E premte, 26.04.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Jeton Kelmendi botohet në Egjipt

E marte, 28.08.2012, 06:40 PM


Është botuar në Kajro të Egjiptit libri me poezi i poetit të njohur Shqiptar Jeton Kelmendi.  „Fevasil-lil-hadhf“ që do të thotë “Pikat Eliptike”. Libri është botuar nga edicioni i botimeve  ,,??? ??????” (Dar Sharqyat) dhe eshte botim ekskluziv.

Në parathënien e librit Dr. Sherif El-Xhejar, kritik dhe studiues i lemerise bashkëkohore, shkruan se: Jeton Kelmendi në përmbledhjen e tij poetike „Fevasil-lil-hadhf“ (????? ?????) ka paraqitur përvojën  njerëzore me një vizion të botës ekzistenciale të ndarë në tri boshte kryesore: koha, fjala dhe mendimi,- pastaj  atdheu, dashuria dhe ëndrra , të  cilat i ka përfshirë në  adresimin e tij  poetik  përmes poezive të   tij të njëpasnjëshme. Ai më tej shkruan se, ajo që  të bie në sy dhe që konsiderohet interesante në poezitë e Kelmendit është edhe  besimi i tij  për lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit dhe mos  kushtëzimit të  fjalës:
“ Le  të jetojë liria rrjedhshëm
Le fjalën dhe mendjen që të bisedojnë për çfarëdo,
që ato  dëshirojnë të flasin për të

Kështu pra: fjala, mendimi, liria  vdesin kur ato goditën me heshtjen, prandaj edhe nuk mund t`a   luajnë rolin e tyre për  vendosjen e destinimit, dhe  këtu edhe shihet urtësia e poetit në thënien e tij. Dr. Dherif El-Xhejar vlerëson se Kelmendi është një poet human, i preokupuar  me hallet e njeriut bashkëkohor  kudo dhe  në çdo vend, e në veçanti i preokupuar për lirinë e tij  në  kohën e  konfuzionit dhe absurditetit.

Nga ana tjetër poetja Heba Essam nga Kajro, pasi shpreh kënaqësinë që lexuesi arab ta ketë një libër të tillë, ndërsa poetin Kelmendi ta bëjë të njohur edhe për lexuesit egjiptian, ajo shprehet se, ky është një poet,  i cili ndjek rrugën e  tij të veçantë, qoftë në aspektin filozofik e qoftë në atë human, i cili me të vërtetë  të lëndon me pikëllim të thellë dhe të pjekur, të argumentuar qoftë edhe me hollësi të imta, të ngulitura dhe  të akumuluara në vet poezinë. Essam, më tej vlerëson se: Kjo na çon në boshtin   e shkrimeve të tij dhe tek lartësia e tij bazike fondamentale „ Fjala“, e cila përsëritet në poezitë e tij  dhe  në formë të dukshme reflekton fillimin dhe përfundimet e  saj.

Ndërkaq mediet arabe i kanë kushtuar një hapësirë të madhe librit të Poetit Shqiptar Jeton Kelmendi, ndërkaq shkruhet dhe vlerësohet ky libër. Mostafa Babawy një poet Marokien shkruan tek gazeta Lial-huls se edicioni i botimeve Dar Sharqyat, ketë verë u ka bërë dhuratë të mirë lexuesve arab me poezitë e Jeton Kelmendit. Babawy vlerëson poetin Kelmendi si njëri ndër poetët më të mirë të ditëve tona dhe e cilëson një poet me përvojë dhe stil shumë interesant.

Jeton Kelmendi është poeti më i përkthyer shqiptar, poezitë e tij janë përkthyer ne 25 gjuhë të botës.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora