| E diele, 07.04.2013, 05:32 PM |
Adem Zaplluzha
TE DELTA E MJELLMAVE
POEZI
Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”
Kastriot
2o13
Redaktor:
Bedri Neziri
Recensent :
Mazllum Baraliu
Lektor:
Veli Veliu
Botimin e këtij libri financiarisht e ndihmoi Departamenti për kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës
Adem Zaplluzha
TE DELTA E MJELLMAVE
POEZI
Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”
Kastriot
2013
Poet i simboleve dhe mendimit të thellë
Poeti kosovar Adem Zaplluzha vjen
rishtas me një vëllim të ri poetik të titulluar “Te delta e mjellmave”.
Është libri poetik i 80 -të i këtij poeti kaq prodhimtar, e megjithatë lexohet
sikur të ishte libri i parë i jetës së tij si poet. Adem Zaplluzha është sot
një nga poetët më kurajë dhe më i përkushtuar ndaj poezisë, dhe jo vetëm asaj.
Përkushtimi ndaj artit të poezisë e ka bërë poetin Zaplluzha
që të ndërtojë stilin e tij të poetikës , të mjeshtërisë së dhënies së
mendimeve duke i skanuar një filozofi të mirëfilltë nëpërmjet simboleve të
shumta e tejet të gjetura. Prandaj ,kam theksuar dhe vazhdoj të konstatoj se në
krijimtarinë e bollshme të këtij poeti kemi të bëjmë me filozofinë e jetës. Nuk
është aspak normale që të mendohet se ekziston rreziku i përsëritjes. Po,ky
rrezik, mund të ekzistojë thjeshtë për një lexues që shfleton përciptazi, por e
kundërta ndodh me njeriun e ditur, atdhetar, të thjeshtë që është larg euforive
dhe sloganeve e që e thith mendimin e poezisë.
Kështu lexohet poezia e Adem Zaplluzhës që e sheh botën e kosovarëve në Kosovën e lirë, ashtu siç është,me andrallat e ndërtimit të një jete të re, në përpjekje për të tejkaluar ato të këqija që aty këtu mbeten. Këto konstatime përfitojmë nga ky libër i fundit i Adem Zaplluzhës, konstatime që shqetësojnë jo vetëm nënat por dhe lumenjtë, lisat e zogjtë e hapësirave kosovare.
Diku në Ballkanin e trazuar
Prej kryqeve
Dhe gjysmë hënave,
Një
nënë vajton mbi një hartë
Fatin e grisur të atdheut.
Në këtë libër të ri që mbështetet
nga Shoqata e Shkrimtarëve “ Fahri Fazliu”
të Kastriotit dhe nën kujdesin e recensentit
Mazllum Baraliu e lektorit Veli Veliu , lexuesi do të gjejë konceptualitet e
lirisë të stigmatizuara në simbolet e mjellmës. Mjellma, kjo “ zonjë e rëndë “
jo vetëm e liqeneve shqiptare e ka frymëzuar
poetin tej mase duke e bërë që të krijojë kaleidoskope me pamje nga më
të ndryshme të këtij shpendi fisnik.
Mjellma për Ademin është si një nuse e bukur, një vajzë e trishtuar, një
konkuruese me zogjtë e tjerë, një mjellmë e murosur, një krijuese deltash ( të
lumenjve) . Janë pikërisht këto struktura të ndërtimit të simboleve që e bëjnë
poetikën e Ademit modern, jashtë skemave skeletore të rëndomta e të shumë përsëritura të poezive që botohen nëpër faqet e gazetave politike të ditës.
“
Libri i mjellmave “ , do ta quaja këtë vëllim të ri poetik. Ky libër sjell
akuarele të veçanta me fluturime mjellmash jo në qiej të zakonshëm por për
midis mjegullnajave të kohës “ që shi
nuk lëshojnë” apo “erës, kjo që than
pendët e mjellmave”.
Nuk mungojnë në këto akuarele edhe simbolet e reja që poeti Adem Zaplluzha na ofron rishtas, atë të dunave. Koncepti i futjes së këtij simboli shkon paralel me atë të deltës së lumenjve, që në rastin tonë është delta e mjellmave. Dunat janë grumbullimi i mendimeve, ngjarjeve, njerëzve, zogjve, antitezave dhe kontradiktave të mendimeve.
E mbi këto duna fluturojnë trishtimet e mjellmave
, e vetë mjellmat intersektohen me fjalë njerëzish e me pamje qytetesh ku
dridhjet e xhamave të vitrinave rezonojnë me dridhjet e mendimeve dhe me
rrahjen e krahëve të mjellmave.
Janë këto përsiatje që ilustrojnë poezitë moderne të librit “Te delta e mjellmave”, përsiatje që japin pak a shumë dhe melodiozitetin e vargjeve të poezive të ndryshme. Ja një varg i Adem Zaplluzhës ‘’ shirat kishin ndërruar pamjen” që na kujton De Radën me vargjet lapidare “ jeta lisa kish ndërruar”.Muzikaliteti në poezinë e Zaplluzhës është i tipit “muzikalitet mendim”. Ai , poeti vuan dhe trishtimin, revoltën, ndjenjat e bukura për njeriun e dashur apo për qytetin e tij i tregon me forma të ndryshme e tek i shpreh me forcë, qetësohet.
Ato
mote të prera
Te
shkallët e liqenit
Ikën
mbi kujtime mjellmash
Ikën
nëpër pluhurin e harresës
Me një sini të artë!
Duke ndërtuar laboratorin e
metaforave, simboleve e metonomive , poeti arrin të kapë majën e mendimit
filozofik ,duke hyrë thellë në shpirtin e njeriut, jo nëpërmjet predikimit
sloganesk, por me magjinë e gjykimit të dekoruar me figurat që natyra na
dhuron. Kjo është një vuajtje e poetëve të mëdhenj, vuajtje jo për të gjetur
figurat komerciale por
një vuajtje shpirtërore që kërkon mënyra të shërimit të shpirtit të vetë
poetit.
Në një pasazh prej interneti, kam
gjetur një shkrim të një poeteje dhe
studiuese për poetin e madh lirik Lasgush Poradeci , e cila thotë:
“…ai kish një muaj që përgjonte ardhjen
e mjellmave nga Ohri. Ato ende s’kishin fluturuar mbi liqen, sepse nuk
kishte ardhur nata e shenjtë e qirinjve që lundrojnë mbi ujë!”
Si gjithmonë ,edhe në këtë libër të
ri, nuk mungojnë poezitë për atdheun, për muajin e ngjarjeve, marsin, për
Prekazin e për lumin e ëndrrave të Adem Zaplluzhës, Lumëbardhin.
E poeti udhëton rrugëve të çuditshme:
Ky
udhëtim i tejdukshëm
Me
dizgjinët prej ere
Si
kaprojtë e egër
Kalëron qiejve.
Ashtu është, udhëtimi i poetit me këtë libër
është si pamjet e poezive të tij e ai kalëron i sigurt me artin e tij poetik, i
bindur se po i jep gjithçka popullit të tij.
I qoftë kalërim i mbarë!
Fatmir Minguli
TROKITJA
Njëqind vjet trokita
Ne veten e parë
Asnjë korbë
Nuk u ndalë te molla
U thash në veten e dytë
Zhdukuni nga zhgjëndrra e ime
Ju ende krakëllini
Si kjo natë e lemerishme
Kur dënesa në veten e tretë
Mushmollat i shkundi era
Sa shumë lot kishin mjegullat
Në sytë e përlotura të hënës
Prishtinë, O1. shkurt 2013
LUMENJ FJALËSH
Sa shumë po i përngjajnë
Këto gurë
Atyre të pendimit
Nga duart e murrme të ditës
Pikojnë mëkatet
Një lule e fishkur
Në sytë e njeriut sfinks
Përjeton
Baladën e një krakëllime
Po ikin zogjtë nga fshati im
Po ikën
Edhe e nesërmja nëpër tundimin
E erës
Ku t’i kërkoj ciflat e fjalëve
Që i lash peng mjellmës
Sot në mëngjes mëllaga e kuqe
I humbi të gjitha rrugët
Në kokrrat e papjekura të klorofilit
2.
Një zog nate
Qante me qyqen e bardhë
Lumenj fjalësh
Derdhen
Nëpër brigjet e kujtesës
Balada e mykur e lumëbardhit
Qetësisht noton
Deri te portat ujore
Të Jonit të kaltër
Lumenj fjalësh
Mbi të kaluarën
Dhe të ardhmen e imagjinatës
Një mjellmë e bardhë
Fluturoi tej hapësirës
DIKU NË THELLËSI
Mbase
Trokita fshehurazi
Në amalgamën e heshtjes
Dolën nga këmishët e fëmijërisë
Me qindra cifla kujtimesh
Dolën dhe ikën tejpërtejmes
Cicërimat e zogjve të egër
Në pasqyrën e ndryshkur
Diku në thellësi
Prej të qeshurave
Zgërdhihej një njeri
Moj amalgamë e
tejdukshme
Që fle
Në dunat e shpirtit
Më rrëfe si dikur
Të lutem më rrëfe
Për fluturimet e
mjellmave
Nëpër sqepa plepash
Më trego
Për thyerjen e hijeve
Në parmakët e këputura
Të qepenave
Më rrëfe të lutem
Për tregimin në
heshtje
Që të ngufati dikur moti
Në fëmijëri
DO PRESIM EDHE PAK
Nën degët e thyera
Të mollëve
Një arkivol i kaltër
Noton deri
Ose përtej portave të
Janinës
Nëpër tehun e një trishtimi
Po ikin gjethet e kalbura
Të kësaj stine
Nëse vdesin detet
Nën pashnikun e etjes
Kurrë më
Nuk do të flenë guacat
Cili lumë buroi mbrëmë
Nën qepallat e ikjes
së zogjve
Nën thundrat e kalit
të egër
Të Myftarit u zgjua
smira
U zgjuan mallkimet
Ato mote të prera
Te shkallët e liqenit
Ikën mbi kujtime
mjellmash
Ikën nëpër pluhurin e
harresës
Me një sini të artë
2.
Po shterojnë lumenjtë
e shpresës
Tek kthesa e fundit
Të udhës së vjetër
Dy mjellma të egra
Hynë në valsin e
mbrëmjes
Do presim edhe pak
Deri sa të piqen
sheftelitë
Sa me mallëngjim
Qajnë te moli
Një plak besnik
Dhe një e ve
Për degët e shkundura
Të një nerenxe
NË KËTË KOHË TË LIG
Qohet peshë nga heshtja
Lëvorja e drurit
Nën lëkurën e kujtesës
Zbërthehen hijet e
lakuara
Nga baladat e vjetra dalin nuset
Në dukje mjellmash
Dhe i krehin flokët
Në trishtimin e hënës
Në një lumë
Lahet një pjesë e
kujtesës
Kurse ajo tjetra
Si sogjetarë tundimesh
Përkundet nën rrezet e
pritjes
Me flokë të shprishura
Nënat dalin në rrugë
Dhe përshëndeten me
meteorët
Që pahiten nën hije
Kush i ftoi shirat
Të mbështjella me
trishtim
Në këto kohëra të liga
Njerëzit akoma vdesin vertikalisht
NË LAGJEN TONË
Në lagjen tonë
Në çdo kohë hapen
dyert
Gjethet e zverdhura
I mbyllin dritaret
ligështimit të erës
Kalldrëmeve tërmal
Kundrojnë lehjet e
lukunive
Një furtunë e paparë
Shpërthen
Nga xhepat e arnuara
të ditës
Lëkunden çatitë
Tunden rrapet si
rrënjët e lundrave
Daulltarët nuk
pushojnë
Duke mi rënë
Daulleve të kushtrimit
Në pasqyrën e mendjes
Nuk ndalen varkat
Vijnë e shkojnë këndej
pari
Ushtritë
Me gjeneral të çmendur
Në lagjen tonë
Nuk ka mbetur asnjë
arkivol
Po largohen edhe
skeletet
E karbonizuara
Në lagjen tonë
Me nga një copë thesi
të shqyer
Mbështillen hijet
E arnuara prej dhembjeve
NUSET
Të rënët
Gjethe zogjsh
Mbi pastelet e shiut
Kur u shembën kalatë
Kjo erë e molisur
Hyri në flokët e
mjellmave
Një nënë
Mbi një gurë të murrmë
Shikon se si tretet
Një copë mjegulle e
brymte
Nga troku i kalit të
egër
Nëpër kalldrëmet e
shkulura
Shpërthejnë
Xixëllonjat e shpresës
Mbi çatitë e vetmuara
Mjaullinë ca mace
Yjet bredhin nëpër
flokët
E shprishura të hënës
Te baladat
Këndojnë nuset e mira
Të rënët
Herë zbresin
E herë i hipin kuajve
të egër
Nuset lindin
Ushtri prej dragonjve
NËN ULLUKËT E ÇATISË
Ishte natë
Kur nga kujtesa e ujit
Nxorëm hënën e qullur
Në mëhallën e
kujtimeve
Binte një shi prej
fjalëve
Asnjë pemë e zhveshur
S’kishin gjethe prej
ëndrrave
Nëpër lëkurën e regjur
të kaprollit
Galopuan furtunat
Kur i bashkuam
Thonjtë e prerë të
lisave
Nën qullët e lagura të
kuajve
I fshehëm patkonjtë e
ndryshkur
Mos o zot
Të kujt ishin këto
lehje
Prej trishtimeve
Nën ullukët e çatisë
I gjetëm
Hartat e humbura të mendjes
NE TË GJITHË
Ne të gjithë
I kishim ëndrrat tona
Te ritmi i erës
Herë këndonim
E herë
I përngjanin
Pasteleve të lotëve
Një ditë ishim
Ylber xixëllonjash
Kurse ditën tjetër
Trishtim prej fjalëve
Ne të gjithë
Donim të jemi
Fëmijë zogjsh
Prej ëndrrave tona
Lindnin yjet e
përgjumura
Dhe kështu i
përngjanim
Kujtimeve të mjellmës
Një ditë ishim ëndërr
Kurse ditën tjetër
Zhgjëndrra e nuses
E cila i përngjante
Drenushës së vetmuar
KY ISHA UNË
Gati njëqind vjet
I përngjaj ecjes së
drurit
Ky ishte fati im prej
gjetheve
Kjo ishte udha ime
Me trishtime mjellmash
Herë krijoja shpresa
të lëngshme
Në kokën time
E herë
Perëndi të rrejshme
Ky isha unë
Në gjendje të lëngtë
Dhe i tejdukshëm
Në pasqyrën e erës
Herë më kapnin për
hunde
E herë
Për gjymtyrët
Që s’preken me sy
Ky isha unë
Era dhe lisi
Herë më rrihte furtuna
E herë
I përngjaja strallit
kryengritës
Prishtinë, 02 shkurt 2013
SHKONTE PËRTEJ KUJTESËS
Te shirat e bardha
I lëmë portat e hapura
Asnjë njeri nuk doli
Nga baladat
Pritëm edhe disa qindra vjet
Nëpër shtigjet e mjegullave
Nuk u dukën në horizont
Kalorësit e ftuar
Më pastaj
Mbase kishim harruar
Se si priten miqtë
Asnjë lajmëtarë nuk bëzante
Kjo heshtje sfinksi
Shikonte përtej kujtesës
Shkundja e portokajve
Ngjau
Ditën kur erdhën furtunat
Dhe kurrë më
Nuk qemë në gjendje
T’i shërojmë ato grithje të mëdha
Në hartat e shqyera të atdheut
TE PËRMENDORET E MJEGULLAVE
Rri i përgjumur
Me ëndrrën time
Nën rrënjët e zambakëve
Përherë zgjohet dita
Më e mrrolur se qielli i vjedhur
Nuk di se sa vjet fjetën lyrat
Eposet kishin ikur
Nga shpirtrat e korijeve
Shi nuk binte më
Nëpër kujtesa të këngëve
Pritëm një kohë të gjatë
Te përmendoret e mjegullave
Nuk erdhën asnjëherë zogjtë
Ishin kohërat e ujqërve
Që na i bluanin reliktet e fjetura
KY SHI PREJ FJALËVE
I patëm disa lloje kryqesh
Të atyre prej balte
Dhe kryqe prej shiu
Thyer nga koha
Te një shiringë i lëngtë
E gjeta fëmijërinë time
Kush ishin ata tek portat
Që kurrë nuk u hapën
Ky shi prej fjalëve
Po i thyen grilat e kujtesës
Nga baladat e vjetra
Si zogjtë e detit
Fluturuan legjendat
Një mjellmë e murosur
Nën rrënjët e dunave
Ja lanë sytë e mëngjesit
Kurse diku në kujtesë
Te majat e mjegullave
Fati im
Mbarësohet me shirat
TE SHIRAT E QYTETIT
Si një zambak pastelesh
Drita hyri në legjendë
Andej kujtesës
U pamë me cirqet
Prej mjellmave
Shirat kishin ndërruar pamjen
Dukeshin
Si lisa gjethesh
Pranvera ka kohë
Që iku nga këto fusha
Një nënë te varret e bardha
Mbi një dunë prej dhembjes
Nuk i ndalte klithmat
Herët në mëngjes
E vranë këndesin e fshatit
Si hamshorët e egër
Hingëllonin mjegullat
Te shirat e qytetit
Kalbeshin
Barojat e egra
KËTU POSA ÇELIN FJALËT
Në mëgojëzat e vrapit
Si lulet e egra çelën fjalët
Asnjë hamshor prej shiu
Nuk u besoi legjendave
Vrapuan e vrapuan kuajt
Nëpër kujtesën e etjes
Diku në mes rërës
Shtrihej
Një oazë anemike
Këtu vijnë kuajt e egër
Të skalitur nga era
Asnjë krife e thinjur
Nuk bëzan
Kjo heshtje zallore
I kapërcen të gjitha etjet
Pas vdekjes së perëndive
I krijuam disa të tjerë
Që nuk ëndërronin si ne
Më pastaj
Filluam tu përngjajnë
Shpirtrave të kaprojve
Nga krojet e reve
Pikuan fluturimet e zogjve
Mbi arkivolet e ngjyrosura
Njerëzit u bënë flutura
Cikli i dytë
Te delta e mjellmave
HARTA E FUNDIT
Kur s’kisha se çfarë të bëj
U shndërrova në gjethe
Një zog i egër mali
Më se njëqind vjet
Çukiti
Në ndërgjegjen e Evropës
Herë qeshte
E herë zgërdhihej
Mbi shtatin e Gjergjit
Nëntë lloje plagësh
Kullonin trishtim
Ky gjeth i ullirit
Thahej e tkurrej
Në shqepin e shkabës
Harta e fundit
E turpit të Evropës
Grisej e asgjësohej
KËTO PASAPORTA BIOMETRIKE
Loti zog
Në shpirtin e gjethes
Drurët e kalbur
Në strofujt e gjeraqinave
I kërkojnë epitafet e humbura
Sa me mall
Shikonim derdhjen e Drinit
Të delta e dhembjeve
Një dunë prej trishtimi
Përjetoi vetëvrasjen e dytë
Na duhet edhe pak
Edhe shumë pak ka mbetur
Deri te frymëmarrja e zogjve
Kjo furtunë me kllapi
Po i numëron arkivolet
Ja pra shikoni
Këto pasaporta biometrike
Ndoshta sonte era
Përfundimisht do i shqyej
Letrat e shkruara
Në një kohë
Dhe hapësirë tjetër
KUR HESHTIM
Kur heshtim
Puthjet i përngjajnë myshqeve
Lëvizin ngadalë
Marrin frymë nga energjia diellore
Më pastaj
Dalin nga lëkura e ditës
Kur heshtim
Bëhemi përmendore
Mbretërit kurrë nuk abdikojnë
Në shumë raste të rralla
Hymë në lëkurën e qengjit
Dhe bëhemi miq
Me ujqërit
Kur heshtim
Ecjet e zogjve u përngjajnë
Atyre të lejlekëve
Shevarët te plepat zgjohen
Dhe fillojnë
Serenatat e trishtimeve
Kur heshtim
Në ajrin e tymosur
I gjuajmë shikimet e zbrazëta
Më pastaj dalim nga lëkura e jonë
Dhe fshihemi
Nën arkivolet e gurëve të murrmë
NË QYTETIN TONË
Në qytetin tonë
Sa çel e mbyllë sytë
Hapen varret
Të vdekurve
Ua vjedhin pasaportat
Dhe protezat prej plastike
Sa herë që ndryshon moti
Këtu Drini gjëmon
Në rrënjët e shelgjishteve
Mbinë relikte e një kohe
Te përmendoret e thyera
Trenohen mushkonjat
Tokës i vjen
Një erë e rënd terpentine
Dhe nerenxat piqen vetëm në hënë
Në qytetin tonë
Vashat i ndërrojnë këmishët
Me ato të erës
Në qytetin tonë
Për çdo mëngjes
Vidhen këpucët e të gjallëve
Nëpër faltore
Dhe ua qojnë të vdekurve në varre
Në qytetin tonë
Fëmijët dalin lakuriq në shi
Dhe tërë ditën vrapojnë
Si ëndrrat e kaprojve të egër
TE DELTA E MJELLMAVE
Paskan mbetur jashtë kornizave
Stërkalat e shiut të brymtë
Një trup gjeometrik
Fundoset në lotët e Lumëbardhit
Në ikonën e Shën Mërisë
Myshqet hedhin një valle të lashtë
Hedhin
Dhe nuk ndalen të lehurat
Një somnambul i dehur
Nëpër xhepat e mykura të erës
Vazhdon vallen e mortit
Meteorët e këputur
Hynë në serenatat e erës
Mushkonjat
Te dërrasat e arkivoleve
Përshëndesin si të babëzitura
Erën
Që sillet vërdallë tej urës
Lumi i pikëlluar
I ka hapur krahët
Te delta e mjellmave
Qethen kujtimet e deleve
VETËM TROKËLLIMAT E PATKONJVE
Preki këto pak gjethe
Në shpirtin e barit
Dhe më pastaj
Hape në daç
Kutinë e Pandorës
Ishte një kohë e turbullt
Nuk binte shi
Ama as nuk kishte shtrezë
Vetëm hapat e trishtimit
Kalonin zhurmshëm
Mbi tastierat e mendjes
Ne u bëmë
Se s’pamë asgjë
I mbyllëm sytë
Me leckat e kujtesës
Dhe vrapuam deri të akaciet
Ku vetëvriten
Egërsitë e shpendëve
Dielli kishte ikur
Diku te mjegullat
Kur erdhën kalorësit
Përfunduan serenatat
Vetëm trokëllimat e patkonjve
I dëgjonim në heshtje
Te ëndrrat tona të përgjumura
NË SQEPAT E LISAVE
Nëse e kthejmë kokën mbrapa
Dhe lozim me gishtat e këmishës
Nga mëngët
Mund të pikojnë trishtimet
Mos or njeri i mirë
Mos i harro ato pak rrugë
Që të humbën
Në kujtesën e hidhur të fëmijërisë
Nëse do
T’i përngjash vetvetes
Mëso udhëtimin tënd përmendësh
Se në të kundërtën
Kryekëput u përngjan
Lakuriqëve të natës
Po që se i harron sërish rrugët
Pyeti zogjtë shtegtarë
Në sqepat e lisave
Trishtimi mi erës
Takohet me qukapikët
VETËM QENTË E LAGJES
Nëse udhëtoni
Për në vendlindje
Pikturoni në çdo hap
Nga një kornizë të imagjinuar
Me këto pastele gjethesh
Mund t’i mashtroni
Vetëm krimbat e mëndafshit
Këtu rrallë herë bie shi
Nga shtambat e papjekura
Poçari dinak
I mësoi përmendësh
Sekretin e zjarrit
Kur ikëm me zogjtë ndër sqetull
Ju kujtohen lehjet e vjeshtës
Në vend se të shkurtohen
Ditët
Ato zgjateshin tej çdo mase
Ne ikëm se ikëm
Askush nuk na doli përpara
Vetëm qentë e lagjes
Disi kuisnin pak më ndryshe
Prishtinë, 04 shkurt 2013
ISHA FËMIJË I ERËS
Një
varkë prej loti
Prishtinë,
05 shkurt 2013
EDHE NJË NATË
Prishtinë,
07 shkurt 2013
NË NJË KOHË TJETËR
KOHA IME
Me sy prej qielli
QENI
Ku t’i kërkoj këto duar prej bryme
NËSE ZGJOHEN MËKATET
Prishtinë,
07 shkurt 2013
Biografia
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më o1. o2
1943.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë
Pedagogjike në Prishtinë.
Një kohë punoi mësues nëpër fshatrat
Studençan të Therandës dhe Hoça e Qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë
punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë.
Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë, të cilën e botoi në
revistën ”Pionieri”, më 1957
Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, bashkë me shokët e
punës dhe të penës, themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në kuadër të
punës së këtij grupi u botua përmbledhja“Ngjyra e Kohës”, në të cilën u përfshi
një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat
për fëmijë, botoi edhe një sërë krijimesh letrare nëpër gazeta dhe revista, që
dalin në Prishtinë,Shkup dhe Zagreb. Në vitin 2o1o i përkthehet një libër në
gjuhën Rumune, nga përkthyesi i mirënjohur
Baki Ymeri,“Pema e Bekuar”, libër, i cili u mirëprit nga lexuesi Rumun.
Po atë vit, në një nga numrat e revistës “Shqiptari”,
në Rumani, në bashkëpunim me redaksinë revistës “Dituria”,në Boras të
Suedisë, botohet një antologji, “Jehona e Shekujve”, autor Sokol Demaku, ku
përfshihen edhe disa punime të Adem Zaplluzhës.
Është prezantuar në LEKSIKONIN SHKRIMT-ARËVE SHQIPTARË 15O1-1990, Nga Hasan
Hasani, si dhe në LEKSIKONIN SHKRIMTARËT SHQIPTARË PËR FËMIJË,1872- 1995 Nga
Odhise K. Grillo, dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir
Behlul,Prishtinë 2oo2.
Si dhe është përfaqësuar në Rumuni në një antologji të shkrimtarëve të
Kosovës nga Monica Marushan KOSOVA LITERARA, (Kosova letrare, përkthyer nga
Baki Ymeri, alias Alban Voka .2o11
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.
BOTIME TË AUTORIT
1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”,
Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”,
poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”,
poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996.
4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”,
Prishtinë, 1997.
5. “Morfologjia e dhembjes”,
poezi, “Faik Konica”, Prishtinë,2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi,
Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2oo7
7. “Letër nga mërgimi”, poezi,
Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra
e Kulturës”, Klubi letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o. “Thirrje e gjakut”,
poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi,
“Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2oo9.
14. “Kashelasha në vargje”,
poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2oo9.
15. “Pema e bekuar”, E
përkthyer, Rumani, 2o1o.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu”
Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi,
“Qendra e kulturës “, Kastriot,2010.
2o. “Loja e myshqeve”,
poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot,2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”,
poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
22. “Metafora e heshtjes”,
poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2o1o
23. ”Hyji në Prekaz”,
poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot,2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot,
2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 201O
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”,
poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o1o.
3o.
“Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’,Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”,Poezi,
Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
33. “Vallja mistike”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve
Kastriot,2011
35. “ Letër atdheut” poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
36. “ Tejdukshmëria e shiut”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
37. “ Përtej teje”,poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg” , poezi,
Shoqata e shkrimtarëve-
Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi ,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për
të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o11
41.”Kalorësit e mjegullave”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë
këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
44. “Mirëmëngjes Imzot”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi
satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
46. “Atje tej maleve”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot-2012
47. “Heshtja që del në shesh,”
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2o12
48. “Portat e shpresës”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
49. “Në dhomën time gjysmë të
errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë
“, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
53. “E kujt është kjo vetmi”,
Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
54. “Mos pyet për adresën e lumit”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi,
Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
57. “Po të mos ishte fjala”,
Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot,2o12
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata
e shkrimtarëve –Kastriot, 2o12
59. “ Trokëllimat në gjumin e
dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
60. “ Në flokët e dëborës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2o12
62. “ Kur filluan të flasin
njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë
fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot,2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” ,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2o12
65. “Eca ecëm dhe do ecim”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2o12
66. “Fëmijët e erës”, Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
68. “Si të flas me drurët”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2o12
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”,
poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët
pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”,
Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot , 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan
lotëve”,Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
77. “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
78 .“ Pyesni zogjtë në ikje”,Poezi,
Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
79. “ Fërfërimë gjethesh “
Poezi, shtëpia,botuese-Kastriot, 2013
80 . “ Refrene yjesh”, Poezi,
shtëpia botuese “ Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
81. “Te delta e mjellmave”,
Poezi,shtëpia botuese “ Fahri Fazliu”- Kastriot , 2013
Përmbajtja