| E merkure, 06.03.2013, 07:58 PM |
THANI
NAQO
SHËËËËT!
- MË THA
GJELKËZA KRAHËSHKRUAR
Lëshoj
sytë ku rrjedh lumi
përmbi
pragjet e lëmuar
si fëmijë
më zë gjumi
më zgjon
gjelkëza krahëshkruar
Më ndjell
hija e një shelgu
porsi
dash kaloj vapën
turtullesh'
e, atij bregu
në mes
ballit më ngjit glasën.
Bëj
përpjetë; humbas toruan
bregu i
vjetër s’është më
tumba shkuresh
më rrethuan
një
mëllenjë qesh me zë.
Ku ke
qenë o, i harruar?!...
nusela
klithmën nxjerr
plot me
rrodhe i ngarkuar
kalëroj
mbi një gërxhel.
Përtej
bregut m’u fanitën
përse
fshihi shamibardha?!
fap-fup
syt' e tyre ndritën
tunden
gjokse, pikojn’ dardha.
Belkëputura,
këmbëholla
me
asnjërën s’ju këmbej
nëpër
botë, ku' un’ brodha
t'qeshurën'
tuaj s’po e gjej
Po kërkoj
e veten time
vall'ku
gjuan, ku ri fshehur
kukurisje
- vajzërie:
çiftja e
tij akoma ngrehur!
Dalloj
njërën... Ah' ësht' thinjur
thar' e
vyshkur porsi unë
tridhjet'
vjet kemi pritur
tridhjet'
dimra rën'në gjumë.
Pse më
ndjell, moj esmere
ç'ma
shkel syrin kullumbri
trëndafil
me gjemba ferre
s'kish të
dytë bukuri!
Eja -
m'ndjell - përtej bregut,
shkel mbi
pragjet e lëmuar
na thith
hija e një shelgu
na thith
puthja e harruar...
…Ah, ç'më
zgjoi një e qeshur
kakaritje
- mall - jariçke
flokët e
saj mbi mua derdhur
ma bëjn'
ëndrrën të magjishme!
Veten
shoh rënë në gjunjë
para
djepit të lëmuar
një
fëmijë ish në gjumë,
Shëëët! -
më tha gjelkëza krahëshkruar...
1978 -
2013
ËNDËRR ME
XHUNGËL
u grica u
çorra ndoqa poetë
xhunglës
me ferra pa fund
mes saj
takova një murg të shkretë
një zog -
tha - s'këndon kërkund
si ty u
grica si ty u çorra
- tha
murgu. Nga goja e sytë zgavra
gjarpërinj
u zvarritën e një tufë me sorra
kra-kra
kra-kra kra-kraaaa
trungun e
kalbur jargavit një kërmill
edhe unë
- tha - poet kam qenë
m'u
mërzitën livadhet me tërfil
m'u
zvordhën puthjet nën hënë
ku-ku-ku-ku
qyqon një qyqe
vajton
bufi syxham
çaj
pyllin e ngjeshur me hijekryqe
nga
xhungla kërkoj të dal
i gricur
i çjerrë bëj prapa kthehu
mezi dola
në botën time
një
drenushë më priste dhe flokët m'i krehu
e trembi
dhe gjarpërin me zile...
2013
JAM KOSAR
Livadhin
kosit nën të fundmen hënë,
Bari
psherëtin fshap-fshup, fshap-fshup.
Majëdirekut
të mullarit vari limën e ngrënë
Dhe
gjysma e hënës m'u ul mbi sup.
Livadhin
e fundit sonte kosita,
Hapësira
e zhveshur më futi në trishtim.
Përçartazi
fola... Nuk di ç'i mërmërita,
Nuselalës
gjoksbardhë që u fsheh për dimërim.
Tehu i
kosës fap-fap, fap-fup,
Nata u
piks me klorofilin e tretur.
Mes yjeve
gjarpëroi një meteor, e u zhduk,
Prej syri
më doli një yll' i vockël, i mekur.
Direkun e
drunjtë lima gurëzoi,
Nata
mpreh hijet në tehun e kosës.
Hëna e
ngrënë mbi sup më perëndoi,
Vetullën
e nxorri në anën tjetër të botës.
Mbi ballë
ula strehën e kapelës së vjetër,
Zemra e
mullarit më dha shtratin me bar.
Në ardhtë
dëbora, fshehtazi, si dhelpër,
S’ka ç’
të më bëjë; unë jam kosar!
2011-2013