tjera që do të mundësojnë integrimin e veriut të vendit. Në dhjetor pritet të mbahet takimi i samitit të liderëve të shteteve të BE-së, pritet që të vlerësohen të gjeturat e raporteve të progresit për Kosovën e Serbin. Vlersoj se BE-ja, pa arritjën e rezulltateve evidente konkrete dhe të prekshme lidhur me implementimin e të gjitha marraveshtjeve të arritura mes palve, Kosovë-Serbi, dhe sidomos duke e vlersuar edhe momentin pas zgjedhjeve lokale se kryetaret e 9 komunave a i pranoin ligjet dhe kushtetutën e Kosovës nuk duhet të vendos rekomandim të raportit të progresit për Serbinë, të nisë qfardo dialogun për anëtarësim. Qfardo, vendimi në kundershtim me realitetin politike dhe kushtetues të Shtetit të Kosovës do të jetë prishje e rendit rajonal dhe nderkombëtar,