E premte, 26.04.2024, 10:29 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Konferenca e donatorëve për Kosovën

E hene, 12.05.2008, 10:04 PM


Skender Korça
Konferenca e donatorëve për Kosovën

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Askush nuk e di në Kosovë dhe nuk ka ide se çfarë do bëhet me këtë konferencë, përveç asaj që dijmë një datë në muajin korrik, datë të paralajmeruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financavë të Republikës së Kosovës. Cilat janë projektet konkuruese për këtë konferencë nuk bëhet fjalë sepse vetë fjala Konferencë e Donatorëve flet se “Do të fitojmë diçka”.
Ende shqiptarët në Kosovë po jetojmë në dekadën e depresionit të madh shoqërorë, të kushtëzuar nga fenomenet negative, të cilat provojnë humbjen e besimit dhe tendencat drejt rrënimit të besimit se do ja dalim së paku të marrim pjesë në “garën” e madhe botrore të mekanizmave ndërkombëtar sepse na duhet të kyqemi dhe të dijmë se në cilat dyer na gjendet një ilaq ekonomik për të rimëkëmbur këtë vend dhe shtet të sapo formuar. Një ego e shpresës e sofistikuar mbytëse, pa fryte, po synon heshtjen, dhunimin e të menduarit real, mënjanimin e mbylljen e gojës dhe izolimin në vetëpersonalitet të atyre që dijnë së paku të japin sugjerime se çfarë do duhet të bëjmë, të njerëzve me eksperiencë në ekonomi dhe intelektualë të tjerë praktik po i quaj të kohës, duke u dhënë mundësinë e dominimit të situatës njerëzve të shohin të vërtetën e rimëkëmbjes së tyre në ekonomi për të pasur një mirëqenje më të mirë e jot ë mbesin militantë të politikave shpresuese,  sikur avokatë në mbrojtje të së keqes për tu zhvilluar.
Koha ka vërtetuar se kjo periudhë e gjatë kalimtare midis dhunës dhe lirisë ka dhënë natyrën e një situate raskapitëse të qëllimtë, për ta kaluar situatën e brendshme të popullitn në planin ekonomik që duroi shumë, lodhjes së tij në gjendje reanimacionit ekonomik, për ta pasur atë përherë nën këmbë dhe më të lehtë për administrimin e pushtetit të ….
tyre nëse nuk zhvillohemi ekonomikisht, duke shkaktuar situatën më të rëndë edhe  moralo - psikologjike sikur ate ekonomike në tërë hapësirën e Kosovës, reflkeksion ky që mund të bartet me të  gjitha epilogjet se shpresa vdes por kërkohet veprim imediat.
Është nisë Kosova në rrugën e kërkim hapsirave vepruese, është caktuar Konferenca e Donatorëve për Kosovën, askush nuk e di në Kosovë dhe nuk ka ide se çfarë do bëhet me këtë konferencë, përveç asaj që dijmë një datë në muajin korrik, datë të paralajmeruar apo edhe koordinuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financavë të Republikës së Kosovës. Cilat janë projektet konkuruese për këtë konferencë nuk bëhet fjalë sepse vetë fjala Konferencë e Donatorëve flet se “Do të fitojmë diçka”
Dora e lypëse është e ftohët, e frikshme, të bënë të rrënqethësh, të skuqë nëse nuk e ke shtrirë mirë, të bënë të mbashë shpresën se do mbushet plotë…por..Sot është edhe më vështirë kur e di se ke me shkuar në garën e botës së parasë e investimeve dhe e ke më vështirë kur nuk di çka të kërkosh. Të kërkosh është edhe më lehtë por të prezentosh se çfarë ke për të arsyetuar për ekonomi kjo të vështirëson të marrësh diçka. Vdes shpresa, ikin donatorët, fillon pezmi e zhgënjimi, lindin sopekulimet se nuk kemi pritë me shumë, oksigjeni i reanimimit soset dhe ekonomia e rrënuar dhe investimet janë ëndërr në Kosovë.
Kosova është në uhdëkryqe edhe politike të pranimit të saj edhe në udhëkryein famkeq të ekonomisë.
Sa palë këpucë janë shkrrryer në Kosovë nga ish regjimi, sa palë të reja janë lustruar me llak si një mbulesë se po shtrëngohemi një ditë, por asnjeherë asnjërit në dekadën që po përfundon nuk po i shkon ndërmend të thotë se kush do na jep këpucët që të ecim vetë.
Debate për një Konferencë Donatorësh do zgjatnin me vjet për Kosovën, sepse asnjë nivel lokal, as qëndrorë e as Qeveria nuk ka përgaditë programin strategjik për të t’u instaluar në mekanizma ndërkombëtarë e kështu do e kemi më veshtirë se nuk kemi asnjë prioritet se me çfarë do shkojmë ne Konferencën e Donatorëve.
Na i dhanë këto apo ato, do mbulohet tërë kjo rrugë e nismë sikur në konferencën e parë të organizuar pas lufte për Kosovën, por dijeni se atë botë ishte ndryshe, ishim në një fazë emergjente e tash nuk do jemi të njejtë as me statusin, as me poltikat ekonomike, as me situatat dhe stabilitetin politik. Na dhanë çka  na kanë dhënë, do mësohemi edhe ne, se për të marrë diçka dhe për të pasë qasje do duhjet kohë, analizë si dhe do duhet angazhim, gjera që nuk i kemi dhe “besojmë se do na i falin edhe këto në konferencë e donatorëve të ëndrrës, ose do na qëllojnë në një lojë fati sikur fati i kësaj KOSOVE”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora