Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Paolo Giovio (1484-1552) dhe shqiptarët
E diele, 23.09.2012, 12:50 PM
PAOLO GIOVIO (1484-1552) DHE SHQIPTARËT
NGA ILIA S. KARANXHA
Emri
i Paolo Xhovios (Paolo Iovio ose Giovio) është i njohur në ambientin shqiptar
qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo para së gjithash në sajë
të publikimeve të veprës së tij Comentario
delle cose de'Turchi (Komente
mbi çështjet e Turqve) me të cilën më vonë u bashkangjit edhe varianti i shkurtuar i historisë të
Skënderbeut (1541, 1543, 1544/5) fakt që
shtyvi mjaft studiues të kohës të
mendonin se edhe ajo ishte vepër e Xhovios. Bile edhe botimi i parë i
veprës Commentario de le cose de
Turchi, et del s. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro…
botuar më 1539 pa emrin e autorit, pa
vendin e botimit dhe pa editorin paraqitet edhe sot e kësaj dite nga shumë
biblioteka në Itali si një vepër e Paolo Xhovios. Studiues të tjerë më vonë u
shprehën për të si një vepër që i përket
Dhimitër Frankos(1443-1525) e
pregatitur për botim nga Pal Pietër Ëngjëlli nipi i peshkopit të Durrësit Pal
Ëngjëlli (1427-1470) ndërsa sturdimet më të fundit na nxorën në rezultate
krejt të ndryshme duke e njohur edhe këtë si një vepër të Marin Beçikemit
(Barletit). (I.S. Karanxha: Barleti
apo Beçikemi?..2010)
Pavarsisht
nga polemikat dhe paqartësitë që kanë lindur mbi këtë argument meritat e P.
Xhovios nuk janë më të pakta për historiografinë shqiptare po të kemi
parasysh “elozhet” e tij për Skënderbeun të
botuara për herë të parë më 1551 me shumë ribotime në vazhdim si në latinisht
po ashtu edhe italisht. Në këtë kontekst duhen futur edhe përpjekjet e tij për sigurimin e portretit të Heroit
Kombëtar Shqiptar të cilin nuk e njohim
përsëdrejti por vetëm nëpërmjet
riprodhimeve që ju bënë atij
portreti më vonë. Për traditë edhe portreti i Uffizi-Firenze i Kristofano degli Altisimi konsiderohet sot si portret me prejardhje nga muzeu i
Xhovios.
Me
gjithë këtë njohje të Xhovios në lidhje me Skënderbeun pak dihet për porteret e “elozhet” e personave të tjerë që i
interesojnë gjithashtu përsëdrejti
shkencës albanollogjike siç janë Pirrua
i Epirit, Nikolla Leonik Tomeo, Mikele Marulo Tarkaniota e Marin Beçikemi
(Barleti) të cilët njëlloj si figura e Skënderbeut ishin zgjedhur nga Xhovio
mes personave të tjerë të shquar të botës së atëhershme apo asaj antike me
qëllim që të zinin vendet e tyre të nderuara në muzeun e tij në Komo.
Mbi
të gjithë duhet të veçohet figura e Marin Beçikemit i cili nuk ka një portret mirëpo elozhet për atë të botuar ne editio princeps më
1546 sollën polemikat
e kofuzionin më të madh. Xhovio duke ja atribuar veprën madhore: Historia
de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum principis(1522) Beçikemit dhe jo Barletit tërhoqi vëmëndjen e
studiuesve të ndryshëm tek të cilët mbas dilemsh
dy shekullore u pranua mendimi i nxituar i Apostol Zeno(1668-1750)
se Xhovio kishte gabuar duke sjellë kështu një pështjellim në shkencën
albanollogjike e duke e futur atë në një rrugë
të shkretë e pa krye.
Nga
ana tjetër gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij letrare umanistike nuk kanë
munguar kontaktet e Xhovios me ambientin shqiptar e në mënyrë të veçantë me
familjen e Kastriotasve të emiguar në Itali (P. Giovio: Dialogo sugli uomini
e le donne illustri
Në
përgjithësi injorohet fakti në se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhura me të vërtetë apo
në se krijimi i këtyre kopshteve artificiale nga ana vashave ishin
një zgjidhje letrare e Xhiovios.
Sido që të jetë për ne ka rëndësi fakti i kësaj dege të Kastriotasve që kishin zenë një vend të nderuar në oborin mbretëror të
Napolit me të cilët Xhovi pati rastin të
njihet apo të dëgjojë për ta.
Njohja
e Xhovios me këta Kastriotas me shumë të ngjarë ka ndodhur shumë kohë para
vitit 1525 kur Ferante Kastrioti markez
i Civita San Angelo dhe Kont i
Spoltore-s, gjeti vdekjen në
Në
veprën “Komente mbi çështjet e turqve” të Paolo Xhovios që u botua
fillimisht më 1532 e më pas pati shumë ribotime gjejme edhe referime mbi
Shqipërinë e shqiptarët por mbi të gjitha një
informacion shumë të gjërë i cili na lejon të kuptojmë në tërësinë e vet
lindjen, fuqizimin e vërshimin e perandorisë Otomane në Evropë.
Elozhet
e Xhovios në përgjithësi janë
konsideruar si e vetmja dëshmi që na referohet mbi origjinë epirotike (shqiptare) të Nikolla
Leonik Tomeos. Mbi këtë argumet sot në filologjinë evropiane shihet një abuzim
i tepruar ku nuk mungojnë tentativat për ta nxjerë Tomeon dikush grek e
dikush venezian. Vlen të thuhet këtu që
veç dëshmisë të Xhiovios mbi origjinën
epirotike të Tomeos kemi edhe një citim në veprën e Pomponio Guarico: Mbi Sklupturën(De Sculptura 1503) ku
gjatë një diaolgu kemi një aluzion të qartë
jo vetëm për oriogjinën e epirotike të Tomeos por edhe theksimin e faktit se epirotasit
ishin të ndryshëm nga grekërit pavarsisht se përpiqeshin të imitonin kulturën e
tyre.
Përsa
i përket figurës të Mikele Marulo Tarkaniotës(1453-1500) ushtarit poet që sot në Shqipëri ka hyrë të
bëjë pjesë në tekstet akademike të
historisë të letërsisë
shqiptare Xhiovi e ka qojtur grek
dhe me këtë cilësim ai
është i njohur në gjithë studimet evropiane që janë marë me jetën dhe
veprën e Marulos. Në fakt mbiemri i tij e tregon si një thrakas. Këtë dëshmi na e jep një nga niprat e tij i cili
thotë se Marulo nga ana e të jëmës thirej Trakanjota por e ndryshoi në
Tarkaniota për ta bërë më të përshtatshëm për ambientin latin. Me gjithë këtë si stradiot apo si poet ai
është vazhdimisht në kontakt me
ambientin shqiptar prandaj studimi i jetës dhe veprës së tij jo thjesht për
kulturën e përgjithëshme por edhe për një njohje më të mirë të psikollogjisë të
ambientit ballkanas e të emigrantëve të ndryshëm në shekullin e XV.
Shëmbëlltyra
e Marulus është një ndër të paktat e mbeledhura nga Xhovio të cilën sot mund ta
shikojmë si në variantin origjinal të S.
Botiçelit në Barcelona (Koleksioni
privat Guardans Cambo) po ashtu edhe kopjen e saj në Muzeun e sotëm të Komos apo atë të nxjerë nga Kristofano degli
Altisimi në Uffizi -Firenze.
Kështu
të nisur pra nga një sërë motivesh si për meritat që përmëndëm po ashtu edhe të
karakterit të përgjithëshm kultural