Mendime
Florim Zeqa: Muaji i mrekullive...
E premte, 04.10.2013, 09:01 PM
Muaji i mrekullive...
Nga Florim Zeqa
Sot dhe
zyrtarisht për subjektet politike nis muaji i madhërishëm i fushatës zgjedhore,
më ç'rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha
mrekullitë e kësaj bote!
Si asnjëherë më
parë do t'i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do ta
"hapin" shpirtin e zëmren para popullit të tyre.
Si çdo herë më
zëmërhapur dhe më dorëshlir (më paratë e taksapaguesve) tregohën pushtetarët,
duke ju ofruar gjithëçka e çdo gjë më të "respektuarëve", votuesve të
tyre.
Do të shpenzohen
shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e
partive opozitare,...donatorët do t'i hapin llogaritë e veta për më të fortit e
politikës!
Sa vendet e
punës do të "hapën", sa kilometrat e asfaltit do të
"shtrohen", sa shkolla do të "ndërtohën", edhe sa fakultete
do të "hapën", sa shumë komuna të reja do të "krijohen", sa
shiritat e "përurimëve" do të këputën këtyre ditëve, sa shtallat e
bagëtive do të vizitohen,...sa e sa familje do të ndihmohen me nga 2o, 30, 50 e
deri në 100 euro më të vetmin qëllim që tua përfitojnë zëmrën varfanjakëve të
shumtë të Kosovës.
Në televizionet
publike qytetarët do të kenë rastin të shofin vetëm storie suksesi të
pushtetarëve,...në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t'ua
rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit.
Të gjitha
subjektet politike në mënyrën e tyre mundohën të përfitojnë nga muaji i
madhërishëm i fushatës zgedhore.
Sa shumë
premtime, gënjeshtra e mashtrime do t'u servohen qytetarëve mbrenda këtij muaji
të "bereqetit",...më të korrurat e të cilit do të ushqehen
pushtetarët e rinjë në katër vitet e ardhëshme.
Më shumë fat do
të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës
zgjedhore, por akoma më më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e
tyre,...ngase shumë nga projektet e filluara nga fushata e kaluar zgjedhore
kanë mbetë aty ku kishin nisur apo të papërfunduara akoma.
Shembull e
marrim njërën nga komunat e vogla të Kosovës, Klinën e cila nga fushata e
kaluar zgjedhore ka mbetë pa shtëpi të kulturës, pa satacion të autobusave (që
i kishte në të kaluarën), pa palestër sportive,...e shumë e shumë projekte
tjera të premtuara nga pushteti aktual.
Kosova është
vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikajt milionera i blejnë
më së liri votat dhe shesin më së shtrenjti premtimet e tyre.
Si zakonisht
çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që mbetët duke
pritur deri në zgjedhjet tjera pa shijuar aromën e mrekullisë së premtuar.
Ketë shkrim e
bëra për t'i thirrur ndërgjegjës qytetare në prag të fillimit të fushatës
elektorale që të mos bien pre e premtimeve boshe,...t'i vënë gishtin kokës e të
mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë së 50 apo 100
euro,...është votë që përcakton të ardhmën e fëmijëve të tyre nesër.
Ata që ju
harruan dje kur ju ju dhuruat votën, do t'ju harrojnë edhe nesër e
përgjithmonë. Vota e juaj më 3 nëntor është votë që determinon të ardhmën e
tonë të përbashkët.
Se a do të
triumfoj e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave
komuniste, mbetët të shifet pas numrimit të votave të 3 nëntorit!
Zoti e bekoftë
votën e lirë të njerëzve të lirë.