Kulturë
Libri ''Te delta e mjellmave'' nga Adem Zaplluzha
E diele, 07.04.2013, 05:32 PM
Adem Zaplluzha
TE DELTA E MJELLMAVE
POEZI
Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”
Kastriot
2o13
Redaktor:
Bedri Neziri
Recensent :
Mazllum Baraliu
Lektor:
Veli Veliu
Botimin e këtij libri financiarisht e ndihmoi Departamenti për kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës
Adem Zaplluzha
TE DELTA E MJELLMAVE
POEZI
Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”
Kastriot
2013
Poet i simboleve dhe mendimit të thellë
Poeti kosovar Adem Zaplluzha vjen
rishtas me një vëllim të ri poetik të titulluar “Te delta e mjellmave”.
Është libri poetik i 80 -të i këtij poeti kaq prodhimtar, e megjithatë lexohet
sikur të ishte libri i parë i jetës së tij si poet. Adem Zaplluzha është sot
një nga poetët më kurajë dhe më i përkushtuar ndaj poezisë, dhe jo vetëm asaj.
Përkushtimi ndaj artit të poezisë e ka bërë poetin Zaplluzha
që të ndërtojë stilin e tij të poetikës , të mjeshtërisë së dhënies së
mendimeve duke i skanuar një filozofi të mirëfilltë nëpërmjet simboleve të
shumta e tejet të gjetura. Prandaj ,kam theksuar dhe vazhdoj të konstatoj se në
krijimtarinë e bollshme të këtij poeti kemi të bëjmë me filozofinë e jetës. Nuk
është aspak normale që të mendohet se ekziston rreziku i përsëritjes. Po,ky
rrezik, mund të ekzistojë thjeshtë për një lexues që shfleton përciptazi, por e
kundërta ndodh me njeriun e ditur, atdhetar, të thjeshtë që është larg euforive
dhe sloganeve e që e thith mendimin e poezisë.
Kështu lexohet poezia e Adem Zaplluzhës që e sheh botën e kosovarëve në Kosovën e lirë, ashtu siç është,me andrallat e ndërtimit të një jete të re, në përpjekje për të tejkaluar ato të këqija që aty këtu mbeten. Këto konstatime përfitojmë nga ky libër i fundit i Adem Zaplluzhës, konstatime që shqetësojnë jo vetëm nënat por dhe lumenjtë, lisat e zogjtë e hapësirave kosovare.
Diku në Ballkanin e trazuar
Prej kryqeve
Dhe gjysmë hënave,
Një
nënë vajton mbi një hartë
Fatin e grisur të atdheut.
Në këtë libër të ri që mbështetet
nga Shoqata e Shkrimtarëve “ Fahri Fazliu”
të Kastriotit dhe nën kujdesin e recensentit
Mazllum Baraliu e lektorit Veli Veliu , lexuesi do të gjejë konceptualitet e
lirisë të stigmatizuara në simbolet e mjellmës. Mjellma, kjo “ zonjë e rëndë “
jo vetëm e liqeneve shqiptare e ka frymëzuar
poetin tej mase duke e bërë që të krijojë kaleidoskope me pamje nga më
të ndryshme të këtij shpendi fisnik.
Mjellma për Ademin është si një nuse e bukur, një vajzë e trishtuar, një
konkuruese me zogjtë e tjerë, një mjellmë e murosur, një krijuese deltash ( të
lumenjve) . Janë pikërisht këto struktura të ndërtimit të simboleve që e bëjnë
poetikën e Ademit modern, jashtë skemave skeletore të rëndomta e të shumë përsëritura të poezive që botohen nëpër faqet e gazetave politike të ditës.
“
Libri i mjellmave “ , do ta quaja këtë vëllim të ri poetik. Ky libër sjell
akuarele të veçanta me fluturime mjellmash jo në qiej të zakonshëm por për
midis mjegullnajave të kohës “ që shi
nuk lëshojnë” apo “erës, kjo që than
pendët e mjellmave”.
Nuk mungojnë në këto akuarele edhe simbolet e reja që poeti Adem Zaplluzha na ofron rishtas, atë të dunave. Koncepti i futjes së këtij simboli shkon paralel me atë të deltës së lumenjve, që në rastin tonë është delta e mjellmave. Dunat janë grumbullimi i mendimeve, ngjarjeve, njerëzve, zogjve, antitezave dhe kontradiktave të mendimeve.
E mbi këto duna fluturojnë trishtimet e mjellmave
, e vetë mjellmat intersektohen me fjalë njerëzish e me pamje qytetesh ku
dridhjet e xhamave të vitrinave rezonojnë me dridhjet e mendimeve dhe me
rrahjen e krahëve të mjellmave.
Janë këto përsiatje që ilustrojnë poezitë moderne të librit “Te delta e mjellmave”, përsiatje që japin pak a shumë dhe melodiozitetin e vargjeve të poezive të ndryshme. Ja një varg i Adem Zaplluzhës ‘’ shirat kishin ndërruar pamjen” që na kujton De Radën me vargjet lapidare “ jeta lisa kish ndërruar”.Muzikaliteti në poezinë e Zaplluzhës është i tipit “muzikalitet mendim”. Ai , poeti vuan dhe trishtimin, revoltën, ndjenjat e bukura për njeriun e dashur apo për qytetin e tij i tregon me forma të ndryshme e tek i shpreh me forcë, qetësohet.
Ato
mote të prera
Te
shkallët e liqenit
Ikën
mbi kujtime mjellmash
Ikën
nëpër pluhurin e harresës
Me një sini të artë!
Duke ndërtuar laboratorin e
metaforave, simboleve e metonomive , poeti arrin të kapë majën e mendimit
filozofik ,duke hyrë thellë në shpirtin e njeriut, jo nëpërmjet predikimit
sloganesk, por me magjinë e gjykimit të dekoruar me figurat që natyra na
dhuron. Kjo është një vuajtje e poetëve të mëdhenj, vuajtje jo për të gjetur
figurat komerciale por
një vuajtje shpirtërore që kërkon mënyra të shërimit të shpirtit të vetë
poetit.
Në një pasazh prej interneti, kam
gjetur një shkrim të një poeteje dhe
studiuese për poetin e madh lirik Lasgush Poradeci , e cila thotë:
“…ai kish një muaj që përgjonte ardhjen
e mjellmave nga Ohri. Ato ende s’kishin fluturuar mbi liqen, sepse nuk
kishte ardhur nata e shenjtë e qirinjve që lundrojnë mbi ujë!”
Si gjithmonë ,edhe në këtë libër të
ri, nuk mungojnë poezitë për atdheun, për muajin e ngjarjeve, marsin, për
Prekazin e për lumin e ëndrrave të Adem Zaplluzhës, Lumëbardhin.
E poeti udhëton rrugëve të çuditshme:
Ky
udhëtim i tejdukshëm
Me
dizgjinët prej ere
Si
kaprojtë e egër
Kalëron qiejve.
Ashtu është, udhëtimi i poetit me këtë libër
është si pamjet e poezive të tij e ai kalëron i sigurt me artin e tij poetik, i
bindur se po i jep gjithçka popullit të tij.
I qoftë kalërim i mbarë!
Fatmir Minguli
TROKITJA
Njëqind vjet trokita
Ne veten e parë
Asnjë korbë
Nuk u ndalë te molla
U thash në veten e dytë
Zhdukuni nga zhgjëndrra e ime
Ju ende krakëllini
Si kjo natë e lemerishme
Kur dënesa në veten e tretë
Mushmollat i shkundi era
Sa shumë lot kishin mjegullat
Në sytë e përlotura të hënës
Prishtinë, O1. shkurt 2013
LUMENJ FJALËSH
Sa shumë po i përngjajnë
Këto gurë
Atyre të pendimit
Nga duart e murrme të ditës
Pikojnë mëkatet
Një lule e fishkur
Në sytë e njeriut sfinks
Përjeton
Baladën e një krakëllime
Po ikin zogjtë nga fshati im
Po ikën
Edhe e nesërmja nëpër tundimin
E erës
Ku t’i kërkoj ciflat e fjalëve
Që i lash peng mjellmës
Sot në mëngjes mëllaga e kuqe
I humbi të gjitha rrugët
Në kokrrat e papjekura të klorofilit
2.
Një zog nate
Qante me qyqen e bardhë
Lumenj fjalësh
Derdhen
Nëpër brigjet e kujtesës
Balada e mykur e lumëbardhit
Qetësisht noton
Deri te portat ujore
Të Jonit të kaltër
Lumenj fjalësh
Mbi të kaluarën
Dhe të ardhmen e imagjinatës
Një mjellmë e bardhë
Fluturoi tej hapësirës
DIKU NË THELLËSI
Mbase
Trokita fshehurazi
Në amalgamën e heshtjes
Dolën nga këmishët e fëmijërisë
Me qindra cifla kujtimesh
Dolën dhe ikën tejpërtejmes
Cicërimat e zogjve të egër
Në pasqyrën e ndryshkur
Diku në thellësi
Prej të qeshurave
Zgërdhihej një njeri
Moj amalgamë e
tejdukshme
Që fle
Në dunat e shpirtit
Më rrëfe si dikur
Të lutem më rrëfe
Për fluturimet e
mjellmave
Nëpër sqepa plepash
Më trego
Për thyerjen e hijeve
Në parmakët e këputura
Të qepenave
Më rrëfe të lutem
Për tregimin në
heshtje
Që të ngufati dikur moti
Në fëmijëri
DO PRESIM EDHE PAK
Nën degët e thyera
Të mollëve
Një arkivol i kaltër
Noton deri
Ose përtej portave të
Janinës
Nëpër tehun e një trishtimi
Po ikin gjethet e kalbura
Të kësaj stine
Nëse vdesin detet
Nën pashnikun e etjes
Kurrë më
Nuk do të flenë guacat
Cili lumë buroi mbrëmë
Nën qepallat e ikjes
së zogjve
Nën thundrat e kalit
të egër
Të Myftarit u zgjua
smira
U zgjuan mallkimet
Ato mote të prera
Te shkallët e liqenit
Ikën mbi kujtime
mjellmash
Ikën nëpër pluhurin e
harresës
Me një sini të artë
2.
Po shterojnë lumenjtë
e shpresës
Tek kthesa e fundit
Të udhës së vjetër
Dy mjellma të egra
Hynë në valsin e
mbrëmjes
Do presim edhe pak
Deri sa të piqen
sheftelitë
Sa me mallëngjim
Qajnë te moli
Një plak besnik
Dhe një e ve
Për degët e shkundura
Të një nerenxe
NË KËTË KOHË TË LIG
Qohet peshë nga heshtja
Lëvorja e drurit
Nën lëkurën e kujtesës
Zbërthehen hijet e
lakuara
Nga baladat e vjetra dalin nuset
Në dukje mjellmash
Dhe i krehin flokët
Në trishtimin e hënës
Në një lumë
Lahet një pjesë e
kujtesës
Kurse ajo tjetra
Si sogjetarë tundimesh
Përkundet nën rrezet e
pritjes
Me flokë të shprishura
Nënat dalin në rrugë
Dhe përshëndeten me
meteorët
Që pahiten nën hije
Kush i ftoi shirat
Të mbështjella me
trishtim
Në këto kohëra të liga
Njerëzit akoma vdesin vertikalisht
NË LAGJEN TONË
Në lagjen tonë
Në çdo kohë hapen
dyert
Gjethet e zverdhura
I mbyllin dritaret
ligështimit të erës
Kalldrëmeve tërmal
Kundrojnë lehjet e
lukunive
Një furtunë e paparë
Shpërthen
Nga xhepat e arnuara
të ditës
Lëkunden çatitë
Tunden rrapet si
rrënjët e lundrave
Daulltarët nuk
pushojnë
Duke mi rënë
Daulleve të kushtrimit
Në pasqyrën e mendjes
Nuk ndalen varkat
Vijnë e shkojnë këndej
pari
Ushtritë
Me gjeneral të çmendur
Në lagjen tonë
Nuk ka mbetur asnjë
arkivol
Po largohen edhe
skeletet
E karbonizuara
Në lagjen tonë
Me nga një copë thesi
të shqyer
Mbështillen hijet
E arnuara prej dhembjeve
NUSET
Të rënët
Gjethe zogjsh
Mbi pastelet e shiut
Kur u shembën kalatë
Kjo erë e molisur
Hyri në flokët e
mjellmave
Një nënë
Mbi një gurë të murrmë
Shikon se si tretet
Një copë mjegulle e
brymte
Nga troku i kalit të
egër
Nëpër kalldrëmet e
shkulura
Shpërthejnë
Xixëllonjat e shpresës
Mbi çatitë e vetmuara
Mjaullinë ca mace
Yjet bredhin nëpër
flokët
E shprishura të hënës
Te baladat
Këndojnë nuset e mira
Të rënët
Herë zbresin
E herë i hipin kuajve
të egër
Nuset lindin
Ushtri prej dragonjve
NËN ULLUKËT E ÇATISË
Ishte natë
Kur nga kujtesa e ujit
Nxorëm hënën e qullur
Në mëhallën e
kujtimeve
Binte një shi prej
fjalëve
Asnjë pemë e zhveshur
S’kishin gjethe prej
ëndrrave
Nëpër lëkurën e regjur
të kaprollit
Galopuan furtunat
Kur i bashkuam
Thonjtë e prerë të
lisave
Nën qullët e lagura të
kuajve
I fshehëm patkonjtë e
ndryshkur
Mos o zot
Të kujt ishin këto
lehje
Prej trishtimeve
Nën ullukët e çatisë
I gjetëm
Hartat e humbura të mendjes
NE TË GJITHË
Ne të gjithë
I kishim ëndrrat tona
Te ritmi i erës
Herë këndonim
E herë
I përngjanin
Pasteleve të lotëve
Një ditë ishim
Ylber xixëllonjash
Kurse ditën tjetër
Trishtim prej fjalëve
Ne të gjithë
Donim të jemi
Fëmijë zogjsh
Prej ëndrrave tona
Lindnin yjet e
përgjumura
Dhe kështu i
përngjanim
Kujtimeve të mjellmës
Një ditë ishim ëndërr
Kurse ditën tjetër
Zhgjëndrra e nuses
E cila i përngjante
Drenushës së vetmuar
KY ISHA UNË
Gati njëqind vjet
I përngjaj ecjes së
drurit
Ky ishte fati im prej
gjetheve
Kjo ishte udha ime
Me trishtime mjellmash
Herë krijoja shpresa
të lëngshme
Në kokën time
E herë
Perëndi të rrejshme
Ky isha unë
Në gjendje të lëngtë
Dhe i tejdukshëm
Në pasqyrën e erës
Herë më kapnin për
hunde
E herë
Për gjymtyrët
Që s’preken me sy
Ky isha unë
Era dhe lisi
Herë më rrihte furtuna
E herë
I përngjaja strallit
kryengritës
Prishtinë, 02 shkurt 2013
SHKONTE PËRTEJ KUJTESËS
Te shirat e bardha
I lëmë portat e hapura
Asnjë njeri nuk doli
Nga baladat
Pritëm edhe disa qindra vjet
Nëpër shtigjet e mjegullave
Nuk u dukën në horizont
Kalorësit e ftuar
Më pastaj
Mbase kishim harruar
Se si priten miqtë
Asnjë lajmëtarë nuk bëzante
Kjo heshtje sfinksi
Shikonte përtej kujtesës
Shkundja e portokajve
Ngjau
Ditën kur erdhën furtunat
Dhe kurrë më
Nuk qemë në gjendje
T’i shërojmë ato grithje të mëdha
Në hartat e shqyera të atdheut
TE PËRMENDORET E MJEGULLAVE
Rri i përgjumur
Me ëndrrën time
Nën rrënjët e zambakëve
Përherë zgjohet dita
Më e mrrolur se qielli i vjedhur
Nuk di se sa vjet fjetën lyrat
Eposet kishin ikur
Nga shpirtrat e korijeve
Shi nuk binte më
Nëpër kujtesa të këngëve
Pritëm një kohë të gjatë
Te përmendoret e mjegullave
Nuk erdhën asnjëherë zogjtë
Ishin kohërat e ujqërve
Që na i bluanin reliktet e fjetura
KY SHI PREJ FJALËVE
I patëm disa lloje kryqesh
Të atyre prej balte
Dhe kryqe prej shiu
Thyer nga koha
Te një shiringë i lëngtë
E gjeta fëmijërinë time
Kush ishin ata tek portat
Që kurrë nuk u hapën
Ky shi prej fjalëve
Po i thyen grilat e kujtesës
Nga baladat e vjetra
Si zogjtë e detit
Fluturuan legjendat
Një mjellmë e murosur
Nën rrënjët e dunave
Ja lanë sytë e mëngjesit
Kurse diku në kujtesë
Te majat e mjegullave
Fati im
Mbarësohet me shirat
TE SHIRAT E QYTETIT
Si një zambak pastelesh
Drita hyri në legjendë
Andej kujtesës
U pamë me cirqet
Prej mjellmave
Shirat kishin ndërruar pamjen
Dukeshin
Si lisa gjethesh
Pranvera ka kohë
Që iku nga këto fusha
Një nënë te varret e bardha
Mbi një dunë prej dhembjes
Nuk i ndalte klithmat
Herët në mëngjes
E vranë këndesin e fshatit
Si hamshorët e egër
Hingëllonin mjegullat
Te shirat e qytetit
Kalbeshin
Barojat e egra
KËTU POSA ÇELIN FJALËT
Në mëgojëzat e vrapit
Si lulet e egra çelën fjalët
Asnjë hamshor prej shiu
Nuk u besoi legjendave
Vrapuan e vrapuan kuajt
Nëpër kujtesën e etjes
Diku në mes rërës
Shtrihej
Një oazë anemike
Këtu vijnë kuajt e egër
Të skalitur nga era
Asnjë krife e thinjur
Nuk bëzan
Kjo heshtje zallore
I kapërcen të gjitha etjet
Pas vdekjes së perëndive
I krijuam disa të tjerë
Që nuk ëndërronin si ne
Më pastaj
Filluam tu përngjajnë
Shpirtrave të kaprojve
Nga krojet e reve
Pikuan fluturimet e zogjve
Mbi arkivolet e ngjyrosura
Njerëzit u bënë flutura
Cikli i dytë
Te delta e mjellmave
HARTA E FUNDIT
Kur s’kisha se çfarë të bëj
U shndërrova në gjethe
Një zog i egër mali
Më se njëqind vjet
Çukiti
Në ndërgjegjen e Evropës
Herë qeshte
E herë zgërdhihej
Mbi shtatin e Gjergjit
Nëntë lloje plagësh
Kullonin trishtim
Ky gjeth i ullirit
Thahej e tkurrej
Në shqepin e shkabës
Harta e fundit
E turpit të Evropës
Grisej e asgjësohej
KËTO PASAPORTA BIOMETRIKE
Loti zog
Në shpirtin e gjethes
Drurët e kalbur
Në strofujt e gjeraqinave
I kërkojnë epitafet e humbura
Sa me mall
Shikonim derdhjen e Drinit
Të delta e dhembjeve
Një dunë prej trishtimi
Përjetoi vetëvrasjen e dytë
Na duhet edhe pak
Edhe shumë pak ka mbetur
Deri te frymëmarrja e zogjve
Kjo furtunë me kllapi
Po i numëron arkivolet
Ja pra shikoni
Këto pasaporta biometrike
Ndoshta sonte era
Përfundimisht do i shqyej
Letrat e shkruara
Në një kohë
Dhe hapësirë tjetër
KUR HESHTIM
Kur heshtim
Puthjet i përngjajnë myshqeve
Lëvizin ngadalë
Marrin frymë nga energjia diellore
Më pastaj
Dalin nga lëkura e ditës
Kur heshtim
Bëhemi përmendore
Mbretërit kurrë nuk abdikojnë
Në shumë raste të rralla
Hymë në lëkurën e qengjit
Dhe bëhemi miq
Me ujqërit
Kur heshtim
Ecjet e zogjve u përngjajnë
Atyre të lejlekëve
Shevarët te plepat zgjohen
Dhe fillojnë
Serenatat e trishtimeve
Kur heshtim
Në ajrin e tymosur
I gjuajmë shikimet e zbrazëta
Më pastaj dalim nga lëkura e jonë
Dhe fshihemi
Nën arkivolet e gurëve të murrmë
NË QYTETIN TONË
Në qytetin tonë
Sa çel e mbyllë sytë
Hapen varret
Të vdekurve
Ua vjedhin pasaportat
Dhe protezat prej plastike
Sa herë që ndryshon moti
Këtu Drini gjëmon
Në rrënjët e shelgjishteve
Mbinë relikte e një kohe
Te përmendoret e thyera
Trenohen mushkonjat
Tokës i vjen
Një erë e rënd terpentine
Dhe nerenxat piqen vetëm në hënë
Në qytetin tonë
Vashat i ndërrojnë këmishët
Me ato të erës
Në qytetin tonë
Për çdo mëngjes
Vidhen këpucët e të gjallëve
Nëpër faltore
Dhe ua qojnë të vdekurve në varre
Në qytetin tonë
Fëmijët dalin lakuriq në shi
Dhe tërë ditën vrapojnë
Si ëndrrat e kaprojve të egër
TE DELTA E MJELLMAVE
Paskan mbetur jashtë kornizave
Stërkalat e shiut të brymtë
Një trup gjeometrik
Fundoset në lotët e Lumëbardhit
Në ikonën e Shën Mërisë
Myshqet hedhin një valle të lashtë
Hedhin
Dhe nuk ndalen të lehurat
Një somnambul i dehur
Nëpër xhepat e mykura të erës
Vazhdon vallen e mortit
Meteorët e këputur
Hynë në serenatat e erës
Mushkonjat
Te dërrasat e arkivoleve
Përshëndesin si të babëzitura
Erën
Që sillet vërdallë tej urës
Lumi i pikëlluar
I ka hapur krahët
Te delta e mjellmave
Qethen kujtimet e deleve
VETËM TROKËLLIMAT E PATKONJVE
Preki këto pak gjethe
Në shpirtin e barit
Dhe më pastaj
Hape në daç
Kutinë e Pandorës
Ishte një kohë e turbullt
Nuk binte shi
Ama as nuk kishte shtrezë
Vetëm hapat e trishtimit
Kalonin zhurmshëm
Mbi tastierat e mendjes
Ne u bëmë
Se s’pamë asgjë
I mbyllëm sytë
Me leckat e kujtesës
Dhe vrapuam deri të akaciet
Ku vetëvriten
Egërsitë e shpendëve
Dielli kishte ikur
Diku te mjegullat
Kur erdhën kalorësit
Përfunduan serenatat
Vetëm trokëllimat e patkonjve
I dëgjonim në heshtje
Te ëndrrat tona të përgjumura
NË SQEPAT E LISAVE
Nëse e kthejmë kokën mbrapa
Dhe lozim me gishtat e këmishës
Nga mëngët
Mund të pikojnë trishtimet
Mos or njeri i mirë
Mos i harro ato pak rrugë
Që të humbën
Në kujtesën e hidhur të fëmijërisë
Nëse do
T’i përngjash vetvetes
Mëso udhëtimin tënd përmendësh
Se në të kundërtën
Kryekëput u përngjan
Lakuriqëve të natës
Po që se i harron sërish rrugët
Pyeti zogjtë shtegtarë
Në sqepat e lisave
Trishtimi mi erës
Takohet me qukapikët
VETËM QENTË E LAGJES
Nëse udhëtoni
Për në vendlindje
Pikturoni në çdo hap
Nga një kornizë të imagjinuar
Me këto pastele gjethesh
Mund t’i mashtroni
Vetëm krimbat e mëndafshit
Këtu rrallë herë bie shi
Nga shtambat e papjekura
Poçari dinak
I mësoi përmendësh
Sekretin e zjarrit
Kur ikëm me zogjtë ndër sqetull
Ju kujtohen lehjet e vjeshtës
Në vend se të shkurtohen
Ditët
Ato zgjateshin tej çdo mase
Ne ikëm se ikëm
Askush nuk na doli përpara
Vetëm qentë e lagjes
Disi kuisnin pak më ndryshe
Prishtinë, 04 shkurt 2013
ISHA FËMIJË I ERËS
Si
sot më kujtohet
Kur
jetoja mes zogjve rebel
Qielli
më dukej aq i vogël
Sa
që mund të fshihej
Në
xhepat e shqyera të pantallonave
Isha
vetëm unë
Përpos
që nuk më mungonin ëndrrat
Kush
mund ta ndalte rrjedhën e lumit
Në
përgjumjen e deltës
Mjellmat
i pata ftuar në dasmë
Me
qindra lloje zogjsh
këndonin
Serenatat
e lëngëta
Në
qepallat e mjegullave
Lumturia
ime i përngjante fluturave
Me
një të kërcyer
I
kapërceja brigjet e strallta
Nuk
mund të më ndalte
As
shakullina
Isha
fëmijë i erës
Në ëndrrat e mjellmave të kristalta
LUMËBARDHI
Bien
Me
shiun e imtë të pranverës
Kjo
fërfëllizë
Që
s’ndalet te moli
I
morri edhe sandalet e vashës
Një
freski e kristaltë
Si
hije e tejdukshme
Depërton
në mendjen time
Kurse
lumi
Rri
në shi dhe i numëroj ylberet
Disa
bien në fatin e Drinit
E
ca të tjerë
Hynë
në shpirtin e erës
Dhe
bëhen mjegull prej kujtimi
Dy
mjellma të bardha
Te
ura e gurit
I
numërojnë guralecët e murrmë
Lumëbardhi
përkund
Përgjumjen e një serenate
KY ISHA UNË
Në
sfondin e mendjes
Qielli
i ngrysur
Shoh
mes mjegullave
Përrallën
e një nate
Dhe
qeshi si fëmijë
Me
akuarelin e kujtesës
Te
kopshti i kambanës
Një
tundim era
I
theu degët e mollës
Në
shuplakat e ditës
Një
eve mbiu prej ëndrre
I
kalërove flokët e mjegullave
Prej
ylbereve
Thura
serenatën e një nate
Ky
isha unë
Poet
i humbur
Te udhët e shirave
KUR I PËRCOLLËM
BINDJET TONA
Qau
era
Me
një çirrmë të llahtarshme
Si
krakëllimë korbi
Vinte
nga lashtësia
Ky
ishte fati i jonë
Ose
kryqi i shiut
Që
dëneste përsëri
Te
korijet e djegura
Kur
i përcollëm bindjet tona
Mbetëm
njerëz pa peshë
Një
mjellmë e bardhë
Mbante
në sqep
Krahun
e thyer të ditës
Era
e murrme
Hyri
nëpër të çarat e mendjes
Dhe
i theu
Kryqet
e mjegullave
Diku
te baladat
Flinte
një kërrabë
Procesion
arkivolesh
Te rrapet e përgjumur
I VARROSNIM
HINGËLLIMAT
Kur
u pamë me etërit
Më
duket se
Na
kishin kishim ikur
Të
gjitha përrallat nga baladat
Dymijë
vjet fjetëm
Nëpër
shtegun e dhembjes
Dhe
kurrë më
Nuk
u takuam me vetveten
Ishim ndoshta
Vetëm
fjalë prej mjegulle
Ose
dëshira prej kryqeve
Që
na rinin mbi kokë
Ngjante
që i përzinim shirat
Dhe
në maja kambanash
I
varrosnim hingëllimat
E
ylbereve
Ishim
fëmijë
Të
një adoleshence të papjekur
Ishim
Ku
ta di më unë
Se çfarë ishim
NA PRESIN SHTOJZOVALLET
Kalimthi
rendim
Drejtë
përrallave të egra
Atje
poshtë të gjethet
Na
pret një dunë prej shiu
I
mbuluar me trishtim
Kur
na zë etja
Në
harkun e unazës
I
kërkojmë stërkalat e brymta
Era
frynë diku te lisat
Ku
flenë baladat e një nate
Largohemi
Ose
pa Dëshirën tonë
Hymë
në ingranazhet e gjumit
Atje
diku te majat e fjalëve
Na presin shtojzovallet
QUKAPIKËT
Ende
nuk pashë njeri pa ëndrra
Secili
prej jush
Mund
të hyni në përrallën time
Dhe
t’i përngjani vetvetes
Kur
bie shi në lagjen tonë
Gjethet
marrin një udhë të gjatë
Netët
duken të bardha
Si
ato hije prej dëbore
Ne
herë
Shndërrohemi
në krizantema
E
herë pa vetëdije
Ua
zëmë frymën mjegullave
Këto
fjalë prej bronzi
Nuk
zbresin nga përmendorja
Truri
i lëngtë i gurit
I
përngjan mjaullimës
Një
copë akulli prej dylli
Ua
zë shtegun mushkonjave
Qukapikët
Me
çukitjet e pandërprera
I mbarësojnë lisat
HIJE KORBASH
Ishte
mëngjesi i mjegullt
Pastaj
Në
horizont doli
Një
diell i harlisur
Njerëzit
filluan të vrapojnë
Askush
nuk di
Se
çfarë i pret te fund
I
fillimit të sapo nisur
Në
këtë udhëtim
Çapon
një kërrabë
Hije
korbash
Nën degët e mështeknave
NË ËNDRRËN E
KUJT
Kur
kam marramendje
Dëgjoj
zërin e heshtjes
Kjo
kokë e ime e gurtë
Me
gjasa
Ka
një shije deltine
Një
ditë më thërrasin mjegullat
Kurse
ditën tjetër
Bëhem
erë prej fjale
E
kujt është kjo përrallë
Që
troket në mendjen e fjalëve
Kur
të plakem
Do
i thërras mjegullnajat
Të
rrinë me përrallën e imagjinuar
Këto
bishta rrezesh prej ylberi
Po
ma prekin gjumin
Në
ëndrrën e kujt
Rriten
meduzat
RRUGA E KRRABËS
Të
lutem
Prekmi
këto duar prej shiu
Gati
dymijë vjet
Mbase
edhe më shumë
Nuk
i kam përqafuar arkivolet
Kur
këndoja me baladat
Ndryshe
e kisha frymëmarrjen
Cirqet
zbritën nga anijet
Dhe
i përqafonin dallgët
Kur
panë në hijet e zeza
Të
ujit kuptuam
Se
si kullotnin në mjegulla
Lopët
e diellit
Kur
te odiseja
U
thyen patërshanat
Deti
kishte një shije gjaku
Në
prehrin e sirenave të çmendura
Zgjoheshin
dallgët e epsheve
Dymijë
Ndoshta
edhe tremijë vjet
Ka
që vdiqën ciklopët
Një
njeri i urtë
Akoma
ethshëm shikon
Rrugën e pasosur të kërrabës
VETËM TE PORTAT
E SHIRAVE
Sa
herë që na mbetën të hapura dyert
Prej
shirave lindën hingëllimat
Mbi
gur mermeri
Skalitëm
hartën e dhembjes
Ndoshta
ishim të mallkuar
Ose
mallkimi
Ishte
bërë një pjesë e qenies tonë
Me
qindra vjet
U
ngjizëm me gurin e mëkatit
Ecëm
përtej pamundësisë
Dhe
në ngjyrën e deltinës së kuqe
U
pamë me vetveten
Një
hije jeshile
Kundronte
te majat e maleve
Nuk
di më
A
kishim kohë për të ecur
Kudo
na mbylleshin dyert
Vetëm
te portat e shirave
Shtrihej një rrugë e vetmuar
KËTO SHIRA PREJ
MYKU
Te
kasnakët e dritares
Rrinin
mjegullat
Qe
disa vjet
Nuk
kaluan shirat këndej
Mbase
kurrë nuk i mbyllëm dritaret
As
portat
Thyheshin
patërshanat
Prej
frike
Thyhej
mermeri i kristaltë
Pritëm
disa qindra vjet
Dasmorët
Vetëm
kalonin këndej
Era
kurrë nuk e ktheu kryet
Për
t’i përshëndetur arkivolet
Nuk
di
Edhe
sa do të presim
Këto
shira prej myku
Që
po i përngjajnë
ullukëve të ndryshkur të melankolisë
JA KËSHTU DUKET
QYTETI IM
Ja
kështu duket qyteti im
Ky
koncert prej shiu
Dashje
hynë
Në
korin e bretkosave
Nga
sfondi i mbamendjes
Zbresin teatrot e pluhurosura
Diku
te kujtesa
Hapet
një portë e verdhë
Mbi
tastierat e gjuhës
Dëgjohen
këlthitjet e germave
Njerëzit
si gurtë e mermertë
Kanë
filluar të lëvizin vertikalisht
Në
qytetin tim
Ndërtohen
rrugë të reja
Dhe
hapen portat e vjetra
Vetëm
për sojin e zvarranikëve
Ja
kështu me këtë pamje të zymtë
Duket
qyteti im në sfond
Një
perde prej shiu te mjegullat
Hapet për vertikalet e dyshuara
DIKUR VONË
Ecim
nëpër ritmin e një zhurme
Kalojmë
si somnambul
deri
te portat e gjumit të barit
përtej
asaj udhe
Na
presin mjegullat e dyshimta
Një kryq prej fjalëve
Ka
kohë që rri vertikalisht
Mbi
kokën e lisit
drita
zbret tinëzisht
Nëpër
stërkalat e shiut
Përtej
trotuarit blu
Deri
te dritat e kuqe
vrapojnë
hijet prej zvarranikëve
Një
fanar i zi si sterra
Hyri
në këmishën e heshtjes
Këtu
në këtë mëhallë
Herë
kyçen e herë shkyçen
Dritat
vezulluese
Dikur
vonë në shpirtin e plagosur
Të
erës
Lëshohen
perdet e zeza
Cikli i tretë
Një
varkë prej loti
DIKU NË KORIJE
Si
një dunë prej fjalëve
Hëna
rri në zabel
Diku
në korije
Cicëron një gushëkuqe
Atje
tej luadheve
Këndon
një gjel
Një
baladë të vjetër
Për mollën e kuqe
NJË LINDJE E RE
Një
zë trishtili
U
dëgjua te vjeshta
Si
nëpër balada vinte një trok
Këndonin
gjethet në maja lisash
Te
flokët e eposit
zgjohej
një botë
Nga
dheu mbiu një arkivol
E
pastër si dëbora
Dita
u ringjallë
Frynte
në korije
Si
në agshol
Një
lindje e re
Diku te një përrallë
NË CILËN STINË
Iku
diku
Edhe
flutura e fundit
Mes
stinëve i humba duart
Kujt
i duhet më kjo vjeshtë
Prej
gjethesh të këputura
Një
zë çeli si lulja
Portat
e harresës u hapën
Ky
dimër paska mbetur pak si vonë
Në
cilën stinë
Do
të mbërrimë nesër
Ndoshta
do ecim deri në fund
Atje
poshtë të kroi
Na
pret një shtambë e thyer
Me
një copë mermeri
Në
duart e rrudhura të erës
Prishtinë,
05 shkurt 2013
ORA E NDALUR
Një
korb
Që
vjen nga legjenda
Për
çdo stinë çel zogj
Mbi
çatinë e kujtesës së erës
Krakëllijnë
ullukët
Krakëllijnë
edhe stërkalat e shiut
Mbase
dimri sivjet
I
harroi këpucët
Në
polin e ngrirë
Diku
në Ballkanin e trazuar
Prej
kryqeve
Dhe
gjysmë hënave
Një
nënë
Vajton
mbi një hartë
Fatin
e grisur të atdheut
Era
fërshëllen në stacion
Ora
e ndalur
Bisedon
Me
akrepin e zi
Kjo
natë e lemerishme
Dëgjohet
për herë të parë
Mbi dunat e shembura të shpirtit
HE HE HEJ O NJERI
Te
majat e Ashtës së Keqe
Pa
rënë në tokë
Si
thupra të çelikta
Dridhen
meteorët
Një
melodi e lasht
Prej
gjetheve
Mbështillet
me kujtime
Atë
ditë vjeshte
Sëpata
hyri në asht
Te
Guri i Zi mbetën
Vetëm
stërkalat prej gjaku
Mbeti
Një
përmendore trishtimi
Te
sukat e Kabashit
O
mbetën pa ledhatime
Ca
gjethe nëpër korniza
He
, he hej, o, o ,o
Sali
Shabani burri
Ta
puthsha fatin
Si
nusen n’ gjerdek
Ti
ishe i vetmi njeri
Që
i shpove dymbëdhjetë qese
Në
kraharorin e gjokut të verdhë
Në
kraharorin e kalbur
Të kapedanit të zi
NJË DITË
Një
ditë
Ndoshta
do të kthehemi tek ju
Si
njerëz
Ne
nuk jemi perëndi
Që
ulen mbi frone të mermerta
Kjo
tokë e jona
Sa
e sa herë u gatua
Prej
gurit të murrmë
Dhe
u zie
Në
dhjamin e trishtimit
Ishim
bonjak
Të
harruar nga zotat
Vetëm
malli për sinor
Na
përvëlonte
Ashtin
e ndrydhur
Vetëm
malli
I
përngjante
Rrugës
së bashkimit
Një
ditë
Ndoshta nesër
Do
vijmë tek ju
O
varre të vrara
O
eshtra të ziera
Në vorba trishtimesh
O GUR I IM I
SHTRYDHUR
Nëse
nesër
Këndoj
në ndonjë degë të thyer
Mos
mendoni se jam zog
Këto
fjalë prej ere
Mbase
fluturojnë mbi imazhin
E
atdheut të vjedhur
Unë
herë pas here
Nëpër
këto metropole
I
përngjaj zvarranikëve
Kur
më zë vetmia
I
shikoj hartat prej yjeve
Dhe
e thërras mallëngjimin
O
guri im i shtrydhur
Dhe i
ndrydhur në buzët e thara
Të Jonit të kaltër
EGËRSIA E NJË
FJALE
Nëse
heshtim
Dhembja
si ushejza depërton
Nëpër
trishtimin e gjetheve
Dhe
kurrë më nuk ndalet
Te
ëndrra e një Eve
Lumëbardhi
si nëpër balada
Gjarpëron
në drejtim të panjohurës
Përrallat
ikin
Tejmatanë
lumit
Nga
lëvozhga e kujtesës
Lulëzojnë
manaferrat
Më
kujtohet
Te
udhët e legjendave
Diku
pranë varre
Nuset
i krehin flokët
Kurse
shirat
Vajtonin
me stinën
Mbrëmë
arkivolet e theu
Egërsia
e një fjale
Dhe
nuk na mbeti
Asnjë mur
Ku mund të vajtojmë
DERI TE NISJA E
TRENIT
Stina
paska ndërruar këmishën
E
arnuar të gjarprit
Në
sqetullat e ditës
Pikon
myku i harresës
Kjo
përrallë
Ka
mbetur diku te korijet
Duhma
e lagështisë
Si
një gozhdë e ndryshku
Rri
ngulur
Në
muret e kujtesës
Sot
herët në mëngjes
Ikën
mjellma mjellmat e zeza
Nga
liqeni i harrimit
Ty
nuk të ndali asnjë furtunë
As
lëngimi i vjeshtës
Sa
pak paska mbetur nga heshtja
Sa
që po më mërdhin duart
Në këtë acar të pasosur
Edhe
pak
Shumë
pak paska mbetur
Deri
te nisja e trenit
Sa
shpejtë po largohen binarët
Sa
afër
po na duket tregim i harrimit
KURSE DIMRIT
Në
këtë fushë
Urrejtja
përtypet si çamçakëzi
Sa
ora ndërrojnë stinët
Vera
bëhet dimër
Kurse
dimri
As
që e di kush se si quhet
Njerëzit
herë veshin këmisha
Të
bardha
E
herë të zeza
Për
një fjalë goje
Shndërrohen
në zvarranik
Në
disa raste
Nuk
e njohin as vetveten
Dalin
nga lëkura e qengjit
Dhe
hynë në atë të ujkut
U
përngjajnë
kushteve
meteorologjike
Në
pikë të verës dëgjohen bubullimat
Kurse
dimrit
Si
me një saç të skuqur
Janë
ë gjendje ta shkrin
Edhe dëborën e disa viteve
NJË VARKË PREJ LOTI
Disa
mjellma të zeza
Në
kaltërsinë e paanë
Fluturojnë
në drejtim të mjegullave
Mbi
një varkë prej furtune
Përkunden
baladat
Dy
motra llamburitin
Me
lopate prej shkume
Hapësirës
së tejdukshme
Udhëtojnë
Hijet
e pakapshme
Njëra
në krah
Mbanë
shpatën e Gjergjit
Kurse
tjetra në sqep
Krenarinë
e gjokut
Mbështjellë
Me
ca harta të grisura
Disa
kryqe prej mjegullave
Çelin
si zambakët e bardhë
Nga
dritat inkandeshente
Të
sterrës mbinë
Psalmet e pa këndua
Mbi
valët e turbullta
Një
varkë prej loti
Ethshëm
bisedon
Me parathënien e zanafillës
EDHE NJË NATË
Sonte
për asgjë nuk kam nevojë
Ky
libër i pluhurosur
Hyri
si fryma e shenjtë
Nga
portat e pasme
Të
mjegullnajave
Një
krakëllimë e vetme
Po
i shëron plagët
E
kiçit të thyer të harrimit
Era
e tejdukshme
I
ledhaton arkivolet e lisave
Edhe
një natë e ngjashme
Me
aromën e kësaj qershie
Do
t’i deh
Të
gjitha britmat e shpirtit
Në shtatin e dërmuar të kujtesës
SA SHUMË I
PËRNGJAJE ERËS
Ti
përherë
Kur
takohesh me veten e parë
Harron
prejardhjen e ujit
Pastaj
del nga bota e jote
Lakuriqe
Me
të vetmen dëshirë
T’i
përngjash lindjes tënde
I
kalëron luadhet e fëmijërisë
Duke
i imitua bretkosat
Harron
se dikur ishe njeri
E
kishe librin tënd
Dhe
nuk kishe dëshirë t’i përngjash
Kainit
Një
ditë bëheshe vëlla me erën
Kurse
ditën tjetër
Thoshe
se e ke motër ujkonjën
Asnjëherë
Nuk
ishe në gjendje të njëjtë
Sa
shumë i përngjaje erës
Prishtinë,
07 shkurt 2013
NË NJË KOHË TJETËR
Po
që se në degët e mushmollave
Mbjellim
shiun
Shumë
shpejt mund të mbesim
Pa
asnjë gjurmë të erës
Nuk
lindëm dje
Në
vdekjet dhe dasmat tona
Asnjëherë
s’hymë
Të
gjymtuar
Kur
na i lëruan udhët
S’kishim
guxim të këndojmë
Baladat
i fshehëm diku në kujtesë
Që
të mbinë
Në
një kohë tjetër
Dhe
ja
Dolëm
në majat e shtigjeve
Me
të vetmen dëshirë
Të
ecim deri te ëndrra e jote
Atdheu
im i paçmuar
KOHA IME
Tani
më nuk dihet
Se
nga cila kohë erdha
Dhe
në cilën po shkoj
Me
duart e mia të ngrira
Ky
udhëtim i tejdukshëm
Me
dizgjinët prej ere
Si
kaprojtë e egër
Kalëron
qiejve
Koha
ime
Nuk
po i përngjan manaferrave
As
manave të konvertuara
Ajo
po vrapon si era e çmendur
Mbi
tastierat e mjegullave
Disi
paska një shije të egër
Kjo
mollë e kuqe
Kur
ndjej
Se
në degët e kopshtit tim
Po
pikon një eve
Me sy prej qielli
SA HERË QË DALIM
NË FUND
Përsëri
paskam ardhur te ti
Qyteti
im
Përsëri
po më rikujtohen
Ngjyrat
e zambakëve
Atë
ditë ushtonte
Ndoshta
edhe qeshte Lumëbardhi
Kur
te xhamia në shatërvan
Kur
u takova
Me
sytë e tua moj Eve
Mbase
atë çast
U
fundosa si një Titanik
Në
detin e paanë
Të
një mjegullnaje
Ti
qeshe me mua
Sikurse
unë sot
Që
jam duke qeshur me ty
Loja
e jonë e cila kurrë
Nuk
përfundoi
Vinte
disi nga lashtësia
Dhe
kështu
Është
për tu befasuar
Nuk
paska të sosur ky idil
Sa
herë që dalim në fund
Pa
dashje
Fillojmë nga e para
MARSI
Ne
deshëm apo nuk deshëm
Të
gjithë jemi fëmijët e një Marsi
Dhe
prej Marsit në Mars
I
kemi ndezur
dhe
i ndezim flakadanët e lirisë
Sërish
presim një Marsin
Mu
atëherë ngjallen zotat
Perëndit zbresin fushave
Dhe
u japin ujë dragonjve
Prej
Marsit në Mars
Dalin
në bejleg kuçedrat
Dhe
i këndojnë atdheut
Këngët
e një tjetër kohe
Edhe
ky Mars që po vjen
I
ka kyçur të gjitha pikëllimet
Dhe
asnjëherë më
Nuk do i përngjaj lotëve
PREKAZI
Mbi
pergamene trishtimesh
Një
Mars i pikëlluar
Vetëm
një herë në jetë
Kaloi
mbi dhembjen e çative
Era
kalëroi këndej pari
Dhe
i këputi në ulëri
Portokajtë
e shpresave
Bien
e po bien gjëmat
E
daulleve të luftës
S’pushojnë
As
të rrahurat e topave
Te
lugu i trimave
Nën
çatinë e vjetër
Një
zë deti
Thërret
lashtësinë e ujit
Atje
diku mes malesh
Në
Ballkanin e trazuar
Te
gryka e një preje
Sa
krenar
Po
aq edhe madhështor
Prekazi hyri në histori
TE GJERDEKU I DHEMBJES
Anës
manaferrave
Një
grusht gjethesh të fishkura
Para
pak kohe
Pranvera
frymonte këtu
Si
njeriu që vuante nga astma
Ne
ishim duke ecur
Nëpër
një rrugë të gjatë
Në
vrapin e kaprollit
Kalëronte
shpirti i erës
Dhe
qante trishtueshëm një zog
Kur
na ndalën
Te
lisat e dasmorëve
Ne
veç kishim harruar
Formën
e frymëmarrjes
Vetëm
gjëma ndihej te hithrat
Si
korniza abstrakte
Shtrihej
para nesh
Një
shteg i pakapërcyeshëm
Dhe
nusja pa duvak
Te
gjerdeku i dhembjes
Toka kundërmonte bliri të kalbur
DIMRI
Kam
të ftohtë
Teshtij si dëbora
e janarit
Meteorëve
të trishtuar
Iu
këputen lastarët anemik
Bien
mbi daullet e shurdhët
Një
muzikë e lashtë
Ua
zë frymën notave në pentagram
Një
gërnetë e thyer
Përvajshëm
dënes në korije
Pak
më larg
te
baladat e shelgjishteve
Jehon
një këngë shtojzovallesh
Në
mëgojëzat e mjegullave
Zgjohen
eposet e lashtësisë
Në
këtë dimër të acartë
Ku
mërdhinë gjaku i erës
Në
shpirtra të njerëzve
Ca
gjethe të njoma
lëshojnë rrënjë prej dhembjeve
QENI
Kur
hyri në dhomë
Më
pa se bisedoja me vetminë
Një
mizë e bezdisshme
Ishte
ulur mbi kokën time
Dhe
lexonte shtypin e verdhë
Ky
shi i marrë
Që
zbret
Çmendurisht
zbret
Nëpër
ullukët e skamjes
Bisedon
me kotësia e pritjes
Jashtë
mureve të lagshta
Një
valle prej myku
Gozhdon në shtatin e lisave
Mërzinë
e ditës anemike
Një
qen duke vrapuar pas mizave
Te
ura e gurit
Rra
në dy gjunjë
Dhe
i humbi shqisat e të nuhaturit
SHIU DHE NËNA
Gjithmonë pata hyrë
Nëpër
të njëjtën portë
Dritaret
rrinin të hapura
Dhe
i përngjanin
Sqepave
të zogjve të uritur
Shirat
nuk më pengonin
Përkundrazi
Më
pëlqente aroma e lagështisë
Më
pëlqente ajo lojë virgjër
E
stërkalave të reve
Në
qytetin tim
Shirat
janë të ngrohta
Avullojnë
si buka e lokes sime
Dhe
sa herë që më merrte uria
I
përqafoja kallinjtë
E
mbarsura të shpresës
Edhe
ky shi që bie sot
Rrënjët
i ka diku në qiell
Dhe
sa herë që mi lag flokët e thinjura
Mi
përkujton çastet
E
fëmijërisë
Dhe lotët e një nëna
KU TË KTHEHEM
Ju
mund të befasoheni
Por
unë i kam humbur duart
Nëpër
xhepat e shqyera të mjegullave
Ku
përherë vrapojnë
Kalorësit
e shfrenuar të vetëtimave
Në
ecjen time i përngjaj erës
E
herë mjegullave
Që
nuk sjellin shi
Bubullimat
Më
shoqërojnë përtej mëkatit
Do
dalë nga lëkura e ime
Do
shkoj deri te portat e Ferrit
Ose
të Parajsës
Po
që se nuk hapen
Ku
të kthehem
Ku t’i kërkoj këto duar prej bryme
NËSE ZGJOHEN MËKATET
Nëse
do të mos i zgjosh mëkatet
Lëre
gurin le të fle
Ti
edhe ashtu ke hyrë thellë
Në
shpirtin e mushkonjës
Të
pata thënë ndale hapin tënd
Por
ti vrapoje si era
Dhe
asnjëherë nuk mbërrite
T’i
shkulësh të ligat nga akacia
Ky
mëkat që rri me gurin
I
ka disa tehe
Cilin
do që e prek
Mund
të verbohen yjet
Sërish
po të them
Lëre
gurin le të fle
Nëse
i zgjon mëkatet
Kurrë
më nuk ke për të fjetur
Prishtinë,
07 shkurt 2013
Biografia
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më o1. o2
1943.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë
Pedagogjike në Prishtinë.
Një kohë punoi mësues nëpër fshatrat
Studençan të Therandës dhe Hoça e Qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë
punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë.
Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, të cilën e botoi në
revistën ”Pionieri”, më 1957
Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me shokët e
punës dhe të penës, themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të
punës së këtij grupi u botua përmbledhja“Ngjyra e Kohës”, në të cilën u përfshi
një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat
për fëmijë, botoi edhe një sërë krijimesh letrare nëpër gazeta dhe revista, që
dalin në Prishtinë,Shkup dhe Zagreb. Në vitin 2o1o i përkthehet një libër në
gjuhën Rumune, nga përkthyesi i mirënjohur
Baki Ymeri,“Pema e Bekuar”, libër, i cili u mirëprit nga lexuesi Rumun.
Po atë vit, në një nga numrat e revistës “Shqiptari”,
në Rumani, në bashkëpunim me redaksinë revistës “Dituria”,në Boras të
Suedisë, botohet një antologji, “Jehona e Shekujve”, autor Sokol Demaku, ku
përfshihen edhe disa punime të Adem Zaplluzhës.
Është prezantuar në LEKSIKONIN SHKRIMT-ARËVE SHQIPTARË 15O1-1990, Nga Hasan
Hasani, si dhe në LEKSIKONIN SHKRIMTARËT SHQIPTARË PËR FËMIJË,1872- 1995 Nga
Odhise K. Grillo, dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir
Behlul,Prishtinë 2oo2.
Si dhe është përfaqësuar në Rumuni në një antologji të shkrimtarëve të
Kosovës nga Monica Marushan KOSOVA LITERARA, (Kosova letrare, përkthyer nga
Baki Ymeri, alias Alban Voka .2o11
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.
BOTIME TË AUTORIT
1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”,
Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”,
poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”,
poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”,
Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”,
poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi,
Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”, poezi,
Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra
e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”,
poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”,
poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E
përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu”
Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi,
“Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”,
poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”,
poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”,
poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot,
2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o.
“Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi,
Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve
Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut” poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” , poezi,
Shoqata e shkrimtarëve-
Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi ,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për
të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë
këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi
satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në shesh,”
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të
errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë
“, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”,
Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e lumit”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi,
Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata
e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e
dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin
njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë
fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” ,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët
pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan
lotëve”,Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77. “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78 .“ Pyesni zogjtë në ikje”,Poezi,
Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79. “ Fërfërimë gjethesh “
Poezi, shtëpia,botuese-Kastriot, 2013
80 . “ Refrene yjesh”, Poezi,
shtëpia botuese “ Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
81. “Te delta e mjellmave”,
Poezi,shtëpia botuese “ Fahri Fazliu”- Kastriot , 2013
Përmbajtja