E premte, 26.04.2024, 01:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Bukuri artistike nga Ormira Lulani

E diele, 07.04.2013, 05:55 PM


PEIZAZHI EKSPRESIV ME FRYMË RURALE

Çdo art i vërtetë, ngjizet dhe lind i veshur me tipare të veçanta dhe frymën dalluese, e cila na dhuron begatitë etnografike, me të cilat, artistja respektive, Ormira Lulani, ndërton vepren e saj të mbështjellë me vlera pikturale të cilat flasin për motivet, jetën rurale dhe konfiguracionin e pasur tokësor.

Nga Remzi Limani

Kur flasim për artet pamore, e në veçanti për femrën krijuese, pa dyshim, vend të veçantë në panoramën kulturore zë vend krijimtaria artistike e artistes sonë Ormira Lulani. Kjo krijesë fine, me të gjitha lakmitë e saja, sikurse lindi për të qenë krah nesh, e cila me artin e saj na bënë ta kuptojmë forcën krijuese të një qenie sensibël me të gjitha tiparet e një artisteje të edukuar për t`na dhuruar të bukurën artistike. Arti i Ormires dhe shprehja e saj ekspresive në fushën e pikturës, përveç talentit të padiskutuar, ajo nxjerrë në sipërfaqe guximin dhe ashpërsinë e këndshme në ralizimin e veprës së saj pikturale. Ky guxim i Ormires, nuk është rastësi por predispozitë hyjnore e dalë nga shpirti i saj i vërtetë artistik. Andaj, ajo, pa drojë, me saktësi dhe virtuozitet lëvizë penelin e saj mbi kanavacë, duke e ndërtuar figurën dhe konfiguracionin e pasur tokësor, ajo shkrinë spektrin e ngjyrave të një palete të pasur tonalitetesh, për ta gatuar të bukurën tonë në hapësirë, nëpër kohë me mote të ndryshme historike...

Në tablotë pikturale me motive rurale, të formuluara nga artistja respektive, njeriu dhe rrugët kanë një kuptim folozofik, ngase, njeriu ynë, gjithnjë ishte në lëvizje kohe deri në shpëtimin e tij të vërtetë... Kjo çasje kuptimplote e një kohe të vrarë dhe lufta e njeriut për gjallimin e tij, në veprat e Ormira Lulanit, na japin një pasqyrim lucid mbi peripecitë e jetës rurale sa të ëmbël aq të hidhur në kuptimin e ndërtimit të jetës dhe të yrtit familjar. Në të gjitha këto pasqyrime artistike, mrekulluesht të realizuara dhe të konceptuara me tamam artistikisht, përveç konfiguracionit të pasur tokësor me një fiziografi interesane dhe të veçantë, këto vepra artistike na flasin edhe për vlerat etnografike, të cilat, Ormira i ptencon së bashku me figurën e njeriut, mbi të cilin e veshë të kaluarën tonë historike me të gjitha vlerat folklorike si elemente figurative, të traditës, dokeve dhe zakoneve shqiptare.

Së këndejmi, nga opusi figurativ i artistes sonë, jo me vështirësi vërehet edhe aytoportreti i saj, i begatuar me elemente shtesë figurative, të cilat e përmbushin teorinë e duhur të hapësirës pikturale, me çka konceptin e hapësirës e vë në pikën dhe planin e duhur, pa ndonjë ngarkesë të tepruar figuratve, gjithnjë, duke e inkorporuar portretin me me natyrën, herë – herë e kumbisur diku për t`u çlodhur nën hijen e ndonjë rrapi shekullor.

Pra, sikur tek portreti, po ashtu edhe në tablotë e mbushura me natyrë të qetë, vërehet i njejti guxim i shprehjes ekspresive, me çka, piktorja flet me të njejtën gjuhë figurative, e cila e bënë të veçantë dhe të njohur që nga shprehja dhe vlerat e kreacioneve artistike mirëfilli të realizuara.

Në përmbyllje të këtij vështrimi modest, pa drojë, duhet të themi: se artistja Ormira Lulani, ka një dell të veçantë dhe shumë të lakmueshëm në realizimin e veprave pikturale, të cilat janë të gatuara dhe të arrira me gjithë pjekurinë e duhur profesionale për ta ndërtuar të bukurën artistike dhe për të qenë e lakmuar nga të gjithë...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora