E shtune, 11.07.2020, 04:23 PM (GMT+1)

Kulturë » Libra

Edhe një libër nga Prof. Dr. Sabile Basha

E diele, 01.12.2013, 08:44 PM


EDHE NJË LIBËR SHKENCOR I PROF. DR. SABILE KEÇMEZI-BASHA

Prof. dr. Sabile KEÇMEZI-BASHA  “PROGRAMET POLITIKE TË LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE 1878-1990” Prishtinë 2013, 429

Nga Teuta Shala-Peli

Ditë më parë në botim të Institutit të Historisë- Prishtinë, doli nga shtypi libri më i ri shkencor, i pesëmbëdhjeti me radhë, i shkencëtares më të frytshme në Kosovë, Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha: “Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990”. Duke u nisur nga shqetësimet e autores se programet e Lëvizjes Kombëtare interpretoheshin në mënyra të ndryshme, duke i pasur e mos i pasur ato, ajo merr përsipër që të grumbullojë, sistemoj, analizojë dhe në mënyrë sa më origjinale t’ia ofrojë lexuesit se populli shqiptar qysh nga moti ka pasur programe politike për veprime të organizuara kombëtare të cilave edhe iu ka përmbajtur.

Autorja Keçmezi-Basha, na ofron të dhëna të shumta për programet politike duke filluar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri më 1990 apo krejt në fund të librit, duke përfshirë edhe Programin Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë përfshin “Programet Politike  të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1878- 1945)”, duke filluar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, për ta përmbyllur me organizatën Lidhja Kombëtare e Maleve, 1944. Ndërsa në pjesën e dytë përfshin “Programet politike të organizatave ilegale atdhetare në Kosovë 1945-1990”, në të cilën prezantohen të gjitha programet politike të organizatave atdhetare shqiptare që kanë vepruar në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora