Mendime
Avdi Ibrahimi: Ndëshkimi
E enjte, 12.09.2013, 07:23 PM
N D Ë SH K I M I
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Në mbarim
të gushtit, ku mbretëronte vapë e tmerrshme.Çlirimtari doli në buzëmbrëmje
pranë lumit të freskohej paksa.Dhe sa here që ulej aty te arra e moçme, disi
vetvetiu e kaplonte një ndjenjë e dhimbshme dhe njëkohësisht si e frikshme, nga
e cila i viente turp se si ishte katandisur aq keq, vetëm se nuk po gjente një
punë që të ketë një jetë paksa më të mire, që kishte nga kjo e tanishmja.Ishte
veshur në mënyrë mjeruese saqë dikush tjetër, edhe i mësuar me skamje, do të
turpërohej që gjatë ditës të dilte me rroba të tilla.Por thënë tërthorazi
Çlirimtari ishte jashtëzakonisht i bukur, - me sy shumë të bukur ngjyrë qielli, i
zeshkët, mjaft i gjatë, i hollë dhe shtatatatleti.Përkundër kësaj gjendje të
rëndë sociale, megjithatë mua mu duk se nuk ishte, Ai aq i ndrojtur dhe i frikësuar siq mendoja unë në fillim të pamjës së tij, më
tu takuar me të, përkundrazi kuptova një
gjendje tjeter shpirtërore nga ana e tij, Ai qfaqi një gjendje të pezmatuar dhe
të nderë, nga hipokrizia e ish-bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nëpërmjet
mashtrimit kishin arritur majat e pushtetit.Aq shum ishte mbyllur në vete dhe
ashtu në vetmi fare i vetmuar, druente nga takimi më këdo, bile më dukej se
edhe prezenca ime i dukej si e dyshimtë, se kishte kohë që Ai nuk dëshironte ta
takonte as komandantin e tij, për të cilin thoshte se është bërë profiter lufte
dhe nuk qante kokën për luftëtarët e lirisë, por atij i interesonte vetëm
paraja pushteti dhe lavdia t, i këndohej vetëm atij, ndërkaq për këtë
Çlirimtarin që i kishte qëndruar besnik qysh nga ilegalja e deri të mbarimi i
luftës, anipse tani këtë Çlirimtarin po e mbyste varfëria, atij komandantit as
që i bëhej vonë, bile kurrë nuk kishte pyetur për ushtarin e tij se më çka
jeton.
Por në
bashkëisedim të sinqert dhe pa dorza Çlirimtari ndër të tjera u shpreh:”…Më
beso vëlla…Tashmë kam hequr dorë dhe e kam të shuar çdo shpresë se këta
pushtetarët mafioz si këta të qendrave lokale, ponjashtu edhe ata të qeverisë
qëndrore nuk më kanë mundësuar asnj here punsim edhe pse kam konkurruar
popthuaja se në çdo konkurs të hapur nga ana e tyre edhe pse kam të mbaruar
shkollimin e lartë qysh në vitet e tetëdhjeta…Nuk i frikësohem takimit me ish
komandantin tim të pushtetshëm çfarëdo që të kurdiste ai kunder personalitetit
tim…Por pyes shpshë here vetën dhe më dhimbsën të gjithë ata burra e gra që
kanë rënë me herioizëm për lirin e vendit, më dhimbset edhe populli që ka dhënë
viktima të shumta si në njerëz, si në të mira materiale, për tu çliruar nga
thundrra e shkjaut të zi, natyrisht më dhimbsën të gjithë pjestarët e UÇK-së, kur
ndalen e dëgjojnë gjthfarë-lloj dokrrash mbi marrëzit e përditshme mbi fitoret
e arritura në të mir të atdheut…gjëra këto që nuk më interesojnë aspak
gënjeshtrat apsurde të tij…”
Ashtu i
habitur vijoi me një zë paksa jo të zakonshëm, me një shtrëngim nofullash
tha:”…Nuk u frikësohem cikërrimave! – Kur çdo gjë është në duart e njeriut, për
të ndryshuar jetën e tij…Pse të frikësohëm, nga ky ish komandant burracaku…kjo
është aksioma…Që më duket mjaft interesante, se prej çka frikësohen njerëzit më
shumë?Çdo njeri frikësohet nga vetja e tij, çoftë për të mirë, e çoftë për të keqë, çdo njeri frikësohet nga
maska që ka vërë surratit të tij, porse nga e vërteta maskagjiu frikësohet më
shumë, se një ditë ajo maskë do ti çirret dhe do të dal në shesh e vërtë asht
siç është në realitet…maskarenjtë dhe maskat e tyre kanë filluar të bien, po u
del në sheshë, mashtrimi, lakmia, hajnia, faqja e zezë, trathtia që u bënë
shokëve të tyre në kohë lufte, dezertimi në kohë lufte po ua zënë tani frymën, nuk
po mund më të fshihen nën maskat e mashtrimet që kanë bërë pas lufte, duke
marrë të mira materiale si invalid lufte edhe pse nuk janë plagosur fare ne
luftë e si kanë mund të plagosen në luftë kur e kanë tradhtuar atë luftë, kur
shum prej tyre as që kanë qenë fare në luftë, janë futrur në regjistra të
UÇK-së, njerëz që kurrë as në television nuk kanë guxuar ta shohin luftën
titanike të UÇK-së…Dhe heshti…”.
Në fund të këtij shkrimi unë mendova.Çka na duhën këta llomotitës që i kanë lënë në mjerim “shokët”e tyre të luftës çlirimtare…Çka na duhen këta llomotitës e grykës të pangopur për të rrëmbyer gjthçka nga pasuria jonë kombëtare duke e lënë popull në varfëri, por duke u pasuruar për vetën e tyre…Çka na duhën këta njerëz që nuk po arrijnë assesi ta ndërtojnë shtetin, por për kundrazi po e rrënojnë dhe shkatërrojnë ekonomin e vendit tone…Çka na duhen këta njerëz që me politikat e tyre nuk po punojnë në shtetndërtim, por punojnë në shtetrrënim duke e vjedhur shtetin ata vazhdimisht llomotisin kinse po bëjnë gjëra të mira për shtetin dhe popullin…Këshu nga mos puna e këtyre politikanëve të korruptuar e të servilosur ndaj të huajit ata po ndërtojnë kulla në ajër për atdheun, por kanë ndërtuar dhe ngritur kulla super luksoze për vetën etyre.A thua është aftësi kjo?A thua është serioze kjo?Përshtypja ime është se ata nuk janë aspak serioz në premtimet e tyre.ata po argëtohen me ne, me poullin e varfër dhe na kanë bërë lodër neve shumicën piopullore në duart e tyre të pista!Po, lodër dhe asgjë tjetër.Prandaj edhe unë, ti, ai, ajo, ata, të bëhemi bashkë, të organizohemi si popull, si shqiptar, ti ndëshkojmë duke mos ua dhënë votën këtyre profiterëve të luftës, që abuzuan me pushtetin, që abuzuan në emër të krahut të luftës…Të jemi kudo me iniciativa qytetare për ti ndëshkuar këta maskarenj.Zgjohu Shqiptar na thërret zëri i Çlirimtarit!