Sport
EURO 2008 / Profesionet e 12 arbitrave te evropianit, police, mesues e mjeke
E enjte, 29.05.2008, 08:32 PM
Shkruar nga Leonard Karaj
Një masazhator, tre policë, një pronar restoranti, një menaxher spitali, tre mësues, një agjent turizmi dhe dy nëpunës bashkie do të jenë 12 "bilbilat" e EURO 2008. Natyrisht përsa më sipër nuk janë veçse profesionet të ashtuquajtura dytësore ose të përditshmërisë së tyre përkundrejt të arbitruarit në kampionatet dhe kompeticionet më prestigjioze në botën e futbollit.
Gjeografia e arbitrave të EURO 2008 përfshin pak a shumë të gjitha skajet e kontinentit plak, i përfaqësuar si rrallë ndonjëherë nga veriun në jug dhe nga lindja në perëndim nga ekipe dhe gjyqtarë elitë të futbollit evropian dhe jo vetëm të tij. Sllovaku Lubos Mishel, një nga arbitrit më prestigjioz në botë si dhe norvegjezi Tom Henning Ovrebo, janë të vetmit gjyqtarë të cilët nuk bien në kundërshtim me asnjë skuadër dhe në asnjë përballje të mundshme të këtij evropiani, duke parë se as Norvegjia dhe as Sllovakia nuk janë të kualifikuar për në këtë kompeticion. Ndërkohë që dhjetë të tjerët, përveç prezencës së tyre, do të kenë nga pas edhe praninë e skuadrave të shteteve të tyre origjinës në takimet e të cilave natyrisht që nuk do të mund të arbitrojnë. UEFA ka mbledhur në një farë mënyre ajkën e arbitrimit evropian, por edhe për ta ka pasur shpesh herë kontestime si në kampionatet e vendeve të tyre, por edhe në Kupat e Evropës. Mjaft të përmendim që austriaku Konrad Plautz u bë shënjestër kritikash nga mediat dhe drejtuesit e klubeve pas përfundimit të ndeshjes Liverpul-Çelsi në Kupën e Kampioneve. Në disa momente Plautz tregoi një pavendosmëri duke krijuar një farë irritimi tek lojtarët. Për të ardhur më pas te belgu Frank de Bleeckere, i njohur tashmë për nxjerrjen me karton të kuq pa u menduar shumë në Kupën e Kampioneve të Marko Materacit në ndeshjen Liverpul-Inter. Çka më sipër ndikoi shumë në rezultat si dhe në eliminimin e zikaltërve. Ndërkohë që po t'i hyjmë statistikave një lajm disi i rrallë gjen konfirmim. Italiani Roberto Roseti jo vetëm në botërorin "Gjermani 2006" ku mori pjesë, por edhe në këtë evropian rezulton të jetë arbitri më i gjatë me 191 cm e tij. Për të ardhur më pas tek holandezi, Pieter Vink i cili do të mbahet mend tashmë si gjyqtari që drejtoi i pari në "New Wembley Stadium" në 2007 pas rikonstruksionit të këtij impianti madhështor. Por ndër këta bie në sy karriera e gjatë e sllovakut Mishel, i cili është ndër të vetmit që është bërë arbitër ndërkombëtar që në moshën 25-vjeçare. Ai ka qenë edhe një kandidaturë për të drejtuar finalet e Kupës së Shqipërisë Vllaznia-Tirana, por refuzoi në momentet e fundit, duke bërë që drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit t'i "luteshin" gjermano-iranianit, Barak Rafati.
Konrad Plautz
Datëlindja: 16.10.1964; Vendlindja: Navis, Austri; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1996; Profesioni: Masazhator në një qendër fitness; Asistentë të tij në EURO 2008: Egon Bereuter dhe Markus Mayr
Frank de Bleeckere
Datëlindja: 01.07.1966; Vendlindja: Oudenaarde, Belgjikë; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1998; Profesioni: Nënpunës; Asistentë të tij në EURO 2008: Peter Hermans dhe Alex Verstraeten
Houard Ueb
Datëlindja: 14.07.1971; Vendlindja: Londër, Angli; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 2005; Profesioni: Oficer policie; Asistentë të tij në EURO 2008: Darren Cann dhe Mike Mullarkey
Herbert Fandel
Datëlindja: 09.03.1964; Vendlindja: Kyllburg, Gjermani; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 2000; Profesioni: Mësues pianoje; Asistentë të tij në EURO 2008: Carsten Kadach dhe Volker Ëezel
Kyros Vassaras
Datëlindja: 01.02.1966; Vendlindja: Thessaloniki, Greqi; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1998; Profesioni: Agjent turizmi; Asistentë në EURO 2008: Dimitiris Bozartzidis dhe Dimitiris Saraidaris
Roberto Rosetti
Datëlindja: 18.09.1967; Vendlindja: Pecetto Torinese, Itali; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 2003; Profesioni: Menaxher spitali në Torino; Asistentë në EURO 2008: Alessandro Griselli dhe Paolo Calcagno
Massimo Busacca
Datëlindja: 06.02.1969; Vendlindja: Bellinzona, Zvicër; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1996; Profesioni: Pronar i një restoranti; Asistentë të tij në EURO 2008: Matthias Arnet dhe Stephane Cuhat
Peter Frojdfeldt
Datëlindja: 14.11.1963; Vendlindja: Eskilstuna, Suedi; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 2003; Profesioni: Nënpunës në bashki; Asistentë të tij në EURO 2008: Stefan Ëittberg dhe Henrik Andren
Pieter Vink
Datëlindja: 13.03.1967; Vendlindja: Noordvijkerhout, Holandë; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 2004; Profesioni: Oficer policie; Asistentë të tij në EURO 2008: Adriaan Inia dhe Hans Ten Hoove
Tom Henning Ovrebo
Datëlindja: 26.06.1966; Vendlindja: Oslo, Norvegji; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1994; Profesioni: Mësues Fiskulture; Asistentë të tij në EURO 2008: Geir Age Holen dhe Jan Petter Randen
Lubos Michel
Datëlindja: 16.05.1968; Vendlindja: Stropkov, Sllovaki; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1993; Profesioni: Mësues; Asistentë të tij në EURO 2008: Roman Slysko dhe Martin Balko
Manuel Mejuto Gonzalez
Datëlindja: 16.04.1965; Vendlindja: La Felguera, Spanjë; Arbitër ndërkombëtar: Që prej 1999; Profesioni: Roje civile; Asistentë të tij në EURO 2008: Juan Carlos Yuste Jimenez dhe Jesus Calvo Guadamuro