Kulturë
Aktori i mbi 100 karaktereve
E premte, 18.04.2008, 03:27 PM
MIRUSH KABASHI MBUSH 60 VITE JETË
Mirush Kabashi |
Nga janari i vitit 71, filloi punë si aktor pranë trupës profesioniste të Teatrit “ Aleksandër Moisiu “ të qytetit të Durrësit, ku kontribuoi deri në fund të vitit ‘93 ( nga viti 91 - 93 ka qenë Drejtor i këtij Teatri). Më 94-ën u emërua në Televizionin Shqiptar, si ideator dhe prezantues i programeve artistike televizive. Ndërsa nga viti 2002, është inkuadruar si aktor, në trupën Artistike të Teatrit Kombëtar në Tiranë, ku vazhdon të kontribuojë edhe sot. Por nga viti 1985, e për disa vite me radhë, ai ka punuar edhe si Profesor (i jashtëm) i Mjeshtërisë së Aktorit, pranë Akademisë së Arteve. Gjatë kësaj veprimtarie të gjatë artistike ka realizuar në teatër rreth 100 role, në kinematografi mbi 20 personazhe ( mbi gjysmat-protagonistë), në televizion disa dhjetëra programe, koncerte e filma. Mirush Kabashi ka debutuar artistikisht (si recitues), në disa dhjetëra skena, të shteteve e qyteteve të ndryshme të Evropës e më gjerë.
Në kinematografi e nisi karrierën me filmin televiziv “Koha e komisarëve” dhe “Zani partizani” në vitin 1975. Më pas shkëlqeu tek “Emblema e dikurshme”, me rolin e njeriut me shishe, toger Shazivari te “Koncert në vitin 36”, me role të tjera të fuqishme karakteri si Bakja nga filmi “Gëzhoja e vjetër”, shoferi “Një shoqe nga fshati”, piktori “Ne vinim nga lufta”, “Nikollaqi “Karnvalet”, Brahushi “Dora e ngrohtë”, “Asketi Lithan “Kohë e largët”< “Maku “Zëvëndësi i grave”, “Apostoli “Edhe kështu, edhe ashtu”, etj.
Roli i fundit i takon filmit “Kronikë provinciale”, ku interpretoi hoxhën, film që pritet të japë premierën këto ditë .
Për krijimtarinë e tij është vlerësuar me çmime, tituj, urdhra e medalje si p.sh në teatër: “Aktori më i Mirë” në Festivalin Kombëtar Teatror më 1990ë “Aktori më i Mirë” në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Aktrimit 2002ë
“Aktori i dytë më i mirë” në Festivalin Kombëtar Teatror 1983, “Sfinksi i artë” në Kajro në 1997 në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, ndërsa në kinematografi : “Medaljon” për interpretimin në filmin “Koncert në vitin 36” në 1979, “Medaljon” për interpretimin në filmin “Karnavalet” në 1983ë “Medaljon” për interpretimin në filmin “Dora e Ngrohtë” më 1985, “Medaljon” për interpretimin në filmin “Zëvendësi i Grave” më 1987.
Tituj të Lartë “Artist i Merituar “ më 1983, “Mjeshtër i madh i Skenës” më 1998.
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhim Belushi: Jam krenar që jam shqiptar!
Xhevahir Spahiu: Ftesa në NATO, hap një epokë të madhe
Shefqet Dibrani: Atdheu në zemrën e një mërgimtari
Rikard Larja: “Metrazhi kinematografik i jetës sime nuk ka mbaruar”
Gjekë Marinaj: Humanizmi si epiqendër e poezisë
Kur shqiptaret "jetonin" me Rikardin
“Elita 5”: “Nuk merremi me shifra”
Meliha Doda: Kam kënduar në skenë 9 muajshe shtatzënë
At Zef Pllumi në Amerikë: Një autobiografi shokuese
Intervistë me aktoren dhe kengetaren Juli Ndoci
Rrëfimi i zërit më të vjetër shqip
Femija me dy fytyra
Behar Gjoka: Të vërtetat e historisë së Alfabetit Shqip
Met Selimi: Cirku shqiptar nuk shpëton me “akrobaci” burokratike
Aleksander Peçi: Kabaja e Laver Bariut
50 mrekullitë e artit më të mëdha në botë
Fatmir Haxhiu, në kështjellën e piktorit mes armëve, kuajve e luftëtarëve
Kuriozitete nga Bota
Mikele Placido: Në emër të origjinës shqiptare një film për Shqipërinë
Ylli S. Hoxhaj: Kënga e zezakut të bardhë” të Daut Gumenit