E premte, 26.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Studimi, 67 për qind e emigranteve në Greqi, janë shqiptare

E premte, 09.05.2008, 07:00 PM


Punojnë në të zezë

Emigrantet femra japin një kontribut të vlefshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë në shtetin fqinj, Greqi. Në Greqi grupi më i madh i femrave emigrante përbëhet nga shqiptarët, me 67 për qind. Por integrimi i tyre, në komunitet përballet me barriera të shumta. Ky është rezultati i një studimi të fundit, të qendrës kërkimore për barazinë gjinore, KETHI, sipas gazetës së përditshme greke, “Ekathimerini”.

Punësimi

Nga rreth 500 mijë femra emigrante në Greqi, shumica punojnë si kujdestare fëmijësh, pastruese ose shërbëtore, edhe pse rreth 25 për qind e tyre janë me arsim të lartë.

Shumë prej femrave më të reja në moshë, rreth 18 deri në 39 vjeç shprehen në studim, se do të dëshironin të hapnin një biznes të vetin, duke ndjekur shembullin e shumë bashkëmoshatareve të tyre në vendet përkatëse. Por barrierat për integrimin social dhe burokracitë me të cilat përballen kanë bërë që shumë prej tyre të qëndrojnë në punë shumë pak të paguara, argumentohet në studim.

Kombësia

Në Greqi shqiptaret zënë 67 për qind të shifrës totale të emigranteve të regjistruar, ndërsa 16.5 për qind vijnë nga ish-Bashkimi Sovjetik, 11.3 për qind nga vendet e Ballkanit dhe 5.1 për qind nga Polonia dhe Filipinet, tregon studimi. Nga grupi i polakeve dhe filipinezeve, shumë janë shprehur se kanë qëllim të kthehen në vendet e tyre të lindjes, ndërsa vetëm dy të tretat e grupeve të tjera kanë për qëllim të qëndrojnë në Greqi, thuhet në raport. Grup-mosha e grave emigrante në shtetin grek, është rreth 30 deri në 49 vjeç dhe 66 për qind e tyre kanë një ose dy fëmijë. Pjesa më e madhe, sipas studimit, kanë mësuar në mënyrë autodidakte gjuhën greke, duke lexuar libra apo nëpërmjet televizioneve, sipas Laura Maratou-Alibranti, drejtuesja e Qendrës Kërkimore KEPE.

Puna në të zezë

Një tjetër pikë e vështirë me të cilën përballen femrat emigrante në tregun e punës në Greqi, është edhe mosdashja e punëdhënësve të tyre për të paguar kontributet e sigurimeve shoqërore. Si rezultat, një në çdo dy emigrante femra bëjnë një punë për të cilën paguhen në të zezë, dhe kryesisht përfitojnë të ardhura shumë të pakta, edhe pse punojnë për një kohë më të gjatë. Sipas Nanci Papaelksandi, zëvendësrektore e Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Athinë, kjo nuk duhet të përcaktojë rastin e femrave emigrante, sepse ato “përbëjnë një kapital human domethënës, që duhet të merret në mbrojtje”. Por burokracia, kryesisht kërkesat dhe lejet e qëndrimit që emigrantët duhet të rinovojnë rregullisht, tregojnë se ata janë të ligjshëm vetëm përgjatë 6 muajve të vitit.

Të dhëna

4,6 për qind ka rezultuar inflacioni në mars, një prej shifrave më të larta të shënuara deri tani

4,4 për qind ka rezultuar inflacioni në prill, duke treguar një nivel të lartë të rritjes së çmimeve

2,5 për qind është diferenca në krahasim me prillin e 2007-s, kur shifra ishte 1,9 për qind 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora