E shtune, 27.04.2024, 12:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Thani Naqo

E merkure, 06.03.2013, 07:58 PM


THANI NAQO

 

SHËËËËT!

- MË THA GJELKËZA KRAHËSHKRUAR

 

Lëshoj sytë ku rrjedh lumi

përmbi pragjet e lëmuar

si fëmijë më zë gjumi

më zgjon gjelkëza krahëshkruar

 

Më ndjell hija e një shelgu

porsi dash kaloj vapën

turtullesh' e, atij bregu

në mes ballit më ngjit glasën.

 

Bëj përpjetë; humbas toruan

bregu i vjetër s’është më

tumba shkuresh më rrethuan

një mëllenjë qesh me zë.

 

Ku ke qenë o, i harruar?!...

nusela klithmën nxjerr

plot me rrodhe i ngarkuar

kalëroj mbi një gërxhel.

 

Përtej bregut m’u fanitën

përse fshihi shamibardha?!

fap-fup syt' e tyre ndritën

tunden gjokse, pikojn’ dardha.

 

Belkëputura, këmbëholla

me asnjërën s’ju këmbej

nëpër botë, ku' un’ brodha

t'qeshurën' tuaj s’po e gjej

 

Po kërkoj e veten time

vall'ku gjuan, ku ri fshehur

kukurisje - vajzërie:

çiftja e tij akoma ngrehur!

 

Dalloj njërën... Ah' ësht' thinjur

thar' e vyshkur porsi unë

tridhjet' vjet kemi pritur

tridhjet' dimra rën'në gjumë.

 

Pse më ndjell, moj esmere

ç'ma shkel syrin kullumbri

trëndafil me gjemba ferre

s'kish të dytë bukuri!

 

Eja - m'ndjell - përtej bregut,

shkel mbi pragjet e lëmuar

na thith hija e një shelgu

na thith puthja e harruar...

 

…Ah, ç'më zgjoi një e qeshur

kakaritje - mall - jariçke

flokët e saj mbi mua derdhur

ma bëjn' ëndrrën të magjishme!

 

Veten shoh rënë në gjunjë

para djepit të lëmuar

një fëmijë ish në gjumë,

Shëëët! - më tha gjelkëza krahëshkruar...

 

1978 - 2013

 

ËNDËRR ME XHUNGËL

 

u grica u çorra ndoqa poetë

xhunglës me ferra pa fund

mes saj takova një murg të shkretë

një zog - tha - s'këndon kërkund

 

si ty u grica si ty u çorra

- tha murgu. Nga goja e sytë zgavra

gjarpërinj u zvarritën e një tufë me sorra

kra-kra kra-kra kra-kraaaa

 

trungun e kalbur jargavit një kërmill

edhe unë - tha - poet kam qenë

m'u mërzitën livadhet me tërfil

m'u zvordhën puthjet nën hënë

 

ku-ku-ku-ku qyqon një qyqe

vajton bufi syxham

çaj pyllin e ngjeshur me hijekryqe

nga xhungla kërkoj të dal

 

i gricur i çjerrë bëj prapa kthehu

mezi dola në botën time

një drenushë më priste dhe flokët m'i krehu

e trembi dhe gjarpërin me zile...

 

2013

 

JAM KOSAR

 

Livadhin kosit nën të fundmen hënë,

Bari psherëtin fshap-fshup, fshap-fshup.

Majëdirekut të mullarit vari limën e ngrënë

Dhe gjysma e hënës m'u ul mbi sup.

 

Livadhin e fundit sonte kosita,

Hapësira e zhveshur më futi në trishtim.

Përçartazi fola... Nuk di ç'i mërmërita,

Nuselalës gjoksbardhë që u fsheh për dimërim.

 

Tehu i kosës fap-fap, fap-fup,

Nata u piks me klorofilin e tretur.

Mes yjeve gjarpëroi një meteor, e u zhduk,

Prej syri më doli një yll' i vockël, i mekur.

 

Direkun e drunjtë lima gurëzoi,

Nata mpreh hijet në tehun e kosës.

Hëna e ngrënë mbi sup më perëndoi,

Vetullën e nxorri në anën tjetër të botës.

 

Mbi ballë ula strehën e kapelës së vjetër,

Zemra e mullarit më dha shtratin me bar.

Në ardhtë dëbora, fshehtazi, si dhelpër,

S’ka ç’ të më bëjë; unë jam kosar!

 

2011-2013



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora