| E merkure, 05.06.2013, 07:52 PM |
Turqia -
bastioni i fundit i autoritarizmit islamik
Nga Pirro Prifti
Argumentet
mund të jenë të shumta por mendoj se janë disa faktorë të rëndësishëm që kanë
sjellë konfrontimin.
Gjithçka
sipas The Economist të dt.4/06/2013, filloi me një pemishte fiqsh. Për muaj me
radhë një grup i palëkundur mjedisorësh kishin protestuar kundër një projekti
të mbështetur nga qeveria për të prerë pemët, që t’i hapej rruga një qendre
tregtare dhe kompleksi rezidencial në sheshin e famshëm ‘Taksim’ të Stambollit.
Javën e shkuar ata organizuan një tubim paqësor, kamping, këngë dhe valle afër
pemëve të kërcënuara. Megjithatë më 31 maj, policia kundërveproi dhunshëm duke
djegur çadrat e ngritura aty dhe duke rrahur demonsturesitt, dhe kështu ka
vazhduar gjithë këto ditë me gjitha apologjinë e Presidentit Gyl, i cili tha
se… po shpreh ndjesë - jo për pjesën që po dhunon…, por dhe të Kryeministrit
turk Rexhep Taip Erdogan i cili ndodhet jashtë vëndit në vizitë zyrtare.
Vala e
protestave ishte krejtësisht e papritur. Protestuesit vinin nga të gjitha
shtresat ideologjike, fetare dhe klasore. Shumica janë të rinj. Por ka shumë
turq në moshë, mjaft prej tyre sekularistë, disa tej mase religjiozë. Ka
homoseksualë, armenë, anarkistë dhe ateistë. Ka gjithashtu anëtarë të pakicës
myslimane alevite.
Ajo që i
bashkon është ndjenja e përbashkët, se një Erdogan gjithnjë e më autokratik
është i vendosur për të detyruar pikëpamjet e tij mbi të tjerët.
Por
gazetat proqeveritare vazhdojnë të fajësojnë provokatorët dhe ‘fuqitë e huaja’
të vendosura për të minuar Turqinë!!!
Kurse
mijëra shtëpiake shtrihen nëpër ballkonet e tyre duke përplasur tenxheret, në
shënjë përkrahjeje për demonstruesit dhe kundërshtimi ndaj politikave
qeveritare.
Sigurisht
që lëvizja e demonstruesve ishte paqësore dhekjo dukej nga kamerat që kishin
kapur një zonjë të veshur me të kuqe, e cila ashtu paqësisht siç po
demonstronte e veshur si një europiane, sulmohet nga policët e dhunshëm me
gaz-lotsjellëssi në foton e mëposhtme.
(http://ëëë.gazetatema.net/ëeb/2013/06/05/foto-reportazh-zonja-me-te-kuqe-behet-simbol-i-protestave/).
Në fillim
Kryeministri Erdogan i ka cilësuar protestuesit si ekstremistë që jetojnë krah
për krah me terroristët. Megjithatë disa ditë më vonë, Bulent Arinç (por dhe
vetë Kryeministri Erdogan), ka kërkuar falje për dhunën e policisë. SHBA dhe BE
kanë shprehur shqetësim për dorën e rëndë të policisë kundër protestuesve.
Shkaqet
duhet të jenë madhorë.
Së pari,
kanë të bëjnë kryesisht me problemet ekonomiko-financiare që po has Turqia përsa i përket buxhetit të saj deficit
buxhetor i të cilës me sa duket është i madh, megjithse në aparencë duket se
Turqia po jeton nën udhehqjen e Erdoganit një të ashtuquajtur `bum ekonomik`
por kryesisht falë importeve dhe turizmit.
Në vitin
2013 shpenzimet e buxhetit të Turqisë u parashikuan të jenë 404 miliardë lira
(rreth 170 mld euro), të ardhurat 370,1 miliardë lira (156 mld euro), ndërsa
deficiti buxhetor 34 miliardë lira turke (rreth 14 mld euro)
(http://ëëë.trt.net.tr/trtëorld/fr/neësDetail.aspx?HaberKodu=8aab0bb6-19ed-446e-b7bc-6d0d5896381c).
Pavarësisht
rritjes ekonomike që Turqia ka shënuar në vitin 2011 një rritje ekonomike prej
gati 7,5 %, ndërsa qeveria në Ankara shpreson se rritja gjatë këtij viti do të
jetë 4%, eksportet dhe importet turke po rriten që është edhe një sinjal tjetër
për rritjen e fuqisë ekonomike të Turqisë. Ndërkohë ajo ka arritur nivelin e
shtatë në Evropë dhe zë vendin e 15 në botë. Njëkohësisht Turqia është një prej
vendeve me borxhet më të ulëta në Evropë, pas Suedisë dhe Çekisë. Borxhet e saj
kapin shifrën prej 42 % të prodhimit të përgjithshëm bruto.
Ekonmisti
Mustafa Sonmez thotë se nuk duhet optimizëm i tepruar sepse ekonomia turke
varet nga importet.
Në fakt
deficit buxhetor i ka kaluar 10%, dhe
megjithë mrrekullinë ekonomike turke ku
në vitin 2011 kishte një rritje prej 7.5%, “të ardhurat mesatare në Turqi edhe
më tej janë në një nivel shumë më të ulët se në BE – gati përgjysmë më të
ulëta”, Turqia ka 2.8 milionë të papunë dhe rreth 10 milionë turq janë jashtë
vendit të tyre. Pra ekonomia rurale është dobët dhe shumica e të ardhurave vjen
nga turizmi që është kryesisht europiano-perëndimor.
Së
dyti, shkak tjetër është përplasja e dy
sistemeve sociale të kundërt në përmbajtje në të cilën vihet re dëshira e
shumicës për të shkuar në përëndimdhe për të jetuar mirë në mënyrën
liberal-demokratike të BE, SHBA, ku feja nuk ndikon shumë në marëdhëniet e
njerzve shteti është laik me tërë kuptimin e fjalës, dhe ng ana tjetër traditat
shekullore të jetesës së popullsisë turke të cilat kën jetuar dhe jetojnë nën
ligjet islamike jo të ligjëruara në kodin civil dhe penal turk, por të pa
shpallura. Kjo diferencë botkuptimesh ndaj jetës, shoqërisë dhe moralit, ka
krijuar tensione të cilat kanë shpërthyer ashtu papritur njëlloj si shpërthimet
jo-konformiste të zakonshme të adoleshentëve ndaj sistemit, prindërve dhe moralit.
Kjo duket
fare mirë në foton e mëposhtme ku rinia e europianizuar ndeshet me ligjin e
ashpër të një shteti me kryeministër autokrat.
Shkaku i
tretë mesa duket është tërësisht politik. Duket fare mirë se zgjedhja për herë
të tretë në qershor të 2011 e Kryeministrit autokrat Rexhep Taip Erdogan i cili
ka llogaritur për vehten e tij edhe një dëshirë për President sapo të mbarojë
mandatin duke e bërë armik tashmë Presidentin actual Gyl, ka
shkaktuar një pakënaqësi të madhe ndër qarqet opozitare, të cilat duke patur
frikë një konfrontim të dukshëm në parlament qoftë për shkak të `mrrekullisë
ekonomike` Erdogan, qoftë për shkak të disfatës që pësuan në mbrojtjen e kastës
së ushtarakëve e cila ligjërohej në Kushtetutën e Mustafa Qemal Ataturkut- janë
duke fërkuar duart pasi po shohin se përplasjet e demonstruesve me policinë për
dy ceshtje jo politike si:
- Anullimi i projektit për prishjen e
parkut `Taksim`,
- Anullimi i ndalimit të pijeve alkoolike , ndalim i cili
bie era fanatizëm fetar,
po
kthehet në një cështje politike e cila ashtu si një plagë me qelb e pa mjekuar
mirë po `infekton` politikën turke.
Për
Turqinë, nuk mund të merren në konsideratë as pranvera arabe dhe as
budallallëku i shkatërrimit të fuqisë së Presidentit sirian Shia,Bashar Al Asad
me guerrile terroriste suni; për Turqinë duhet të merret në konsideratë,
kërkesa e saj për integrim në Europë, kërkesë e cila vjen pikërisht nga
islamiku i butë por autokrat Rexhep Taip Erdogan, këresë e cila ka vënë në
përplasje të pastërta politike të fuqive europiane me të C/V kristiane, të cilat i trëmben një Turqie
të fuqishme në BE.
Loja e
guximshme por e rrezikshme e politikanit Erdogan përsa i përket politikave të
jashtme të mirë-orientuara edhe nga SHBA në formën e gjeopolitikës së jashtme
të Turqisë në të ardhmen është e qartë dhe konsiston në:
- Integrimi në BE, (dhe me këtë rast
edhe zgjidhja e problemeve të emigrimit turk në Europë),
- Idea e afrimit të vëndeve
ish-koloniale turke si Bosnja dhe Kosova, (më pak Shqipëria), nëpërmjet
`pushtimi ekonomik turk`, dhe nëpërmjet zgjimit të idesë tek popujt e
Ballkanit, së një Turqie të madhe perandorake por tashmë më `të mirë`, duke
kërkuar rishikimin e histories por dhe duke na kujtuar se popujt e shtypur të Ballkanit, e kanë ende Sindromën e
Stokholmit dhe mund të bëhen e këtyre politikave,
Kjo strategji politike e cila mund të përjetësojë figurën autokratike të Rexhep Taip Erdoganit në Turqi, por edhe në Ballkan, qoftë edhe duke u bërë President, ka shërbyer si nxitës shtesë në këto demonstrata në Ankara dhe Stamboll duke shërbyer si paralajmërim serioz i politikës turke e cila kërkon që strategjia dhe gjeopolitika turke të miratohen njëherë në parlament, të bëhen reformat përkatëse sociale dhe ligjore përfshi këtu atë që kërkon komuniteti europian: respektimi i lirive fetare, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut ashtu si dhe dhënia e të drejtës së minoriteteve për të shkruar e folur gjuhën e tyre ( janë zyrtarisht rreth 3.4 milione individë me origjinë shqiptare), laicizmi shtetëror, dhe ri-vënia në funksionim e Kishës së Shën Sofisë në Stamboll me atributet e një Kishe dhe jo si muze.