Kulturë
Shefik Shkodra: Një shtim i vogël sa një pikë shiu
E marte, 06.11.2012, 07:53 PM
Me shkas
NJË SHTIM I VOGËL SA NJË PIKË SHIU
Për shkrimin e
Kolë TAHIRI: «
Prezantimi i rivistës “
(Botim në portali “Zemra Shqiptare”, më 29.10.2012)
NGA SHEFIK SHKODRA
«Për prezentimin e revistës “
Çdo gjë që shkruahet për figurat e rilindësve tanë, për kulturën, traditën, historinë kombëtare dhe veprimtarinë e përgjithshme të këtyre personazheve nëpër kohë, e edhe kur përseritet ndonjë element, e edhe kur ai personazh bën pjesë në një të keqe e në tradhëti kombëtare, ndihem mirë. I lexoj me ëndje, sepse informohem. Kërkoj që të gjendet diç e re për ta. Ndonjë foto, apo ndonjë letër, qoftë edhe shumë intime, etj. Por gjithnjë duke pasur parasysh edhe burimet e literaturën. Diçka nga dora e parë.
Një shembull i asaj kohe që duhet të përligjet edhe sot
Nuk duhet të keqkuptohemi dhe nuk dua t’i bëj
vërejtje askujt. Dhe nuk kam asgjë kundër këtij shkrimi as autorit, por si
është thënë nga populli, “ndukë një kashtë e dalin gjashtë”. Në këto kohë po
ndodh çdo gjë. Dhe mirë që jemi liruar nga një embargo nëpër këto vende me një
parti, një mendim. Kështu dhe censuroheshim deri në palcë. Këtyre kohëve janë
shpreh e janë dhënë mjaft vepra të mira e origjinale, por janë bërë edhe shumë
duplifikime, për të mos thënë edhe plagjiatura. Përkundrazi sot, nuk do të
duhej të kishim kokëçarje me informacione. Në letrat shqipe prodhohet me hov,
interneti dhe faqet tjera janë ndihmesë e shpejtë për t’u njohur me të gjitha
të arriturat, gabimet e lëshimet padashtas. Këtu, me këtë rast, po e marrë si
ilustrim një veprim të ngjashëm, kur Konica e botoi në atë kohë tregimin e
njohur të Kristofordhit, në hyrje faqeje jepte edhe shënim-shpjegimin: “Gjahu i
Malësorëve – Hija e Tomorit, prej Konstantin Kristofordhit – Elbasanasit [...]
nuk ka qenë i botuar gjer më sot. A l b a n i a, duke pasur nderin t’a botojë
për herë të parë, u lutet atdhetarëve qi, tani e tutje, do ta shtypin përseri,
të rrëfejnë se e muarmë nga e Përkohëshmia. Këtë, jo vetëm e do Kanunësia e
gjithë viseve, por e do edhe më e vogla qytetëri.” (Alb. G f. 90).
*
E përmenda më lart, sa herë që është shkruar për ndonjë diçka të re nga historia, gjuha, letërsia, kultura e tradita kombëtare shqiptare, më ka ngashnjye ai shkrim i kujdo qoftë. Dhe janë disa shkrime të disa njerëzve, apo ndonjë album fotosh të ndryshme nga e kaluara që më impresionojnë. Sidomos, periudha para pavarësisë e rilindësve tanë, të cilët më duket se me mund të madh edhe pse të vonuar, ia kanë arritur qëllimit përgjysmë. Pra, ia kanë arritur qëllimit që, shqiptarët të mos shkombëtarizoheshin. Të shpëtonin në kohët më të vështira. Të rudhur gjeografikisht e shpirtërisht, por nga hiçi të mbetet diçka. Ishin kohë më të ashpra historike, kur shqiptarët nuk ishin të përgatitur në asnjë pikëpamje që të mbroheshin: pa një shtet e ushtri të organizuar, pa një ekonomi të qeverisur si duhet, pa një shkollim të mjaftueshëm, dhe fare në gjuhë amtare; pa një alfabet e gjuhë unike, pa asnjë element kombëtar të konsoliduar, që do të përkraheshin nga fquqitë tjera evropiane. Fqinjët, është e vërtetë, kanë dashur dhe të shumtën ia kanë arritur qëllimit, të coptojnë tokat shqiptare pas rënies së Perandorisë Osmane. Konica, tashmë i zhgënjyer nga evropianët, e ndërpret revistën e vet, ik në Amerikë në Koloninë e famshme shqiptare. Merr redaktimin e gazetës së njohur “Dielli”, që deri atëherë drejtohej prej Nolit dhe të tjerëve.
Studius politik e për përfitime nga arti, tradita, kultura e historia
Nuk ka kurrfarë dileme se, autori është përgjegjës
për shkrimin që e lëshon në qarkullim – publikim. Herë-herë, (jo të gjithë),
këta që kanë thirrje shkencore e mendojnë veten se mund të bëjnë çka të donë.
Nuk i përfillin punimet e “minoritarëve”, e i injorojnë ata pa grada shkencore.
Ky farë mendimi është konservuar, si duket, edhe më tutje në disa koka të
njerëzve të brezit para nesh dhe ata të gjeneratës: që të mos pranojnë studimin
e ndonjërit me xhelozi, duke injoruar dhe duke mos e krahasuar veten si “më i
madh”, të indoktrinuar se, vetëm ata – dikusha e kanë privilegjë studimin e
anatomisë shqiptare. Kështu, një pjesë prej atyre “specialistëve”është
paraqitur si me kokëfortësi e të papërfillshëm për “më të voglin”. Ka njeri që
ka në dorë ndonjë dokument, të herrë nga ai regjimi i atëhershëm (në rrethanat
privilegjuese që i ka shfrytëzuar atëherë bibliotekat, arkivat, apo njerëz që
kanë lënë trashëgimi), por që akëcili nuk di, s’ka forcë intelektuali e dashuri
që t’i trajtojë si duhet e paanshmërisht, por edhe t’i dorëzojë ato dokumente
për të tjerët, nuk pranon. Ose, druan politikishti, mos po “bie në grackë”,
nëse shkruan për ndonjërën prej figurave historike drejt. Përpiqet të ruhet nga
ndonjë flakë që do ta përshkoj e “ta fërgojë” nëpër valët e jetës, me që ky apo
ai “ishte armik i popullit”. Kështu, shumë gjëra nuk janë trajtuar në mënyrë
origjinale. Shumë personalitete kombëtare janë trajtuar sipas vullnetit të partisë moniste. Duke ia fshehur ndonjërit
të gjitha të metat, apo duke i fshehur tjetrit të gjitha të mirat. Monumentet
historike, kulturore kombëtare duhet të mbeten ashtu si ishin në të vërtetë. As
t’i stilizojmë e as t’i keqtrajtojmë! Ata janë si aktorë të një teatri, pasi
kanë kaluar decenie e shekuj dhe s’dëmtojnë asgjë më në çështjen kombëtare.
Një grup i disa autorëve veç e veç, kanë shkruar
dhe shkruajnë për komercializëm, ‘mos po u
Anatemimi i disa figurave sipas doktrinës partiake
Është e njohur për opinionin shqiptar se, një grup
i autorëve të letërsisë, apo të lëmenjve të tjerë të albanologjisë dhe të
shkencave tjera ishin të anatemuar për kohën e monizmit. Ata ishin në numër të
madh. Dhe kjo ndodhte si në Shqipëri edhe në pjesët tjera të shqiptarëve. Më e
thekësuar ka qenë në Shqipëri ndalesa. Derisa në Kosovë, për Faik Konicën
shkruanin disa prej studiuesve shqiptarë, në Shqipëri emri i tij përmendej
vetëm për krahasim të një tradhëtari e renegati, anarkisti e konservatori,
mikroborxhezi e aristokrati, etj. epitete për krahasim me të keqën.
Në një panair libri, në Prishtinë, në vitet 2010,
ma treguan një grua për të cilën thoshin se është e mbesa e Faik Konicës. Nga kureshtja e madhe që të
shoh një njeri nga kjo familje, iu afrova dhe e përshëndeta. Në tryezë kishte
edhe vëllimin e parë të revistës “
Një tekst për referencë
Nga autori Kolë Tahiri lexova shkrimin, “
Këtu mora
shkas që të përmend interesimet e mija,
qe nga vitet e shtatëdhjeta e tutje. Një tekst me një punim ngjashëm me këtë e kemi prej autorit të këtyre
rreshtave. Nga ajo që kam arritur në studimet e mija të hershme, me mund e
kisha bërë tubë materialin, të cilin edhe e botova në libër të plotë. Dhe
kjo kohë ishte shumë e vështirë nga rreziqet e regjimit të atëhershëm në Kosovë.
Jo pse isha i detyruar ta botoja këtë, por nga një dëshirë e kahmotshme,
për këtë revistë që e kisha objektiv të respektueshëm. Nga disa libra leximi të
viteve të gjashtëdhjeta gjeta pak shënime biobibliografike, e më vonë i ndikuar
nga shkrimet e autorëve të tjerë, mezi pritsha që të gjeja diç ku përmendej Konica
dhe revista e tij.
Pas luftës shkrova në të përditshmet e Kosovës
dhjetëra artikuj e trajtesa të ndryshme për vlerën e punimeve të revistës
“Albania”, si për njëqind e dhjetëvjetorin e daljes së numrit të parë të saj,
por edhe herave tjera: përpjekjet për një alfabet të shqipës, enigma e parë e
shkruar, vjershat epistula në faqet e kësaj reviste, etj.
Në këtë libër të reduktuar në minimun, prej afro
140 faqe, e të shtypur jo aq mirë, janë përfshirë këta tituj e nëntituj:
“Konica – restaurues dhe ndërtues i kulturës shqiptare” (si hyrje); “Botimi i
numrit të parë të revistës ‘Albania”; “Fizionomia e teknika e revistës
‘Albania”(duke përfshirë: tekninkën, paginimin, seritë, shtypin, shitjen dhe
shpërndarjen e saj. Përdorimi i alfabetit. Botimet e veçanta. Dalja dhe selia e
kësaj reviste. Bashkëpunëtorët e ‘
Për librin “
Libri nuk është edhe aq i pashpërndarë. E di, BUK në Prishtinë duhet ta ketë, edhe Biblioteka Kombëtare në Tiranë, biblioteka “Fan S. Noli në Gjilan i ka disa ekzemplarë, ajo e Kamenicës, etj. Por, ky libër me një farë porosie është edhe në bibliotekën e ndonjërit në mesin e shqiptarëve të Amerikës,...nuk e di mirë te cili person.
Në Kosovë është shkruar për Konicën
Dikush, diku e kishte përmendur në mënyrë kolegiale
se, asgjë nuk është bërë e nuk është shkruar për Faik Konicën dhe veprën e tij.
Mirëpo, me këtë mendim nuk do t’isha pajtuar. Herë më shumë e herë më pak. Herë
më drejt e herë në mënyrë ironike e nënçmuese, por nuk është lënë pas dore. Nuk
është hestur për te, sepse, ai dhe “
E kemi edhe një lloj mongrafie prej prof. Nasho
Jorgaqit, e cila është përgatitur mjaft mirë e me të dhëna të shumta, në pesë
vëllime. Natyrisht, ky autor përdor litetraturë mjaft të begatshme. E si duket
punën më të madhe e më të saktë e ka
bërë prof. Jup Kastrati.
Me që kisha fatin ta lexoj edhe në origjinal, një
monografi të P. M. Adéma-s, i cili në mënyrë shterruese shkruan për jetën dhe
veprën e Gijom Apolinerit, e i cili edhe i përmend detajisht takimet me Faik
Konicën, dy herë në Londër, m’u dha mundësia të njihem edhe më për marrëdhëniet
e këtyre dy personave. Mësova se sa ishte i respektuar Konica në mesin e
letrarëve dhe njerëzve të artit në Francë, por edhe gjetiu.
Në periudhën e tij të shkollimit, që nga Gjimnazi
Gallata Saraj të Stambollit e deri te qytetet franceze: