E shtune, 27.04.2024, 09:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Tetovë, tentojnë të vrasin Ali Ahmetin: Ja si shpëtova

E marte, 13.05.2008, 09:39 PM


Ali Ahmeti
Nga Gazeta Shqiptare

TETOVE - Ali Ahmeti denoncon tentativën për atentat ndaj tij në prag të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni. Lideri i partisë shqiptare në vendin fqinj, Bashkimi Demokratik për Integrim, deklaroi dje se gjatë vizitës në fshatin Rakovec, në Tetovë, është përballur me një tentativë për atentat, çka çoi në plagosjen e një fëmije. Sipas tij, pasi ekipi elektoral i BDI-së mbërriti në Rakovec, filluan të dëgjoheshin breshëri armësh automatike duke krijuar një situatë tepër serioze. Duke iu afruar automjetit të tij, Ali Ahmeti ka dëgjuar breshëri të gjata armësh. Ai nuk është qëlluar, por automjeti me të cilin udhëtonte është dëmtuar. Në një intervistë dhënë televizionit "News24", Ahmeti akuzoi drejtperdrejt PDSH per atentatin ndaj tij. Ai tha se gjithçka ishte planifikuar nga persona të afërt me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, me qëllim që të pengohet vota për BDI-në në zgjedhjet e 1 qershorit. Ndërkohë, zëdhënësi i shtabit të PDSH-së, Ferxhi Selami ka deklaruar se sulmi nuk ka lidhje me PDSH-në dhe se ajo i dënon aktet e dhunës. Edhe partia maqedonase VMRO-DPMNE dënoi ashpër dje tentativën për atentat kundër liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Kjo parti kërkoi nga institucionet përkatëse shtetërore që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe për dërgimin e tyre para drejtësisë. Mediat maqedonase theksojnë se fillimi zyrtar të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 qershorit shënoi edhe fillimin e incidenteve të njëpasnjëshme me plagosje dhe dëme materiale në shtabet zgjedhore të BDI-së në fshatrat Negotinë, Reçicë dhe Kamenjan të Tetovës. Incidente parazgjedhore janë regjistruar edhe në Kondovë, Likovë, Saraj dhe në disa komuna të tjera, ndërkohë që deri më tani të plagosur janë regjistruar në Kondovë, kur persona ende të paidentifikuar rrahën Hisni Jakupin, kryetarin e degës së BDI-së në Saraj, Afrim Huseinin, Afrim Idrizin si edhe dy persona të tjerë. Një të plagosur ka patur edhe në komunën e Sarajit, në fshatin Shishovë, kur persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri një veturë të tipit BMV, duke plagosur një person. BDI-ja deklaroi se prapa incidenteve nëpër komunat shqiptare qëndrojnë aktivistë të PDSH-së ose pjesëtarë të njësitit për detyra të posaçme "Alfa", por PDSH ka hedhur poshtë akuzat në adresë të saj. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar të gjitha incidentet. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se dikasteri që drejton ajo ka ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorëve të incidenteve, që sipas partive politike, bëhet fjalë për motive politike



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora