Kulturë
Poezi nga Ukshin Morina
E merkure, 17.04.2013, 07:21 PM
UKSHIN
MORINA
DIGJESH
NGA PRANVERA
Që prej
shumë kohësh ti ishe me mua,
në agun e
ftohtë
Ç’pagëzim
ti vej kësaj pjese të ngrirë,
ku
gjithçka lëviz mendjehumbur si një flutur fushe!?
Udhët e
mia u krijuan për të mos i shkelur më kurrë
edhe pse
dielli shtrihet i gjallë në të kaltrën e detit
Më thuaj
pra ti Zot i vetmisë sime,
ku mund
ta gjej dritën tënde!?
Në
ç’heshtje kreshpërore thyhet zëri yt?
Oh fytyrë
paqësore, ç’saktësi e mundur kjo
të kem
gjithherë me vete dritën e lotit tënd
Ç’aromë
temjani flokëve të tua
që si
gjeth vjeshte digjen nga pranvera.
NË KËNGËN
TËNDE FRYMOJ SONTE
Më ler
mos më trazo,
me
zhurmën e oqeanit dua të rri sonte
Vetëm
këtu mund të marr dashurin e këngës
që ti ma
dhurove mbrëmë
Këtu kur
zhurma më e lehtë e erës flenë mbi trupin tim
dhe yll i
bekuar që në qiell i humbur
nis natën
me të njejtën fytyr të ëmbël
Oh ti
shpirt i trazuar!
Kur ti
bie, unë zgjohem dhe samund kërkoj
si një
perlë e humbur deti
Ti je
ëndrra e neteve të mia
në këtë
vend kur hëna e varur ndez dritën
për ne që
të vetmit mbetëm në udhët e gjata
me sy të
ënjtur
Ndaj më
ler sonte, mos më lëndo më tej shpirtin
të digjem
në flakën e trëndafilave
Oh natë e
bekuar!
I lodhur,
hidhur nga jeta që ti më dhe mua,
por dhe
luksi një e mirë e keqe që unë se dua
Por le të
mbetem tek kënga, tek ti që më solle pranverën
Kaq e
madhe mbetet heshtja,
sa ti
erdhe me natën e pazëshme dhe mbete
në
përqafimin tim.
TI VJEN
NË FORMËN E ËNDRRËS
Ti vjen
ashtu në formën e ëndrrës në gjumin tim,
çdo
mbrëmje dëgjoj hapat që vijnë
dhe hijen
tënde tek rrëshket pranë shtratit
dhe
samund më puthë, buzët, sytë
I ndiej
duart e tua tek dridhen mbi trup
dhe
butësin e heshtjes kur thyhet nga shtërngimi yt
E dua
mërgimin tënd ta kem çdo çast me mua
I dua dhe
s’mundem pa ty
që si
rreze diellore pasqyrohet fytyra jote në burimin
kur shuaj
etjen në rrugët e gjata
Ti që nga
larg meje rron,
dhe
kontrollon gjithë dëshpërimin tim
Unë në kopshtin
e vetmisë sime
bashkë me
hijen gërshetuar,
fle dhe
zgjohem kur dielli lind në ballin tënd
Nuk e di
e ndoshta s’gaboj të them, se zëri yt
i ëmbël
është më i bukur se kënga që më përcolle mua
Ai
lundron në ujrat e qeta të detit
si një
melodi në dritën e shpirtit tim
dhe njom
sytë e mi blu...
Unë të
dua dhe në brengën më të madhe të zemrës
dhe kur
natën gjumin humbi
Unë të
dua dhe kur qetësia e natës therrmohet
në grimca
rëre dhe qielli të derdh lot...
VETËM PËR
TY...
Sot
ndryshe nga ditët e mia muzën e gjeta tek ti,
këtu tëk
pres hënxën
të mi
japi shpirtit një tjetër dritë
Po, unë i
vetmi shtegtar i natës,
që rrekem
pas syve të qeshur
në natën
e ngrohtë
Jam unë i
zgjuar në pagjumësin tënde,
i dënuar
më vramendje,
si fjalë
e pashpjegueshme që flet lumi Vjosa
A se
pagëzove kështu ti emrin e lumit tënd,
kur
shpirti im lotonte bashkë me yjet e largët???
E pra, ti
je frymëzimi im,
që
digjesh në heshtjen time pa ti thënë
ende
vargjet
me të
bukura që ti do zemra
Ti je vet
poezia pa të cilën unë vdes i etshëm,
pa mundur
të të puthë e as të shoh ty
Po vjen
një çast kur hëna perëndon
dhe se di
pse qanë tani, pse, pse, pse???
09 Prill
2013
PERENDESHA
E ËNDRRAVE TË MIA
Unë do të
doja të isha me ty edhe pse shpirti im
mbanë
gjithë pamundësin e kësaj dhembje
Kur ti
ndan natën me mua,
dhe vetën
lëshoj në duart e tua
Nata fle
e lodhur në sytë e mi dhe kur ti qanë
përtej
asaj distance të pamatë o Zoti im
dhe sa
vuaj nga ti moj perendesha e ëndrrave të mia!
E dua
trupin tënd dhe kur qielli bie në det
dhe deti
kthehet në shi atje në stinat e largëta,
ku
hyjnizohet e jotja bukuri
Dhe tash
tek jam në pyllin e egër,
i lodhur
më ëndrrat e tua dhe vuaj ,
si një
dhembje që kurrë s’ta thash
Lutëm
t’mos më shohësh natën duke ardhur
Ti në
gjumin e thellë në kufinjtë e imagjinatës sime
vështron
misterin e dashurisë
dhe me
duar të dridhura prekë lotin në faqe
S’mund të
largoj brengën dhe kur nata ngrinë
në pikën
e fundit të vesës
Aty në
bregun e thellë, prej nga ku
sodisë
vetmin e detit të errët
dhe yjet
e pagjumë që pulsojnë në qiell
...
TI JE VET
PRANVERA...
Ti je
pranvera që dhe pse shpirti im vdes,
unë do
mund te jetoj në ermimin e luleve te tua
Asgjë
s’më thotë vdekja ime,
kur ju
miqtë e mi
jetoni me
diellin e veshur me bukuri stinore
S’do ketë
lot as dhembje që të mund të ndalë
epërsinë
e këtij misteri të gjelbërt
Ti je vet
ajo që nga dimri vjen me flokrat e lagështa
bashkë me
bukurin e dritës së bardhë,
që vesh
shpirtin në emër të ripërteritjes
O zot
është vertet pranverë,
dimri u
rrëzua nën hijen e ngrohtë
dhe shiu
rrjedh në fusha
Unë që
prej kohësh i vdekur,
vishem me
ngjyrën tënde të butë
dhe vi në
formën e erës si lot i mbëmjes
paundier
mbi gjoksin tënd
Trupi im
është i lehtë, ka formën e gjethës
dhe
gjithë loti im rrjedh nga deget e një lisi të hershëm.
...