E premte, 26.04.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Flutura Dervishi: Domosdoshmëria e pikësimit

E hene, 07.01.2013, 11:10 PM


Domosdoshmëria e pikësimit në një vepër të shkruar

Nga Flutura Dervishi

Është më se e vërtetë. Gjithkush është ndier i lumtur, teksa në duar ka marrë një libër të bukur, i ri apo i vjetër qoftë ai. Ndodh që të tërhiqesh nga emri i autorit, titulli apo dhe kopertina e librit, por më pas vëren se brendia lë për të dëshiruar.

Libri është i veçantë, është i bukur, të ngelet në kujtesë, kur të gjithë komponentët janë në kompleksitet, duke mos harruar edhe shenjat e pikësimit, të vogla në dukje, por të mëdha për nga rëndësia.

Të rastis shpesh kohët e fundit të lexosh libra, kryesisht me poezi, ku forca e fjalës shprehëse – emocionale e autorëvë depërton brenda teje e ti si lexues, dehshëm, tërhiqesh nga tematika e zgjedhur, trajtimi me profesionalizëm i temës nga autori, nga magjia e figuracionit artistik, por në kontradiktë me to qëndron fakti se pothuajse pikësimi në këto poezi mungon.

Natyrshëm lindin pyetjet:

- A thua të jetë në “modën” e kohërave “moderne” edhe kjo gjë, ku dhe shenjat e pikësimit t’i lëmë për në askund, se njeriu i sotëm, njeriu i internetit s’ka nevojë më për to?

- Po si mundet të lexohet e të kuptohet një material i shkruar pa shenja pikësimi? A nuk do t’i shkonte kësaj shprehja “shkrimet pa pikesimin, si gjella pa kripë”?

Librat shkruhen për t’u lexuar nga të gjithë. Kush është i stërvitur, falë profesionit më në kontakt me librat apo dhe pasionit për librat, arrin të kuptojë atë ç’ka autorët përcjellin përmes vargjeve, por jo t’i përjetojë ato emocionalisht, pasi e vëren që s’janë aty, ato, të domosdoshmet, shenjat e pikësimit, të cilat tregojnë shumë.

Po masa tjetër e lexuesve, që për arsye të ndryshme të mosmarrrjes shume me lexime, e ka të vështirë t’i lexojë këto poezi për t’i kuptuar, për t’i shijuar, si t’ia bëjë? Nga se të orientohet?

Përse të ketë mungesë të shenjave të pikësimit apo keqpërdorim të tyre në disa prej librave artistikë, të cilët mbajnë vulën e autorëve, redaktorëve e të korrektorëve letrarë? Ku është profesionalizmi i këtyre të fundit?

A nuk është për të ardhur keq që të zbehet talenti, puna gjithë pasion e autorëve të ndryshëm prej neglizhencës së punës që bëhet në drejtim të përdorimit të shenjave të pikësimit?

Gjithsecili, kur merr përsipër të shkruajë diçka, të mos harrojë shenjat e pikësimit, rëndësia e të cilave është e padiskutueshme në paraqitjen dinjitoze të asaj që lexuesi merr në duar të lexojë.

Ato s’duhen nënvlerësuar, edhe për faktin se libri dhe interneti duket sikur konkurojnë me njëri – tjetrin, për vetë zhvillimin e vrullshëm të teknologjive në ditët e sotme dhe, kur të rinjtë rendin më shumë pas tyre.



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora