Kulturë
Jorgo Telo: Penicilina
E diele, 16.12.2012, 01:37 PM
Jorgo
Telo
PENICILINA
(Skicë, sipas përjetimesh reale)
Tim eti,
duke punuar si murator, i ishte krijuar mundësia të punonte dhe te Dilajt e
Sheperit, duke i njohur e krijuar miqësi sidomos me ata djem të Ilia Dilos, që
banonin në Sheper e Nivan; kryesisht me Mihalin, Margaritin e Qirjakon.
Prej
acarit të muajve të ftohtë dhe prej kontaktit me gurin e llaçin me gëlqere,
babait i plasariteshin duart ndjeshëm.
Me çfarë
nuk i lyente... Çfarë nuk përdorte, por shërim e qetësi nuk po gjente dhe
doemos pa punë nuk mund të rrinte, porse plagët e pengonin dhe dorezat
mbrojtëse s’i kish parë as në ëndërr...
Unë
asokohe vijoja shtatëvjeçaren në shkollën e Sheperit, ku, dhe, me sa baj mend,
në atë shkollë ishte nxënëse dhe Donika, një vajzë bukuroshe e shëndetshme dhe
e shkathët në veprimet e ecjen e saj, për sa e shihja duke ecur nëpër
korridorin e gjatë të shkollës, se nuk ishim në një klasë.
Mund të
kem qenë në klasë të gjashtë ose të
shtatë asokohe.
Përsa u
përket duarve im at e pikasi vet rrugën e shpëtimit.
Një
mbrëmje më pyeti:
“E di
shtëpinë e Male Dilos?
Unë
ngrita supet në shenjën e padijes.
Aty, de ,
ku punoja unë vitin e kaluar. Duke pyetur, e gjen.
Nuk
kundërshtova.
Sikur ta
dija se Donika ishte bija e Males, nuk do ta kisha vështirë mbarimin e misionit
që më ngarkoi babai:
“Do gjesh
shtëpinë e do vesh të flasëah te porta. Do thuash jam djalin i filanit e ata do
të të dëgjojnë.
“Mirë, po
përse të shkoj atje? - nuk m’u durua pa
pyetur, për hollësi të mëtejme.
“Këtë
hall që ka kapur duart e mia vetëm penicilinat olioze e zgjidhin... - me
shpjegoi babai.
“Pse nuk
ke marrë nga ato gjer tani?
“Se ato
janë shumë të rralla e të shtrenjta. Vinë nga Amerika. Veç te Malja mund të
falet hallexhiu, se nuk hjen as në Kondaj dhe asgjëkund, pa kam kërkuar unë
edhe në Pangajt e Topovës, në Mëhillaj, te Deçkua e Dilajt Topovës, kudo ku kam
punuar...
Nuk e
zgjata më tej, me mendimin , se e kisha të qartë detyrën...
Shkova ku
duhej efola nga jashtë porte:
“O xhaxhi
Malja, o xhaxhi Malja!
Dhe
prisja reagimin në heshtje dhe i druajtur.
“Orseeee!
Kush është? – më erdhi një zë gruaje nga brenda dhe paspak u shfaq te porta e
gjysmëhapur.
“Jam
djali i Sofokliut, Çofe Telos nga Koncka.
“Kini
ndonjë hall?
“Më
dërgoi, të na japi xha Malja një pemicilinë olioze, se i janë çarë duar si mos
më keq...!.
Teksa po
shkëmbeja kto fjalë me të zonjën e shtëpisë, pa e ditur, cila ishte, ia behu
vetë xha Malja me penicilinën në dorë.
Sa më pa,
më pyeti qetësisht:
“Të
dërgoi më në fund Çofua?
“Po,
erdha.
“Duhej të
kishe ardhur dje, po je marrë me lodra...!
Mbeta
disa sekonda i turpëruar, pa ditur nga t’ia mbaja...
Ai më
kuptoi:
“E mirë,
de, mirë. Ja ku e ke penicilinën. Unë kam biseduar dhe vetë me Çofen, por mos
harro ta kujtoç dhe ti, që me këtë fillimisht do lyejë nga jasht lëkurën e
plasaritur e pastaj do ta marri me gjilpërë, ku i kam thënë unë.
E kyptova
që im at’ i kish dërguar me ndonjë tjetër lajm xha Males për hallin dhe ai
ishte në pritje. Jo më kot doli me shishen e vockël te porta, pa u njoftuar nga
gruaja, me të ciën po flisja..
U afrua
tek unë e më fërkoi nga koka.
“Ku do ta
vlosh? Se mos të humbasi e ku të gjëjmë tjetër, pa s’është halli te paratë...!
“Ja, këtu
në çantë, do ta mbaj. – fola shpejt e shpejt si fëmijë që isha.
“Se mos e
lëshoç çantën andej – këtej a harron gjetiu...! Jo, Se edhe u kam parë, ju
nxënësve konciotë, që i vini çantat nën vete e mbi to rrshëqisni nëpër borë; po
dhe këto të shkretat nuk janë prej hekuri e do grisen e kur grisen, more djalë
i mikut, nga pjesa e grisur do bjerë dhe penicilina... E atëherë? Ku ishim?
Asgjëkundi! Kështu, pra, gazi i xhaxhit,Vloje
mirë shishen e t’i bësh të fala Çofos!
“Faleminderit,
xhaxhi Male! – i thashë e, sa mora kthesën, u bashkova me shokët e tjerë që më
prisnin disa hapa më poshtë, për t’u kthyer në Konckë.
Penicilinën
e mbështolla me një fletë fletoreje, për të mos më rënë nga e grisura e çantës.
Dhe
vërtet, ajo penicilinë e bëri shumë shpejt efektin, sikur të ishte e magjishme.
Im at pas
dy ditësh iu rikthye punës, duke uruar orë e çast doktor Malen, që e shpëtoi
nga lemeria që hiqte nga ato plasarije jo të vugla që i kullonin herë pas
here...
“Papadilajt
Janë më të mirët e botës, po s’i lënë rehat...! – pshrëtiu im at, pasi
rrëkëlleu “pa përtypur”, si zakonisht një filxhan raki.
“J,
kështu e fiksova atë pamje e atë sjellje prej babaxhani të Mihal Dilos në
Sheper në mesin e viteve ’50 të shekullit të kaluar...