E premte, 26.04.2024, 09:03 PM (GMT+1)

Faleminderit

Engjëll Koliqi: Në Belo Horizonte edhe një vajzë shqiptare

E marte, 22.04.2008, 08:00 PM


Engjëlli me Mimozën
Në Belo Horizonte edhe një vajzë shqiptare:

SEÇ GJENDEN E KËNDOJNË BASHKË SHQIPTARËT – KUDOQOFSHIN

Derisa ishim në shtëpinë botuese "O Lutador" na thanë se aty afër, në një kongregacion murgeshash është një vajzë nga Shqipëria. Shkuam menjëherë. Derën e oborrit na e hapi vetë Moza – Mimoza Stojani, nga Fushë Kruja. Një befasi e këndshme dhe një gëzim i papërshkrueshëm për te, por edhe për mua. U shmallëm shqip dhe kënduam bashkë. Shqiptarët trima mbërrijnë në çdo kënd të botës – tha Mimoza, duke shtuar se në jetën e saj rregulltare ka shembull Nënë Terezën.

Nga Engjëll KOLIQI

Belo Horizonte, prill 2008

Atë pasdite të bukur (edhepse këtu vjeshtë), vezulluese e të ngrohtë prilli, duke vizituar parkun e prodhimit të Shtëpisë Botuese "O LUTADOR" (Luftëtari), isha tejet i emocionuar – jo vetëm për faktin se këtu po shtypet libri im kushtuar Nënë Terezës, por edhe duke parë kualitetin dhe kuantitetin e lartë të librave që po dilnin këtu. Emocionet ishin edhe më të mëdha edhe për faktin se drejtuesit e kësaj shtëpie botuese e muarën me shumë seriozitet propozimin e Institutit BRAKOS, për shtrirjen e veprimtarisë edhe në Kosovë.

At Wilson-i na tregoi se këtu është një vajzë shqiptare
Pronarët e Lutadorit – etërit sakramentinë, derisa po shëtisnim dhe po bisedonim lirshëm, na thanë se – falë Nënë Terezës – kanë njohuri të mira mbi kombin shqiptar, pohim ky që më shkaktoi një kënaqësi në shpirt. Profesoresha Vera Lúcia ishte më e lirë këtë pasdite, sepse nuk kishte nevojë të përkthente. Aty ishte At Wilson Augusto Costa Cabral, i cili kishte mbaruar studimet postdiplomike në Romë dhe e njihte perfekt italishten. Në bisedë e sipër, At Wilsoni më pyet: - Engjëll, të pëlqejnë befasirat? Iu përgjigja me të shpejtë, me një PO të madhe. Meqë është kështu – më tha – sot do të përballesh me një befasi, që besoj të jetë e këndhsme për ty. Me shumë kënaqësi – ia ktheva. Më tha se do shkojmë në kongregatën e murgeshave të Shoqërisë së Zonjës Mari, që është afër nja 500 metra dhe aty do e gjejmë një vajzë shqiptare, që është kandidate për murgeshë. Mbasi e falënderova për konsideratën, i thash se do të shkojmë me kënaqësi, nëse nuk i pengojmë motrat aty. Përkundrazi – ma kthei – u shkaktojmë kënaqësi, e sidomos Mozës, e cila ç'prej se është këtu nuk ka ndërruar fjalë shqipe me kënd.

Pa humbur kohë, shkuam. Derën na e hapi vetë Moza. Sapo shqiptoi emrin e saj At Wilson-i, unë i fola shqip: mirëdita Mimoza! U shtang për një çast, sepse përjetoi një befasi shumë të këndshme. Nuk e kishte pritur se do hyj aty një shqiptar. Në fytyrën e Saj vërehej haptas një gëzim i papërshkrueshëm, njësoj siç ishte edhe në qenien time. U gëzova, që mbas Bacë Zef Sokolit, në Belo Horizonte gjeta edhe një qenie shqiptare. Hymë brenda dhe u përshëndetëm me kryetaren e shtëpisë dhe me vajzat tjera – kandidate, që ishin nga Uruguaji. Meqë kishin pak muaj që kishin mbërritur aty, që të gjitha vajzat ishin të angazhuara në kursin  e gjuhës portugeze.

Me Eproren, Mimozën dhe një shoqe të saj
Shqiptarja, që më dukej më simpatikja e shtëpisë dhe e cila edhe na shërbei me kafe, lëngje e ëmbëlsira, tha se quhet Mimoza Stojani dhe është nga Fushë Kruja. Tha se rrjedh nga një familje tipike besimtare shqiptare, që kanë vuajtur shumë gjatë regjimit të diktaturës komuniste enverhoxhiane. Ç'prej se ka filluar të mësoj për veprimtaritë e shenjta të Nënë Terezës – tha Moza – është përkushtuar të ndjek rrugën rregulltare. Ka filluar në Kongregatën e Shoqërisë së Zojës Mari në Tiranë. Kur kishte mbërritur propozimi për kandidatet në Brazil, Moza – trimëresha shqiptare – ishte paraqitur vullnetarisht, për të filluar rrugëtimin e gjatë të rregulltarisë, në botëra të largëta, në rininë e Saj, siç e kishte filluar në moshë të re edhe Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. E pyetur, se si kishte pasur guximin për këtë vendim dhe për këtë rrugë kaq të gjatë – Moza u përgjigj buzagaz: "Ne shqiptarët jemi trima dhe nuk hezitojmë të marrim udhë të gjata e të fillojmë aventura të vështira jetësore, duke u përballur edhe me sfida të vështira. Gjithnjë në jetën time kam shembull Shenjtëreshën Tonë – Nënë Terezën, dhe shpirti i Saj më jep fuqi ta përballoj mallin për njerëzit e mi dhe për Shqipërinë. Kur përmallem, më del parasysh shtëpia familjare e Nënë Terezës në Tiranë, aty ku jetuan dhe vdiqën Nëna Drane dhe Motra Age, me pamundësinë e Saj që t'i shoh e as të marrë pjesë në varrimin e tyre. Duke kujtuar ato peripeci e dhembje të populit tonë nën diktaturë, i përballoj të gjitha dhe do t'i përballoj gjithmonë"! Nuk kisha ç'të shtoja, veçse i urova suksese dhe mbarësi në këtë udhëtim rregulltar të jetës së Saj! Një urim nga shpirti i pastër shqiptar! Mbasi biseduam shqip (me kërkesën e  Motrës Eprore), na propozuan edhe të këndonim shqip. Njëra nga shoqet e saj uruguajase ia solli një libër të vogël këngësh. Moza zgjidhte këngët e këndonim bashkë. Një kënaqësi e papërshkrueshme.

Meqë në mbrëmje kisha në agjendë vizitën në Qendrën Universitare "Newton Paiva", isha i detyruar ta refuzoja ofertën e tyre për të darkuar aty. U përshëndetëm, me urimin që të takohemi edhe herë të tjera – këtu dhe në Shqipëri.

Trimëresha shqiptare don të bëhet murgeshë shembullore

Edhe kënduam shqip



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora