E premte, 26.04.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Jetimët, lypsa të shekullit 21

E marte, 20.05.2008, 08:07 PM


Nga Orjeta Zhupa

Dita e jetimëve, kësaj shtrese të papërkrahur nga qeveria, të cilët gjejnë mundësinë e vetme lypjen në rrugë për të siguruar jetesën.

Me rastin e kësaj dite në Tiranë po zhvillohen një sërë aktivitetesh ku fëmijët pa prindër i bëjnë thirrje shtetit e shoqërisë për më shumë ndihmë e kujdes.
Fëmijëve jetimë këtë vitj i janë bashkuar edhe jetimët më të rinj, ata që ngelën pa prindër në tragjedinë e Gërdecit.

“Fëmijët jetimë kërkojnë më shumë vëmendje nga qeveria dhe më shumë përkrahje” – deklaroi Ilir Cumani, drejtor i IKIJSH-së. Ai ka kërkuar rishikim të ligjit për jetimët, i cili sipas tij ka shumë mangësira, si dhe u ka bërë apel strukturave shtetërore që të hedhin sytë nga fëmijët e braktisur.

Jetimet te kthyer ne lypsa

Ata jetojnë çdo ditë në mëshirë të fatit. Duket sikur jeta i ka veçuar qysh çastin kur janë lindur. Tek – tuk,  i sheh të enden rrugëve duke u munduar të tërheqin rreth vetes sadopak, mëshirën e kalimtarëve. Dikush duke kërkuar me anën e një kartoni varur në qafë, e dikush tjetër  duke shtrirë duart,  për të lypur lëmoshë.

“Pashë Zotin më falni 100 lek ”, - është refreni më i dëgjuar i tyre. Këta janë lypësat e shekullit 21 që pavarësisht evolucionit të shoqërisë tonë, kanë mbetur në vend. Janë po ato pamje që i janë shfaqur dikur  Migjenit në poemat e veta, të njëjtat që na shfaqen edhe ne sot.

Ana ekonomike i ka detyruar të dalin rrugëve dhe të lypin për të mbajtur frymën gjallë. Kur i pyet secili shpërthen në lot duke të rrëfyer historinë e vet. Jo vetëm fëmijë por dhe të rritur,  burra, gra, pleq e plaka ulur mbi urën e Lanës apo në një cep me hije i sheh përditë të vjelin lekë.

Me fytyra të vrara,  flokë të pakrehur, këmbët e zbathura, rrobat e grisura, duart e pista e stomakun bosh, të shfaqen në forma të ndryshme duke hipnotizuar njerëzit t’u falin ndonjë monedhë.

Disa prej tyre janë vërtet njerëz me aftësi të kufizuar paraplegjikë dhe tetraplegjikë, por ka dhe nga ata lypësa “mashtrues” që për të fituar keqardhjen e njerëzve i fshehin gjymtyrët e tyre nën teshat që mbajnë veshur. Të tillë i gjen ulur mbi urën e Lanës apo te stacioni i trenit, duke  luajtur bukur dramën e jetës së tyre.

Dhe ndodh, ndonjëherë, që duke bërë ndonjë lëvizje të gabuar sekreti t’ju zbulohet nga dikush që i sheh me vëmendje,  por gjithsesi gjendja e tyre mbetet sërish e mjerë. 

“Jam habitur kur pashë njërin prej tyre të lëvizte këmbët e fshehura nën pantallona. Sa herë që e kisha parë më përpara kisha menduar se ishte vërtet sakat ”,  - shprehet Loreta.

Ata askush nuk i ndihmon, ushqehen me lekët që nxjerrin gjatë ditës duke lypur , edhe pse këto të fundit asnjëherë nuk mjaftojnë.

“ Marr vetëm 20.000 mijë lekë të vjetra ndihmë sociale çdo muaj,  si invalide që jam. Por ato nuk dalin as për një person dhe jo për gjashtë veta që jetojmë ne në një dhomë të vogël në Yzberish.

Burri më ka vdekur para 20 vjetësh dhe asnjë nga fëmijët e mi nuk ka gjetur punë. Tani nuk na lë as policia rehat të lypim , ” – tregon Pranvera, një grua 56 vjeçare. Për shtëpi as që mund të flasësh. Të rrallë janë ata që mund të kenë “luksin” e një dhome me mure të vërteta. Sepse të tjerë i sheh të jëtojnë në baranga, kasolle apo më keq akoma nën urën e Lanës duke e kaluar natën Brenda një kutie kartoni.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora