E premte, 26.04.2024, 07:00 AM (GMT+1)

Editorial

Adnan Abrashi: Apeli i një qytetari të Republikës së Kosovës

E marte, 06.05.2008, 09:12 PM


Adnan Abrashi
APELI I NJË QYTETARI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Nga Adnan Abrashi

Të gjitha mediave elektronike dhe të shkruara shqiptare;
Të gjitha ueb faqeve shqiptare kudo që janë;
Të gjithë internet pasionuesve shqiptarë;
Qytetarëve të Republikës së Kosovës: juve që takoheni me miqtë çdo ditë, në rrugë, kafene dasma dhe ahengje, që jeni në punë apo kudo që jeni, rinisë së mrekullueshme shqiptare, nëpër shkolla, universitete, “PARTY”, ditëlindje…

Ndihmoni në çdo formë dhe në çdo mënyrë afirmimin ndikues dhe veprues të apelit të  lëvizjes “VETËVENDOSJE”, në mënyrë që, sa më shumë qytetarë të dalin më 9 Maj në protestën gjithëpopullore kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë...
Ashtu sikur ditëm më 17 Shkurt të kremtojmë masovikisht ditën historike të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Pavarësisë, me po të njëjtën elan dhe vrull, më 9 Maj, të gjithë duhet ta mbrojmë dhe dëshmojmë atë para syve të Botës.
Le të bëhemi  50…80...100 mijë! Pa dallime feje, grupimi politik, moshe dhe gjinie… Atë ditë duhet të dalim të gjithë sepse na nevojiten shumë zëra, brohoritje depërtuese jo vetëm ne veshët e shurdhra të disa politikanëve tanë; jo vetëm në zyrat e afërta të UNMIK-ut, ambasadave si dhe institucioneve tjera ndërkombëtare në Prishtinë. Porosia e këtij zëri kumbues atë ditë duhet të jehoj larg dhe më larg: Në Beograd… Moskë…New Yorku… të buçes edhe afër tryezës ovela të sallës së madhe të Këshillit të Sigurimit…duhet të shkoj larg dhe kudo në botë, në kontinentet  e atyre shteteve që ende ngurojnë të na njohin edhe këtë pavarësi të sakatosur, ashtu sikur është...
Harroni atë ditë se kush e organizon këtë protestë, sepse në vlerën e suksesit të saj nuk do të ketë grabitje meritash, lëvdata dhe krekosje. Mjafton se aty do të mbrohet Kosova dhe sovranitetit i saj i vërtetë, sovranitet ky që ju takon juve, neve, popullit të saj dhe askujt tjetër.
Ju garantoj! Atë ditë ka për të qenë ditë e bardhë dhe në qiell nuk do të ketë yje: as 1, as 2....as 6!  Asnjë yll! Më besoni! Kosova atë ditë kurrsesi nuk do të jetë e verdh në një hapësire të katërt imagjinare... O, ditë madhështore do të jetë atë ditë, sepse në tokën e skuqur nga gjaku i Kosovës MËMË, mbi gjokset e bijve dhe bijave ashtu të bashkuar të saj, triumfalisht si hyni do të zbres shqiponja e zezë dykrenore.
Andaj...të kontribuojmë të gjithë për atë ditë:
- Ju mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare: shkruani dhe botoni këtë fjali pa censure: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Ju WEB faqet atdhetare shqiptare, ju nevojitet vetëm një shkrim në “HOME” faqen tuaj dhe asgjë tjetër: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Gjithë ju që manipuloni me internet, dërgoni sa më shumë e-maile miqve, të afërmve dhe dashamirëve tuaj. Mjafton një porosi e kësaj natyre: “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”
- Ju qytetarë të përvuajtur, rini e mrekullueshme e Kosovës: kudo që gjendeni në shoqëri dhe bisedë: ne dasma, vdekje, lindje, në “PARTI”, “kaffeteri”, rrugë… vetëm një porosi të shkurtë përcilljani shokut, mikut dhe dashamirëve tuaj:  “Të gjithë në protesta më 9 Maj në Prishtinë. Jo zgjedhjeve të Serbisë...”

Vërtet bukur do të jetë atë ditë në Prishtinë! Dinjëtoz, qetë, krenar…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora