E premte, 26.04.2024, 11:16 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Isa Mustafa, lideri reformator i LDK-së!

E marte, 10.12.2013, 08:53 PM


Isa Mustafa, lideri reformator i LDK-së!

Nga Florim Zeqa

Duke lexuar një varg komentesh të paskrupullta ndaj njeriut të urtë dhe të përgjegjëshëm, liderit të demokracisë në vendin tonë, njeriut që shënoi kthesën pozitive në partinë e tij, vendosa edhe unë më vogëlsinë time të themë dy fjalë rrethë rezultatit zgjedhor, respektivisht "fitores" së Shpendit dhe humbjës së Isës në Prishtinë.

Shumë nga të "pakënaqurit" më humbjen e Isa Mustafës në Prishtinë po shkojnë aq largë duke kërkuar kokën e tij si "akt moral" për humbjën (e pamerituar), sa të tjerë kërkojnë ndryshime edhe më radikale, duke aluduar në largimin e njërit apo kthimin e tjetrit në LDK!

Të njëjtit sikur harrojnë (më dashje) se është pikrisht ky Isa Mustafë që sot kërkojë "kokën" e tij, para shtatë viteve ju solli fitorën më të dashur dhe më të çmuar në Prishtinë, dhe atë në periudhën më të vështirë të LDK-së post-Rugoviane, duke i kthyer krenarinë gjithë LDK-istëve nga disfata e zgjedhjeve të 2007-së.

Sikur në të gjitha garat, edhe në ato poltike, rreziku më i madhë ndodhë kur nënçmohet kundërshtari,...kështu i ndodhi edhe Isës, i cili duke qënë i sigurtë në fitoren e tij, të gjitha energjitë elektorale i shpërndau në teren për t'i rikthyer LDK-së disa prej komunave më të mëdhaja dhe më këtë primatin e partisë më të votuar në vend.

Zërave për nxehjën e gjakrave në LDK janë duke i ndihmuar partitë rivale dhe individ të caktuar, jo pse ju erdhi "keq" për humbjën e Isa Mustafës, por pse ja kanë frikën lidershipit të tij dhe unitetit të frymës rugoviane mbrenda LDK-së, që ka shënuar ngritjën më të madhe që nga shkuarja në amshim e liderit historik të saj Ibrahim Rugova.

Rënjën e Prishtinës në duart e Shpendit duhet shiquar në mënyrë pak më reale, pa emocione dhe pa inate personale, duhet shiquar të gjitha rrethanat dhe matematikat që sollën deri aty.

Cilat vota e shëndrruan Shpendin nga humbësi në fitues të Prishtinës?

Një përgjigje është më së e saktë; me votat e vetëvendosjes JO, por më votat e të gjithë kundërshtarëve dhe inatakëve të Isës dhe LDK-së rugoviane.

Vota e 1 dhjetorit për Shpendin në Prishtinë nuk është votë reale që përcakton fuqinë politike të tij, e aq më pak të subjektit që e nominoj atë për kandidat (VV), ketë fakt e dinë mirë edhe vet Shpendi.

Votat që nxorën fitues Shpendin janë vota të kontrabanduara dhe ricikluara nga shumë subjekte politike dhe grupe të interesit.

Cilido personalitet tjetër të ishte në vend të Isës, në rrethanat e një fushate të ulët dhe të pandershme mediatike, plotë gënjeshtra dhe shpifje nga më të ndryshmet do të përjetonte të njëjtin fat.

Votat e Isa Mustafës në balotazh më Shpendin janë vota të pastra të LDK-së.

Nëse e shikojmë më përqindje; më shumë vota ka marrë Isa më 1 dhjetor të këtij viti në Prishtinë (rrethë 49 %) sesa LDK-ja në nivel vendi në zgjedhjet e 2001-së (48%) apo 2004-së (45, 3 %), e as të mos flasim pas ndarjës fatkeqe (të kurdisur) të LDK-së dhe rëjnës së saj drastike në nivel vendi në zgjedhjet e 2007-s (më pak se 22 %).

Është ky Isa Mustafa që mbajti Prishtinën për shtat vite nën një qeverisje briliante, përgjatë këtyre viteve prej së është zgjedhur kryetar partie, LDK-në e nisi edhe një here drejtë majave të saj, drejtë të qënurit partia më e madhe dhe çka është më e rëndësishmja më kredibilitetin më të madhë në vend.

Ketë që themë e dëshmon fakti së në këto zgjedhje lokale LDK nën lidershipin e Isa Mustafës ktheu nën administrimin e saj komunat e mëdhaja e të fuqishme në ved si; Pejën, Gjilanin, Ferizajin, Suharekën, etj.

Blloku i fuqishëm anti-LDK në Prishtinë që prodhoj humbjen aksidentale të Isa Mustafës, dy gjëra duhet t'i kenë të kjarta; e para, qeverisja e Shpend Ahmetit me Prishtinën më një grusht asambleist të VV kundrejt një mazhorancë të LDK-së do të jetë një sfidë e mundimshme, për të mos thënë e papërballueshme dhe e dyta, LDK-së nuk mund t'i përsërisin më kuvendin e gjashtë fatkeq, ngase në krye ka liderin e urtë dhe unitetin e çeliktë në radhët e saj.

Andaj në këto rrethana, zërat që kërkjonë "kokën (dorëheqjën) e Isës janë zëra të ligj, që u ngjajnë shpendkëqinjëve që ndjellin kob për popullin e tyre.

Nga këtu ju bëjë thirrje të gjithë të pakënaqurëve dhe të larguarëve nga LDK-ja të kthehen dinjitetshëm dhe pa kushte në shtëpinë e tyre. Të mos i shpërndajnë energjitë e tyre pozitive nëpër partitë e vogla,...pasi kontributi i tyre tjetërsohet dhe mbetët i pavlerë për ndryshimin aq të nevojshëm të vendit tonë.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora