E premte, 26.04.2024, 05:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Zog Hysenaj - ''Në sofrën e artit''

E marte, 18.06.2013, 07:40 PM


Enderra dhe realiteti i poetit rrugetojne ne pafundesi

(Per Zog Hysenajn dhe librin me te ri te ti,”Ne sofren e artit” )

Nga Gjon Neçaj

Ne jeten e njeriut ndodhin fenomene dhe evenimente te cuditshme,cka as vete mendja e tij nuk I parashikon asnjehere.Ndaj duhet theksuar qe ne fillim te kesaj fjale  modeste,se pikerisht ne keto dite feste kur ne zemrat dhe shpirtin e cdo tropojani artist bucet kenga dhe vallja,ne sot jemi mbledhur ne kete ambient te bukur,terheqes dhe clodhes,ku ndihemi jashtezakonisht komod,fale zemergjeresise dhe shpirtmiresise te pronarit te ketij loklai,intelektualit dhe specialistit te nderuar,Ahmet Malaj dhe djemve te tij,te cilet me mundin dhe djersen e tyre ne perendim kontribuan dhe hodhen nje gurthemeli ne bazamentin e qyteti tone,Bajram Curri,per te treguar dhe per te dhene shembull se edhe ketu,ne vendlindjen tone jetohet,ndaj t’I kthehemi pragut tone,qytetit tone.

Jo pa   qellim citova keta rreshta te nderuar pjesemarres,per te treguar nje te vertete,se tashme Bajram Curri,Tropoja jone po ndryshon per mire ne te gjitha sferat e jetes.

E le te kthehemi te personazhi I jone,per te cilin jemi mbledhur,tek Zog Hysenaj,nje personazh disi ndryshe,me nje emer te nje shpendi fluturues.nje poet,studiues,gazetar ne perurimin e librit me te ri “Ne sofren e artit”,nje balade ne vargje,ose sic e cileson vete autori,nje poeme folkloriko-etnografike,e para ne gjinine e saj ne letrat shqipe, e rrjedhimisht edhe nga krijuesit e Tropojes.

Per te shpalosur personalitetin dhe krijimtarine e Zog Hysenajt,ne fakt u ndodha disi impresionues per shume arsye,por duhet thene se ky autor ka te vecantat e tij edhe si njeri: Zogu ka punuar teknik ndertimi,ka qene perfaqesues i komunitetit mysliman ne Tropoje si myftiu I pare,ka studiuar fene islame ne Arabi,ka qene ne Meke dhe eshte titulluar Sheh,adhuron Hafiz Sabri Kocin e ndjere,ka qene valltar,kengetar,instrumentist me ansamblin “Dardania”,ka studiuar edhe  gazetari dhe ka qene disa vite gazetar,I ka rene rruzullit tokesor pothuajse ne cdo cep,ka shkruar poezi,proze,ka ne doreshkrim dhe gati per botim romane me subjekt Tropojen,vendlindja e tij ne vitet 1997-2000 te shekullit te kaluar,ka qene nje pijetar i jashtezakonshem,duke kthyer nje dyzine raki per te qetesuar shpirtin e tij krijues,me nje moral te madherishem,duke qene  dhe mbetur nje personalitet me vlera per Tropojen e jo vetem.

Libri me I ri i Zogut shpalos ne vargje,sic thote vete autori,vlerat e artisteve te shumte dhe te vecante te kesaj treve,duke qene edhe vete pjese e tyre.Ne nuk do ndalemi ne konfiguracionin e librit dhe trajtimin e tij artistikisht,se mbase kete do ta bejne lexuesit e shumte te krijimtarise se Zogut,por duhet theksuar se ky liber dedikuar brezave te kengetareve dhe valltareve te Tropojes,eshte nje bucete me lule te fresketa qe ne kete mesqershori u dhurohet artisteve te kesaj treve,si nje kujtim ,por edhe si nje thirrje per te vazhduar enderren e tyre brezat e ardhshem.

Qe ne leximin e pare te librit,me ka intriguar nje poezi me kater vargje,te cilen dua ta citoj perpara jush,te nderuar artiste:

Qysh s’e leva e rashe n’lesh t’delmes,

Boten mbare e kam shetite;

Kurre s’mu shue huji I etjes,

N’kange e n’valle qe m’kane rrite.

Keto vargje te bukura jane kredoja jetesore e Zog Hysenajt,I cili u lind ne Selimaj te Geghysenit historik ne qershor 1950.Arsimin e mesem e mbaroi ne vitin 1968 ne shkollen e ndertimit,duke punuar me pastaj si drejtues teknik deri ne fundin e viteve 90-te te shekullit te kaluar.

Zogu ka marre pjese aktivisht ne ansamblin e kengeve dhe valleve te Tropojes qe ne vitin 1968,pjesetar ne kater festivale kombetare ne Gjirokaster si instrumentist dhe valltar.Si njohes dhe interpretues I foklorit  eshte dekoruar me uredehrin “Naim Frasheri” I Klasit te Trete.

Pas viteve 90-te eshte specializuar per gjuhe arabe dhe teologji dhe eshte njohes I shume gjuheve te huaja,si arabe,turke,angleze,ruse,etj.Prej vitit 1991 deri 1997 ka qene myfti I Tropojes,ka punuar pergjegjes I konviktit te Medresese Tirane nga viti 1998 deri 2002 dhe me pas,deri ne 2010 drejtues teknik ne disa kompani ndertimi.

Eshte shquar si gazetar dhe publicist,duke botuar shkrime,analiza,opinione,kritike dhe investigime per aktualitetin ne gazetat e perditshme shqiptare,duke fituar karten e gazetarit nderkombetar.

Si poet I imazhit,me poezi te nje vargu te lire, ai eshte bere i njohur me botimin e tre librave me poezi,per te cilin kritika dhe stueisuesite letersise kane vleresuar poetin Zog Hysenaj.Ja se c’thote poeti kombetar Adem Istrefi,I cili eshte edhe redaktori I tij.Citojme: “Nuk njoh ndonje poet me emer kaq te rralle e kaq te perputhshem me te…Sidomos me nje emer symbol flatrimi dhe kengezimi…Dhe nese duhet pershendetur ardhja e ketij poeti,sikunder duhet pershendetur edhe per keter ze shperthyes dhe dramen bjeshkore qe vaZhdon te luhet ne nje teater absurd te ererave mitike qe kujtonim se mund te ishin vetem trille te Perendive mitike.”

E I tille mbetet Zog Hysenaj,nje lis poetik ne bjeshket e vendlindjes se tij,nje zog kengetar majes se Hekurave qe ne cdo stine te vitit ciceron permallshen keto vargje:

Sikur barin mbi rudina,

Toka e te pareve rrite artsite;

Bash si ajri ,fryma e jetes;

Frymon arti dite per dite.

 

Libra te tjera kane me u shkrue,

Kanga e vallja kurre s’pushojne;

Ne ju prime me aq sa mujtem,

Kohet ecin,ma nalt shkojne…

 

E Zog Hysenaj nuk ndalet,vargjet e tij lexohen dhe vleresohen.Ne manifestimin tradicional “Ora e Poezise”,Tropoje 2013,organizuar nga Klubi I Shkrimtareve dhe Artisteve te Tropojes,Zogu u vleresuar me cmim per poezine me te mire.

Enderra dhe realiteti i poeti rrugetojne ne pafundesi.

Gjon Neçaj

B.Curri, me 14 qershor 2013.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora