E marte, 30.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Projektet te financuara në Kosovë

E premte, 25.04.2008, 06:07 PM


Skender Korça
Skender Korça
Projektet te financuara në Kosovë

Mundi dhe problemet për integrime

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Njerëzit e mirë të Kosovës nuk do të presin gjatë përpara portës së kyçur të ardhmërisë, duke ngrënë vetveten e duke pritur të bëjnë sehir për të marrë të holla nga projektet që do finacohen në të ardhmen në Kosovë nga faktori ndërkombëtar të stisur nga një para e dhënë me prapavijë politike që të mos quhet projekt i papërgjegjëshëm dhe pse jo e dyshimtë. Ata po e kuptojnë se i duhet thënë “ndal” kësaj maskarade pproejktive, e cila po çon në shterrimin e vlerave vitale që sot i nevojiten më shumë se kurrë kombit tone, për të ndërtuar të ardhmën bashkë me ata që duan të integrohen në realitetin e ri në Kosovë, e asesi ndryshe duke lutur me mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Është parë se vendi ka nevojë për zhvillim, por mbi të gjitha ka nevojë për arsye të shëndoshë, për rolin e pazëvendësueshëm për të kuptuar toritë e integrimit. Nëse sot heshtet përballë turravrapit politik dhe mënyrës për të projektuar në Kosovë duhet patjetër të ketë sensin e” përzierjës nacionale” dhe asesi të projekteve të cilat i takojnë një komuniteti ateherë është gabim sepse sipas donatorit në Kosovë nuk po deshka kështu. Këtu nevojat interguese lindin të dhunshme dhe jo me dëshirë. Kjo është përvojë e hidhur në Kosovë. Për të pasur një projekt të sukseshëm që “kalon” duhet patejetër të janë të intergrauar pa dëshirë edhe pakicat që me asnjë kusht nuk pranojnë as realitetin e as projektet tona. Kjo vetëdije e OJQ-ve vret  vullnetet e lirshme, kurse tash edhe qeveria edhe EULEX që na ka ardhë njejtë sikur UNMIK-u nuk japin dhe nuk
“kalon” asnjë nga projektet që janë të një nacionaliteti. Duhet si po thonë ata edhe mëlmesat politike se jo jo në të kundërtën nuk ka mjete për projekte të bjë nacionaliteti.
Kështu projektohet lutja, projektohet e ardhmja dhe promovohet integrimi atyre që sot  nuk njohin me asnjë kusht vlerën e tjetrit, shumicës…..Janë shumë interesant pakica nacionale në Kosovë, ku ka mjete dhe para cash mbase edhe tre e katër rroga marrin në Kosovë nga çdo kënd, dhe sillen kapo në Kosovë se duhet të janë të përkdhelurit e kohës, janë të pranishëm e ku preket me një projekt sensi kombëtar I shqiptarëve të Kosovës asesi nuk duan të janë pjesë e projekteve.
Nuk duhen lejuar askënd të luajnë me fatet e kombit, me jetën tonë, për më tepër, kur nuk duan ta kuptojnë këtë, atëherë përpara të gjithë shqiptarëve do të dalë detyra imediate që ata të shpallin misionin dhe të kërkojnë të imponojnë vetëdijen kombëtare të integrimit me padëshirë për të i thënë atyre që duan ndarjen në baza nacionale se më nuk do mundemi projektuar kështu, nëse nuk pranohet e realiteti nuk do pranohet as logjika për të qenë servile kësaj paraje nga projekti në Kosovë dhe asaj pa vullnet. Dhe kjo ka për të ndodhur një ditë. Një dëshirë për të mbijetuar e vërteta ishalla nuk ka këtë synim EULEX që është deklaruar se edhe do ndihmojë Kosovën, por të ketë synim që të projektohet bashkësia dhe e ardhmja e përbashkët e atyre që duan të janë të integruar  në këtë Kosovë. Por nëse edhe investimet në Kosovë do shohin bazë nacionale dhe ato që krijojne integrimet e pa vullnetshme me Serbinë , dmth se në të ardhmën do flasim për një kushtëzim për një zhvillim ekonomik në këtë Pavarsi të brishtë të panjohur ende nga Serbia që duan me projekte të na integrojnë …..në Evropë….Është mundi për integrim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora