E shtune, 27.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Turqia - bastioni i autoritarizmit islamik

E merkure, 05.06.2013, 07:52 PM


Turqia - bastioni i fundit i autoritarizmit islamik

Nga Pirro Prifti

Po shohim çuditërisht që edhe Turqia papritur për sytë e shqiptarëve, por edhe të botës, është përfshirë në një valë protestash të dhunshme në të cilat janë vrarë tre vetë dhe janë plagosur me dhjetra  të tjerë. Kjo valë protestsh  ka habitur dhe analistët më të mirë të BE dhe SHBA për nga dhuna e përplasjes së demonstruesve por pa ndonjë shkak serioz tw dukshëm që të justifikonte përplasjen dhe demonstratat disa ditore.

Argumentet mund të jenë të shumta por mendoj se janë disa faktorë të rëndësishëm që kanë sjellë konfrontimin.

Gjithçka sipas The Economist të dt.4/06/2013, filloi me një pemishte fiqsh. Për muaj me radhë një grup i palëkundur mjedisorësh kishin protestuar kundër një projekti të mbështetur nga qeveria për të prerë pemët, që t’i hapej rruga një qendre tregtare dhe kompleksi rezidencial në sheshin e famshëm ‘Taksim’ të Stambollit. Javën e shkuar ata organizuan një tubim paqësor, kamping, këngë dhe valle afër pemëve të kërcënuara. Megjithatë më 31 maj, policia kundërveproi dhunshëm duke djegur çadrat e ngritura aty dhe duke rrahur demonsturesitt, dhe kështu ka vazhduar gjithë këto ditë me gjitha apologjinë e Presidentit Gyl, i cili tha se… po shpreh ndjesë - jo për pjesën që po dhunon…, por dhe të Kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan i cili ndodhet jashtë vëndit në vizitë zyrtare.

Vala e protestave ishte krejtësisht e papritur. Protestuesit vinin nga të gjitha shtresat ideologjike, fetare dhe klasore. Shumica janë të rinj. Por ka shumë turq në moshë, mjaft prej tyre sekularistë, disa tej mase religjiozë. Ka homoseksualë, armenë, anarkistë dhe ateistë. Ka gjithashtu anëtarë të pakicës myslimane alevite.

Ajo që i bashkon është ndjenja e përbashkët, se një Erdogan gjithnjë e më autokratik është i vendosur për të detyruar pikëpamjet e tij mbi të tjerët.

Por gazetat proqeveritare vazhdojnë të fajësojnë provokatorët dhe ‘fuqitë e huaja’ të vendosura për të minuar Turqinë!!!

Kurse mijëra shtëpiake shtrihen nëpër ballkonet e tyre duke përplasur tenxheret, në shënjë përkrahjeje për demonstruesit dhe kundërshtimi ndaj politikave qeveritare.

Sigurisht që lëvizja e demonstruesve ishte paqësore dhekjo dukej nga kamerat që kishin kapur një zonjë të veshur me të kuqe, e cila ashtu paqësisht siç po demonstronte e veshur si një europiane, sulmohet nga policët e dhunshëm me gaz-lotsjellëssi në foton e mëposhtme. (http://ëëë.gazetatema.net/ëeb/2013/06/05/foto-reportazh-zonja-me-te-kuqe-behet-simbol-i-protestave/).

Në fillim Kryeministri Erdogan i ka cilësuar protestuesit si ekstremistë që jetojnë krah për krah me terroristët. Megjithatë disa ditë më vonë, Bulent Arinç (por dhe vetë Kryeministri Erdogan), ka kërkuar falje për dhunën e policisë. SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për dorën e rëndë të policisë kundër protestuesve.

Shkaqet duhet të jenë madhorë.

Së pari, kanë të bëjnë kryesisht me problemet ekonomiko-financiare që po has Turqia  përsa i përket buxhetit të saj deficit buxhetor i të cilës me sa duket është i madh, megjithse në aparencë duket se Turqia po jeton nën udhehqjen e Erdoganit një të ashtuquajtur `bum ekonomik` por kryesisht falë importeve dhe turizmit.

Në vitin 2013 shpenzimet e buxhetit të Turqisë u parashikuan të jenë 404 miliardë lira (rreth 170 mld euro), të ardhurat 370,1 miliardë lira (156 mld euro), ndërsa deficiti buxhetor 34 miliardë lira turke (rreth 14 mld euro) (http://ëëë.trt.net.tr/trtëorld/fr/neësDetail.aspx?HaberKodu=8aab0bb6-19ed-446e-b7bc-6d0d5896381c).

Pavarësisht rritjes ekonomike që Turqia ka shënuar në vitin 2011 një rritje ekonomike prej gati 7,5 %, ndërsa qeveria në Ankara shpreson se rritja gjatë këtij viti do të jetë 4%, eksportet dhe importet turke po rriten që është edhe një sinjal tjetër për rritjen e fuqisë ekonomike të Turqisë. Ndërkohë ajo ka arritur nivelin e shtatë në Evropë dhe zë vendin e 15 në botë. Njëkohësisht Turqia është një prej vendeve me borxhet më të ulëta në Evropë, pas Suedisë dhe Çekisë. Borxhet e saj kapin shifrën prej 42 % të prodhimit të përgjithshëm bruto.

Ekonmisti Mustafa Sonmez thotë se nuk duhet optimizëm i tepruar sepse ekonomia turke varet nga importet.

Në fakt deficit buxhetor i ka  kaluar 10%, dhe megjithë mrrekullinë ekonomike turke  ku në vitin 2011 kishte një rritje prej 7.5%, “të ardhurat mesatare në Turqi edhe më tej janë në një nivel shumë më të ulët se në BE – gati përgjysmë më të ulëta”, Turqia ka 2.8 milionë të papunë dhe rreth 10 milionë turq janë jashtë vendit të tyre. Pra ekonomia rurale është dobët dhe shumica e të ardhurave vjen nga turizmi që është kryesisht europiano-perëndimor.

Së dyti,  shkak tjetër është përplasja e dy sistemeve sociale të kundërt në përmbajtje në të cilën vihet re dëshira e shumicës për të shkuar në përëndimdhe për të jetuar mirë në mënyrën liberal-demokratike të BE, SHBA, ku feja nuk ndikon shumë në marëdhëniet e njerzve shteti është laik me tërë kuptimin e fjalës, dhe ng ana tjetër traditat shekullore të jetesës së popullsisë turke të cilat kën jetuar dhe jetojnë nën ligjet islamike jo të ligjëruara në kodin civil dhe penal turk, por të pa shpallura. Kjo diferencë botkuptimesh ndaj jetës, shoqërisë dhe moralit, ka krijuar tensione të cilat kanë shpërthyer ashtu papritur njëlloj si shpërthimet jo-konformiste të zakonshme të adoleshentëve ndaj sistemit, prindërve dhe moralit.

Kjo duket fare mirë në foton e mëposhtme ku rinia e europianizuar ndeshet me ligjin e ashpër të një shteti me kryeministër autokrat.

Shkaku i tretë mesa duket është tërësisht politik. Duket fare mirë se zgjedhja për herë të tretë në qershor të 2011 e Kryeministrit autokrat Rexhep Taip Erdogan i cili ka llogaritur për vehten e tij edhe një dëshirë për President sapo të mbarojë mandatin  duke e bërë  armik tashmë Presidentin actual Gyl, ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe ndër qarqet opozitare, të cilat duke patur frikë një konfrontim të dukshëm në parlament qoftë për shkak të `mrrekullisë ekonomike` Erdogan, qoftë për shkak të disfatës që pësuan në mbrojtjen e kastës së ushtarakëve e cila ligjërohej në Kushtetutën e Mustafa Qemal Ataturkut- janë duke fërkuar duart pasi po shohin se përplasjet e demonstruesve me policinë për dy ceshtje jo politike si:

-           Anullimi i projektit për prishjen e parkut `Taksim`,

-           Anullimi i  ndalimit të pijeve alkoolike , ndalim i cili bie era fanatizëm fetar,

po kthehet në një cështje politike e cila ashtu si një plagë me qelb e pa mjekuar mirë po `infekton` politikën turke.

Për Turqinë, nuk mund të merren në konsideratë as pranvera arabe dhe as budallallëku i shkatërrimit të fuqisë së Presidentit sirian Shia,Bashar Al Asad me guerrile terroriste suni; për Turqinë duhet të merret në konsideratë, kërkesa e saj për integrim në Europë, kërkesë e cila vjen pikërisht nga islamiku i butë por autokrat Rexhep Taip Erdogan, këresë e cila ka vënë në përplasje të pastërta politike të fuqive europiane me të  C/V kristiane, të cilat i trëmben një Turqie të fuqishme në BE.

Loja e guximshme por e rrezikshme e politikanit Erdogan përsa i përket politikave të jashtme të mirë-orientuara edhe nga SHBA në formën e gjeopolitikës së jashtme të Turqisë në të ardhmen është e qartë dhe konsiston në:

-           Integrimi në BE, (dhe me këtë rast edhe zgjidhja e problemeve të emigrimit turk në Europë),

-           Idea e afrimit të vëndeve ish-koloniale turke si Bosnja dhe Kosova, (më pak Shqipëria), nëpërmjet `pushtimi ekonomik turk`, dhe nëpërmjet zgjimit të idesë tek popujt e Ballkanit, së një Turqie të madhe perandorake por tashmë më `të mirë`, duke kërkuar rishikimin e histories por dhe duke na kujtuar se popujt e shtypur  të Ballkanit, e kanë ende Sindromën e Stokholmit dhe mund të bëhen e këtyre politikave,

Kjo strategji politike  e cila mund të përjetësojë figurën autokratike të Rexhep Taip Erdoganit në Turqi, por edhe në Ballkan, qoftë edhe duke u bërë President, ka shërbyer si nxitës shtesë në këto demonstrata në Ankara dhe Stamboll  duke shërbyer si paralajmërim  serioz i politikës turke e cila kërkon që strategjia dhe gjeopolitika turke të miratohen njëherë në parlament, të bëhen reformat përkatëse sociale dhe ligjore përfshi këtu atë që kërkon komuniteti europian: respektimi i lirive fetare, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut ashtu si dhe dhënia e të drejtës së minoriteteve për të shkruar e folur gjuhën e tyre ( janë zyrtarisht rreth 3.4 milione individë me origjinë shqiptare), laicizmi shtetëror, dhe ri-vënia në funksionim e Kishës së Shën Sofisë në Stamboll me atributet e një Kishe dhe jo si muze.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora