E marte, 17.09.2019, 06:04 AM (GMT+1)

Personalitete

Gjovalin Muzhani: Te perkujtojme 100 vjetorin e lindjes se inxhinjerit kimist Ernesto Bushati

E merkure, 26.12.2012, 06:35 PM


Te perkujtojme 100 vjetorin e lindjes se inxhinjerit kimist Ernesto Bushati

Ekskluzive nga Gjovalin Muzhani

Inxhinjeri i madh i mire njoftun shkodran kimisti Ernesto Lazer Bushati, leu ne qytetin e Shkodres me daten 21-XII-1912. U rrit ne Shkoder femije, qe ndoqi shkollat deri ne gimnazin e Jezuitvet si i pari i klases e shkolles. Ma vone u punesue jetoi e punoi ne Tirane tue vdeke ne moshen 81 vjeçare me daten 14 janar 1993. Kimistin  E. Bushati e perkujtojme me rrespekt te thelle si nji nder figurat ma te shqueme te tnteligjences ne shkencen e kimise Shqiptare, qe vuni themelet fillestsre.

Rrjell prej nji familje shum te nderueme te Bushatvet te Shkodres. Ku si ma i vjetri mbahet nder mend Angjelo Bushati permendet qe ne vitin 1200 si sipermarres i krypes per krejte veriun. Ky fis shquhen per urtesi, burreni, bujari zemre ne miresi, dhe kontribut per Atdhe e Fe. Nga kjo peme dolen prifterij t’afte, murgesha dhe njerez me shkolle mjaft intelektual. Babaj i tije i nderuem Lazer Bushati, punoj si financier shum i afte ne Prefekture te Shkodres. Shquhej per ndere e burrni dhe urtesi, seriozitet dhe korrektese ne pune. Ishte mjaft i apasionuem per oborrin botanik te lulevet, qe sju gjente shoku ne mire-mbajtje, vetem lemoj mbante 60 cope nder sakesija, dhe frutet i falte nder te semure, se s’gjindeshin lemoj n’ato kohna.. E ama e Ernestit qe Grueja shum e nderueme Gjyzepina  L. Bushati. Bija e pasanikut te madh shkodrane Kol Kakarriqit. Tregetare shum i ndershem e mjafte bamires. Ky fali dy oret e Kishes se Madhe mbasi ora e pare qe gjuejte me top ne kohen e luftes se Muhaseres (Malit te Zi). Kompanjeli mori flake, tue u djege kulla e sahatit, e damtue kumbonet, qe tre vllaznit Kakarriqi i falen tri kumbonet. Kol Kakarriqi dhuroi oren e re ble 200 napoliona flori, me emnin e se shoqes grues shum te nderueme e bamirese Age  Kol Kakarriqi.

Ernest Bushati qe ne moshe te re te femijerise, shfaqi squtesi te madhe. Nxanes i shkelqyeshem ne shkolle dhe nga te gjith nipat daja M.Kakarriqi e donte ma shum e veçanerisht gjyshi Kol Kakarriqi.  Ky qyshe femije te vogel e mori Ernestin per ta zhvillue me tregeti jashta shtetit. Por Ernest Bushati sikurese u kuptue kishte pase le per shkolle e jo tregetare. Kure leu e mbajti ne pagezim Shtjefen Mati Naraçi, edhe Roza e Pjeter Bushatit, tue u rregjistrue ne librin e pagezimit me emnin e dyfishte si modern Ernesto-Angjelo Lazer Bushati. Kje djali i dyte prej 4 femijvet te Lazer Bushatit. Shkollen fillore deri ne mature i perfundoi ne shkollen e Kolegjes se Jezuitvet, nji nga shkollat ma te forta e serioze te Shqipnise. Ne te gjitha klasat doli me rrezultate te shkelqyeshme, si i pari i klases dhe i shkolles. Merrte çdo vjete dekorata (nishane e flete lavdruese). Baba i tije Lazer Bushati nishanet e marrana ne shkolle ja shtini ne nji kornize me xjam, si ne zakon, te krenarise familiare. Edhe vllaznit e tije Zefi e Prospri mjafte te squet merrshin ma pak dekorata. Cilesohej per sjellje shembullore, i spikatun ne cene, pershpirteshmeri fetare, qe i trashigoi tane jeten ne korrektese. Ishte shum i dashtun me shoke, i ndihmonte ne mesime, se qe zemra shpirtenore e tyne. Ernesti e kishte te trashigueme prej nanes se tije Gjyzepines elegancen e dajes M.Kakarriqi. Veshej me seriozitetin e modes, me rrobet ma te shtrejta, tue spikate si student ne Padova te Italise. Theksoi  daje pati Mark Kakarriqin nji nder ekonomistet e diplomat dhe Atdhetaret e medhaj, qe e deshti shum Ernestin si djale mjaft inteligjent, sepse Marku qe i pa marrtuem. Mark Kakarriqi per veprimtarine e vet patriotike, ne prakun e Lidhjes se Prizrendit, qe arrestue prej qeverise Turke baba i tije Kola edhe dy vllaznit Pashko e Gasper Kakarriqi. Te cilet me ferman te turkise qene denue me vdekje. Marku kje emigrand politik jashte, si diplomat i madh nderhyni ne qeverite Anglo- Franceze, tue ja nxjerre faljen e jetes edhe lirimin, dolem prej burgut tre vllaznit Kakarriqi, populli i shkodres qe gezue shum, diten qe dolen nga burgu ja shtruene rrugen me qyluma ne shej rrespektit si qytetare te nderuem. Mark Kakarriqi asht nder eksponent ma kryesore te ngritjes se flamurit ne Vlone me 28 nandor 1912, qe minister i punevet te jashteme. Ket e dishmon fotografija, qe kishte marre nji barke shpetimit nga legata Franceze, me shpetue qeverine e re per ne Durres. Ne foto jane: Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Mark Kakarriqi e Isa Boletini etj. Shtamposun ne rivisten “Leka”. Rregjimi komunist e erresoj ket Foto me vlere historike tue mos e per-mende, lane ne harrese!? M.Kakarriqi qe kryetare Bashkije ne Shkoder. Bile emni i ketije daje ju njesh si njolle ne biografi Ernest Bushatit, si shkak per ta luftue e mos trajtue si katolik e shkodrane.U shfrytezue mjaft per mbi 45 vjet puna krijuese e tija, mundi, djersa, aftesite e talenti i rralle ne inxhinjerine kimike. Sejcila prodhimtari e industri kimike ne Shqipni ka emnin e krijimtarine e Ti.

Kurreshtje qyshe i vogel, Ernesti kishte mjafte prirje per muzike, i binte shum mire vjolines, profesori thonte se ka mjaft talent e vullndet dhe prirje. Interpretonte si nji aktor i rralle ne teatrin e Jezuitvet qe lavdrohej mjaft. Krahas leximit te libravet qe i perpinte, po kishte edhe pasion per me luejte mire fut-boll. Krijimet e tija ne shkolle cilesohshin si nder ma te mirat, dhe i ruente shkolla. Merrijti deri ne mature si i pari i klases edhe i shkolles. I doli nji vishtiresi e madhe, sepese ne at kohe qeverija e Zogut nuk donte me njofte maturen e shkolles Jezuite, tue e quejte shkolle private edhe pse qe ma e mira ne Shqipni e nivelit mjaft te nalte. Ju deshte nji ster-mundim tue studjue tane veren, me orvajtje te madhe me mesue landet e gimnazit te shtetit te cilat ishin djamatralisht te ndryeshme, klasik e real. Edhe per çudine ma te madhe ne te dy maturat i cili dha provimet u klasifikue i pari, tue marre edhe 2 flete lavdrime. Me maturen e gimnazit si i pari fitoi te drejten e studimit ne Padova te Italise per degen e fermaci, qe ishte edhe dishira e prindve.

Shoket e tije tregojshin se kure mori tezen e provimit per tu pranue ne universitet, kerkoi te pergjigjej me nji here. Profesori autoritare shefi i katedres i tha: Vetem me pa futboll shkohet i pari. Ne pergjigjet e tezes komisioni aprovues mbeten si te habitun nga ky stranier(i huej), fliste italishten si italian e pergjigjet e sakta me logjike, tue fitue admirimin, njohjen e simpatine e profesorave…

Shfaqi nji intelekt te rralle ne universitet, u njifte si studenti ma i miri apsolut me notat maksimale. Gjate kohes qe studionte si fermacisi, qe kje dishira e familjes, paralelisht ndiqte fakultetin e universitetit ne degen e “Kimise Puro Industriale”. Ne nji kohe mori dy diploma, i klasifikuem ma notat maksimale ne dy fakultetet. Mori diplomen e arte, edhe kunoren me gjeth dafinash, me sfera te vogla prarueme me are. E kerkuene ta mbajshin si profesor asistent ne fakultet per landen e kimise. Fitoi edhe titullin shkencore “Doktor i shkencavet kimike”.

Kishte pikpamje demokrate, antifashiste, protestuene me nji grup studentesh patriot kunder pushtimit fashist 7 prill te vitit 1939, tue kendue kangen Vlora, Vlora ne mes te Romes. Fashizmi nuk i fali e burgosi ne burgun fam-keq te Ventotenes, ku edhe u njofte ne burg, ne shoqni me Sandro Pertinin ish presidentin antifashist patriot ma te dashtun te mbare Italise.

Ishte nji intelektuel mjaft i kompletuem me njohuni te thella shkencore ne lamin e kimise, me dituni poliedrike, intelektuel i njimendet deng me dije, njifte gjuhet: italisht, frengisht, spanjisht, latinisht dhe greqeshteh e vjeter, fliste pak, me maturi, fjala e tije ishte e brumosun me nji logjike te rralle…

Erdhi per me punue ne Shqipni prej dashunise per Atdheun, ku shkriu mendjen tue derdhe djeresen per ket vend. Ne Tirane filloi punen si fermacisit, ne qender tek ku ishte Gastronomi, qe fermacia e tije qe ma e bukura, luksoze me mobilje arret moderne, edhe ma e frekuetuemja. Porsa shifte rreceten e njifte semundjen, kure s’kishte bare ai i pregatiste vete me njihunite e thella shkencore, te cilat ja kishte fale Zoti ne dhunti. I gjindshem i pa pritueshem per te gjith, dhimsuni per te varfnit.

Mbarimi i luftes se dyte Botnore e gjeti ne Shkoder, se shteti proletare ja mbylli fermacine e shtetizoj. Nuk e punesoj si katolik shkodre e nip kakarriqsh u quejshin n’at kohe familje te prekuna.

Me shum guxim e korrajo, friga e burgosjes, strehon ne shtepi te vet tek Arra e Madhe shoket e ngushte universitare: Guliem Deden, Gjovalin Vlashin, Mark Gurashin, Mark Boriçin, shpesh vinte dhe Nikolin Koka etj. Kater nga keto qene burgose tue vuejte si intelektual 10-20 vjet burgje. Edhe nuk i braktisi i ndoqi ne heshtje pa ja dijete kerkush i ndihmonte, ruhej shum se ishte me rrezik…

Qyshe ne vitet e para te mbas luftes, hyni si kimist kryesore ne fabriken e çimentos se Shkodres. Ishte e pa vume ne pune. Me te gjitha orvatjet e tija, edhe pse i pa prevoje por kapacitei i tije shkencore e vuni ne pune prodhuese ket fabrike çimentoje shume primitive antike, tue prodhue marken ma te miren ne Shqipni, qe kerkohej per tu ble per cilesine e mire edhe jashte. Si nji kuader kimist i afte e mori Tirana per industrine kimike te sajen. Vuejti mjafte per strehim, tue banue ne nji dhome nder miq, dhe hanger ne restorant. Ma ne fund i dhane nji shtepi perdhese (nji kateshe), punetoresh ne periferi te Tiranes mbas spitalit civil dy dhoma ku banonte me gruen, nanen e te vllaun, mjafte ngusht, pa pase kushte studimit ky kimist i nalte!?…Punonte me kambengulje e me vullndet shpesh mbas mesnate, tue vazhdue punen shkencore me ore te zgjatuna shum i perqendruem, si e gjente endergjine me punue pa asnji kusht, ne tymnajet e guzhines, te habiste!…

Ishte mjaft i afrueshem me te gjith dhe posaqerisht per si vllaznit shkodrane nuk u kursente. Perpiqej çdo njeriut me ja krye nderen i gjindeshem per te gjith, shum i mirsjellshem qe se kishte shokun, e nuk ke njofte njeri ma te mire, ai qe e ka njofte, si i veçante nuk harrohej ma. Edukata e tije qe shum e perkryeme si nji intelektual i vertete brumosun me mjafte dije poliedrike ne shum fusha. Qe besimtare shum i mire i rralle dhe i heshtun, n’at sistem qe luftohej feja, ndoqi lutjet nder kisha deri qe i mbylli shteti ateist, shoket imtim e qestisnin: U desht me nxjerre Ernestin jashte per me mbylle Kishen e Jezuitvet te Tiranes. Ishte i dashtun me shoke, kushrijt, miqt, tue i ndihmue te gjith pa u kursye, jepte ndihma bamiresije pa ja dijte kerkush ne miresine kristiane. Shkodranet i rrespektonte, i ndihmonte pa kursim, sikur te ishin vllaznit e tije, dera e shtepise qe e hapun gjithmone per to. Kje shume buk-dhanes i pritun ne familje, mberite ka dhe grueja e tije Shpresa.

Kje nji kruefamiliare shum i perkushtuem per familje, i pa pritueshem ne pune, edukoi dy femije ne menyre te perkryem tue u diplomue dy femijet me Doktorate universitare te Tiranes.

Ne shkollen e Jezuitve kishte prirje te medha per studimin e gjuhne te hueja, i pervehtesonte mire.

Njifte shum mire, mjafte shkenca si biologjine, gjeodezine, pedologjine, mikro-biologjine, fiziken e matematiken, mjeksine edhe veçanerisht fermacine dhe te gjitha deget e kimise. Po keshtu njifte gjeologjine e Shqipnise koka e tije kje si nji harte gjeologjike qe njifte krejte nentoken e mbi token, sepese krejte kampionet e minaralevet te Shqipnise i kishte ba vete analizat kimike ne laborator, dhe shetite per pllambe pellgjet minerale te Shqipnise. Nji mikut te vet nji dite i kishte thane se e dije se do te semuresha sepese kam ba analize minerale radioaktive. Kure u hap universiteti i Tiranes, nga kenaqesija i dha “Enciklopedine e madhe kimike”. Ku sejcili volum ka firmen e tije. Punoi per shum vjet ne Ministrine e Industrise. Mandej punoi edhe ne Laboratorin e kerkimevet shkencore Tiranes, dhe ma vone ne “Laboratorin e Gjeologjise se Tiranes”. Per horizontin e gjane ne shkencen e Kimise qe aktivizue dhe si Profesor i jashtem ne U. Tiranes. Dha landen e teknologjise kimike, me leksione te punuem nga ai te nji nivelit te nalte shkencore e bashkohore.

Mendimet e tija krijuese jane zbatue kudo ne sektorin e Industrise kimike. Shum artikuj te industrise kimike ishin fryt i punes krijuese te tijat si: guri i kalit (sulfati i bakrit), pregatitja e karabojes (sulfatit te hekurit), te krypes inglize (sukfatit te mangnezit), tutkallit te zdrukthatarevet, qe perdorej per pregatitjen e fibravet me tallash drunit, pigmentet e ngjyravet inorganike me lande vendit, pregatitjen e pasqyres, lapsat kimike, pastat e dhambevet, shkumbesa me ngjyra, boje kepucesh, kremna ftyre, pudra, shkrepcat, bojra vaji me ngjyra te ndryeshme etj. Me mendimet e tija krijuese e projektet e hartueme drejtonte fabriken e shkrepcavet, mbikqyrjen e fabrikes se bukes se Tiranes, te çukulatavet, te pijevet etj. Me mendimet dhe projektet  e veta si te ishte konstruktor ndertimi, ngriti fabriken e „Sodes kaustike te Vlones“, qe nga impjanti deri ne prodhimin standart. Kjo fabrike qe ngrite me materjal te vendit pa marre gja nga jashta. Fabrika edhe pse nuk qe moderna, cilesija e prodhimit qe e nji standardit te nalte qe u blente jashta, tue pase mjaft kerkesa.

E kam pa vet kure Erneso Bushati per 4-5 jave te perqendrueme shkroi librin e „Klorurit te sodiumit“, qe edhe e redaktoi vete me kompetence. Ai me thjeshtesine e madhe prej shkencetari, s’donte ta publikonte vete, se nuk i pelqejshin lavdet. Libri qe mjaft i mire me nivel te larte shkencore, mjaft i lexueshem dhe shum i kuptueshem, u shit shpejt nga libraria.

Punoi per fjalorin Enciklopedik Shqiptare ne zerat e fushes se kimise, si nji bashkepunetore i vjeter shkencore. A mendohet ky shkencetare Kimijet Shqiptare, te luftohet e lehet sot ne heshtje tue mos u shkrue ne fjalorin e ri Enciklopedik, qe kje ylli i shkencavet kimike?! Ne fjalorin e pare enciklopedik kje bashkpunetore i vjeter shkencore, hartues i deges se Kimise…Tue punue ne kushte te veshtira, nuk ju dha kurr nji dhone studimit, por me vullndet e kamngulje titanike dhe shume kontribute te çmushme. I dhane medaljet e “Punes te klasit te I, te II, e te III. Ne familje te tije vjen nji dite sekretari i Ministrit t‘Arsimit dhe kure shkoi, tha ne humorin Shkodrane: „Kishin harrue pa me dhane 1000 lek te vjetra, ishte fjala per titullin „Docent“, se titullin „Doktor Kimist“ e kishte fitue qe ne Universitet te Padoves. Me kujtohet, Un ishe femije, kure Doktor Shiroka qe ba mjeku ma i famshen Shqiptare, u ndalue ne rruge tek kafja Kursal e Tiranes dhe i tha Ernestit: „Vetem na dy jena ma te aftit ne Tirane“. Ernesti ju pergjegj me thjeshtesine qe e karakterizonte e nuk donte lavde, se vetem ju jeni i mjek i madh, kurese un jam i rije tashti. Nuk mendohet se çfare pershendetje plot rrespekt i bajshin profesorat e Tiranes, intelektualet ma ne za, ish studentet e kush e njohu, ky ne thjeshtesi pershendeste ne zener miresi tue hjeke kapelen e doren ne zemer. Qe njeri me horizont te gjane kulturet, ne te gjitha fushat, duhet te ishe i mbatun ne bisedat e lira se qe poliedrik ne kulture. Fliste pak dhe sakte me shum logjike, si thote shkodra: Fjale e grosh.

Edhe pse doli ne pension mbas shum vite pune, ishte e domosdoshme pranija e tije, çdo dite vijshin me e pyet nga fabrikat e ndermarrjet e laboratoret kimike si konsulent, me mir-sjellje njerzore i ndihmonte me shpirtin e arte kristian qe kishte. Shpesh si pensionist detyrohej me shkue si konsulent per ore tana pa shperblim, se ngecte puna…Mbas do vitesh i jepeshin 2-3000 lek te vjetra si shperblim, per 2-3 ore pune, i cili bante perdite si orar zyrtare 8 oreshin, nga edukata e nalte me perkushtim ne pune, qe ishte vertete shembull. Me kujtohet kure dojshin per me e nxjerre ne film dokumentare si „ revolucionare ne pune, novator e shpikes, por jo si shkencetare, ai nuk pranoi, nuk donte lavde. Ma vone e kan realizue filmin nga distanca, ky tue punue me vemendje shum te perqendrueme ne laboratorin e kerkimevet kimike, thoshte ne humor se: ta kishe dijte ti ikshe filmimit, dhe ky dokumentare ma vone qe zhduke si luftoheshin intelektualet shkodrane!?…

Djali i kompozitorit shkodrane Simon Gjoni, nipi i inxhinier Ficos, qe banonte ne nji pallat me te, paraqiti  si punim konkuresi per pikture, portretin e Ernesto Bushatit pikture ne vaj krejte origjinal, ne moshen 75 vjeçare edhe ja dhuroi ne rrespekt. I biri R.Bushati ekspozue ne dhome te pritjes.

Kush e ka njofte, nuk mundet me e harrue, te lente mbresa me gjurme te njeriut me shum kulture, qe njeri i rralle i veçanet dhe tejet human...Ne shoqnine njerzore kesi njerzish lejne rralle…Ishte krenarija ma i merituemi ne kontributin e madh te shkences kimike Shqiptare…

Konferenca e I Kombetare e kimisteve te Shqiperise Tirane, 12-V-2012. Referat Lirim Selfo e Dhimiter Haxhimihajli tema:Kujtojme veprimtarine shkencore-mesimore t’ErnesoBushatit.

E.Bushati eshte nder kimistet  e pedagoget e shquear te vendit tone. Mbi 40 vjet punoi me perkushtim e profesionalizem  te larte, per ngritjen e zhvillimin e industrise kimike ne vend.

Lindi ne Shkoder, ku kreu studimet ne fillore e te mesme. Studimet e larta i kreu me rrezultate te shkelqyare ne U.Padoves n’Itali, degen kimise industriale njikohesisht dhe fermaci. Qene studenta e pastaj mik i kimistit italian Menegini, autor i shquem tektesh e punime ne fushen e kimise.

Me kethimin ne atdhe E.Bushati ju vue punes si inxhinier i I kimist, teknologjine e materjaleve te ndertimit, ne fabriken e çimentos Shkoder, fabrike antike ndertue para luftes e vuni ne pune. Pastaj punoi ne laboratorin e pare kimik Tiranes, vazhdoi pastaj ne Laboratorin e Kerkimeve Industriale. Ne Institutin e Gjeologjise e Minierave, dhe ma vone ne ISPTK. Me pregatitjen serioze, me sensin e holle pratik e vullndetin per profesionin qe karakterizonin Profesor E.Bushatin. Dha ndihme te shquar ne studimin e projektimin  e venjen ne shfrytezim te mjaft linjave prodhuese, qe perbajne fillese e industrise sone kimike. Ai qe themelues nder te paret  Institutit te Kerkimeve Industriale Tiranes, shume vite drejtoi sektorin e prodhimeve te reja kimike. Aspekte kryesore te kerkimeve:

1.-Studimi, projektimi e venja ne shfrytezim e linjes te prodhimi te bojnave te dheut, Tirane;

2.-Studimi e projektimi i linjes se bojrave te vajit dhe zmaltos ne Tiran;.

3.-Studimi, projektimi e shfrytezimi me teknologji te kohes i kripores Salavacit, Vlores;

4.-Studimi i vendburimeve  argjilire te vendit, per shfrytezimin industrial;

5.-Studimi , projektimi e ndertimi i banjes elektrolitike me katode merkuri, me prodhue sode kaustike e klor ne ndermarrjen Kimike Tiranes;

6.-Prodhimi i solfatit te bakrit, me mbeturinat e uzines se bakrit ne Shkoder;

7.-Studimi i lendve te para fosfatike, hartimi i skemave teknologjike t’pasurimit;

8.-Studimi, perpilimi i skemave teknologjike te prodhimit te mikroplehnave eksperimentimi ne laborator;

9.-Studimi,perpilimi i skemave teknologjike me prodhue fosfatin bikalçik, perdoret ushqim pulari;

10.-Zevendesimi kripes detit me kripe guri te Dhrovjanit. Mu perdore uzine sodes kaustike  Vlone.

Ne keto studime spikate gjykim i i pjekun profesionist me kualifikimin e larte shkencore.  Ndihme te çmuar dha E.Bushati ne pregatitjen e kuadrove te reja universitare e pas universitare. Themelues i deges se Kimise Industriale 1957 U.Tiranes e patagog i pare i teknologjikes kimike, udheheqe me kompetance diplomat e para t’kimise industriale, pjesmarres i perhershem i mbrojtejes s’diplomave.

Qe profesor me nivel te larte metodik e shkencore bashkohore. Kemi kenaqesi qe kujtojme vepren e nji shkenctari, qe la gjurme te pa shlyeshme ne shkence e industrine kimike shqiptare. Njeherazi kujtojme pedagogun e talentuem, mbi te gjitha njeriun fisnik qe kurdohere i gatshem per tu dhane ndihme te pakursyer nxanesve dhe kolegeva te rije, dhe per ket njeri admirimin e tyre te paharruar.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT